Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Mungojnë kushtet elementare për pacientët!

Pothuajse në çdo spital të QKUK-së mungojnë kushtet elementare për pacientët e shtrirë, duke filluar nga barnat etj. Edhe në këtë repart, siç shihet edhe në këtë foto, kjo gjendje pasqyron realitetin e mjerueshëm në këtë Qendër. Pacientët përveç kujdesit mjekësor dhe marrjes së barnave, kanë nevojë edhe për ormanë dhe shtretër më cilësorë. Ndërsa këta që po shihen në këtë foto janë vendosur në shekullin e kaluar. Është turp për Ministrinë e Shëndetësisë që nuk reagon duke iu dalë në ndihmë spitaleve tona, në mënyrë që pacientët së paku në aspektin higjienik të ndjehen më të sigurt nga ndonjë infeksion i mundshëm gjatë trajtimit të tyre nëpër klinikat e këtushme. Për shkak të këtyre mungesave, pacientët detyrohen që gjësendet t’i vendosin në vende joadekuate. Për më keq, këta ormanë edhe mund të lëshojnë baktere të dëmshme, të cilat mund të kenë pasoja në shëndetin e pacientëve. (b.k.)

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …