14 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës mbështetur në propozimin e Ahtisarit

Kuvendi i Kosovës në krizë të funksionimit, nuk e bën dot kuorumin

Grupi parlamentar i LDK-së me të filluar seanca është larguar nga salla duke kërkuar që shumica ta bëjë kuorumin me qëllim që ata të kthehen për të votuar. “Kemi mbetur te miratimi i rendit të ditës. Nuk mund të vazhdojmë pa e miratuar atë. Në emër të LDK-së, Nëse nuk arrini t’i keni 61 deputetë të koalicionit në kuvend ne do t’i presim 30 minuta bëjeni kuorumin ne do të marrim pjesë në vazhdimin e seancë, ka thënë Zema. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, veprimin e LDK-së e ka quajtur inskenim. Ai madje tha se LDK-ja ka vetëm 7 deputetë në sallë që kanë ardhur vetëm për mëditje.  Ahmet Isufi nga AAK e ka quajtur të turpshëm vendimin e partisë më të madhe në opozitë. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në anën tjetër, tha se bojkoti i Kuvendit është strategji politike dhe veprim me vend nga ana e LDK-së. Seanca po vazhdon edhe pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, përderisa nuk ka kuorum për të votuar projektligjet në rend dite.  Ka disa muaj rresht që Kuvendi nuk ka kuorum për të miratuar ligjet.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …