Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Çka tregojnë takimet zyrtare në Bruksel?

Në fotografitë  e mëposhtme tregohet baras-vlershmëria e funksioneve të ndryshme kushtetuese të vendeve kryesore të demokracive perëndimore. Rasti i Gjermanisë, ku pushteti ekzekutiv është i përqendruar te kancelarja (kryeministrja) është i barasvlershëm me presidentet e vendeve presidenciale apo gjysmë-presidenciale. Edhe Gjermania ka president, por, presidenti i saj është ceremonial dhe si i tillë nuk mund ta zëvendësojë kancelerën e Republikës Federale të Gjermanisë. Pra, janë kushtetutat e këtyre vendeve ato që e përcaktojnë fuqinë e pushteteve të personaliteteve të shtetit. Kjo do të thotë se në republikat parlamentare, kryeministri që përfaqëson pushtetin ekzekutiv i përgjigjet presidentit në vendet presidenciale a gjysmë presidenciale siç janë SHBA-të e Franca.

Republika e Kosovës është republikë parlamentare dhe fuqia ekzekutive e pushtetit është e koncentruar te kryeministri. Jo më kot edhe gjithë fushata zgjedhore bëhet për Kuvendin si organ më i lartë legjislativ dhe kryeministrin si pushtet ekzekutiv. Madje në fushatë askush nuk garon që të bëhet president apo kryetar i Kuvendit, por e gjithë fushata bëhet për qeverinë e kryeministrin.

Krejt ndryshe është në Serbi. Atje presidenti zgjidhet nga qytetarët dhe është po ai që e përcakton edhe kryeministrin / kryeministren e Serbisë. Pra edhe kushtetuta jonë si ajo e RF Gjermane, kryeministrin e Kosovës e bën të barasvlershëm me presidentin e Serbisë. Sipas Kushtetutës sonë Kryetari (Presidenti) i shtetit është ceremonial.

Këto që i thashë, nuk besoj që nuk i dinë zyrtarët e lartë të Brukselit! Pse ata e heshtin këtë çështje, edhe pse besoj që e dinë shumë mirë. Mbase edhe duhet të pyeten, pse veprojnë kështu? Mbase ata mund të thonë se i përket Kuvendit tuaj që ta përcaktojnë se kush duhet t’ju përfaqësojë si shtet në ato bisedime!

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …