A.Q. Serbia humbi në GJND, por fitoi në OKB

 


Deklarata e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por do ta hapë dialogun për zgjidhjen e konfliktit historik në mes të serbëve dhe shqiptarëve, nuk është ndonjë deklaratë e befasishme, po të kemi parasysh makinacionet nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon politika zyrtare serbe, e cila vazhdon ta ketë përkrahjen e një segmenti shumë të fuqishëm në BE, pavarësisht deklarimit pro pavarësisë së Kosovës nga GJND-ja dhe rezolutës së kompromisit  të OKB-së.


Tadiq, duke u paraqitur gjithnjë në pozitë superiore, imponuese dhe agresive, ashtu sikur Milosheviqi në vitet  ‘90, kërkon dialog historik me shqiptarët, duke mos përmendur dialogun me kreun politik dhe institucional të shtetit të Kosovës. Nga kjo pikënisje, ai lë për të kuptuar se edhe këto bisedime do të jenë shantazhuese, të rënda, të kota, por do të jenë bisedime,  të cilat  do të kenë për qëllim ta komprometojnë dhe ta devalvojnë statusin e Kosovës, i cili edhe ashtu komprometohet e devalvohet me fillimin e çdo lloj negociatash lidhur me veriun e Kosovës, enklavat serbe dhe probleme të tjera, që kanë të bëjnë me pakon e Ahtisarit, të cilën Serbia nuk e ka pranuar faktikisht, por i ka vjelë të gjitha garancionet  që ajo pako i ka ofruar minoritetit serb në Kosovë. 


Beogradi zyrtar tashmë ka fituar një pozicion të avancuar për bisedime, meqë kompromisi i arritur, sipas pozicionit të Serbisë, është anashkalimi i statusit të Kosovës, dhe pikërisht për këtë Tadiq kërkon bisedime mes serbëve dhe shqiptarëve, duke i paragjykuar  ato madje edhe si bisedime  historike, për ta zgjidhur konfliktin në mes të dy popujve. Kjo dredhi politike e Serbisë, bëhet me qëllim për ta zhvendosur dialogun e vërtetë, në të cilin insiston deklarativisht  BE-ja edhe pse  nuk ka ndonjë ide largpamëse në këtë drejtim.  Ky pozicion i Tadiqit, në njëfarë mënyre imponon përmbajtjen e bisedimeve dhe futjen e tyre në një rrugë pa krye, me qëllim të përfitimit në kohë për ta afruar Serbinë me BE-në, duke e stopuar Kosovën, në rrugën e saj të gjatë, pse jo  edhe të kotë drejt Brukselit, ose duke e paraqitur atë si pjesë të Serbisë në BE.


Ndërkohë që Beogradi zyrtar po shpalos qëllimet agresive dhe retrograde lidhur me Kosovën, duke u rikthyer dhelpërisht në tryezën e bisedimeve, kreu i Kosovës vazhdon  avazin e moçëm, të kohës së bisedimeve me Serbinë, kur grupi negociues deklaronte  se bisedat e Prishtinës me Beogradin po zhvilloheshin për çështje teknike, ndërsa më në fund u pranua botërisht se ishte biseduar për statusin, por nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje me Beogradin zyrtar.


Ka gjasa që bisedimet  të rifillojnë, pavarësisht se dikush do t i quajë bisedime teknike, e dikush tjetër bisedime për statusin, apo bisedime për pajtimin historik të serbëve dhe shqiptarëve, pa i pyetur shqiptarët as serbët, të cilët kanë një të kaluar 13-shekullore të armiqësisë dhe nuk kanë asgjë tjetër të përbashkët, as gjuhën, as fenë, as traditat.


11-vjet të çlirimit të Kosovës nga Serbia, megjithatë kanë shënuar rezultate pozitive sa iu përket marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve. Serbët kanë fituar shumë, ndërsa kërkojnë edhe më shumë nëse u jepet dhe nëse arrijnë t i mashtrojnë politikanët shqiptarë të Kosovës. Edhe shqiptarët e Kosovës kanë fituar pavarësinë, sipas planit të  Ahtisarit, që është një pavarësi e brishtë, e mbikëqyrur, ende e papranuar nga shumica e shteteve të botës, e shantazhuar prore nga Serbia, Rusia, Rumania, Sllovakia, Spanja  e shtete të tjera, të cilat nuk do ta njohin Kosovën, as pas deklarimit të GJND-së, as pas rezolutës pajtuese të Serbisë me BE-në.


Serbia, ka mbështetje të fuqishme në një segment të politikës aktuale të BE-së, andaj ka pranuar harmonizimin e rezolutës, me qëllim për të forcuar pozicionin duke kërkuar rifillimin e bisedimeve me Kosovën, ku edhe mund të mos përmendet statusi, por bisedimet do të zhvillohen për statusin e veriut, që vetvetiu nënkupton edhe statusin në përgjithësi, meqë Serbia botërisht ka bërë të ditur se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as planin e Ahtisarit.


Një gjë duhet pranuar botërisht.


Serbia ka humbur në GJND, por jo në OKB, përderisa ajo ia ka arritur qëllimit për të rifilluar bisedimet me kreun e Kosovës. Tadiq ka thënë se u ka bërë me dije bashkëbiseduesve nga BE-ja  se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe se ky është qëndrimi i shteti serb. Mirëpo dëshiroj të hapim dialogun dhe të zgjidhim konfliktin historik në mes të Serbëve dhe Shqiptarëve.  Duhet të bisedojmë me shqiptarët dhe të zgjidhim problemet. Kjo është politika që merr parasysh edhe interesat legjitime të Shqiptarëve dhe të Bashkimit Evropian. Rezoluta e miratuar javën e kaluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është bazë e mirë për gjetjen e një zgjidhjeje”. Ndërsa zëdhënësi i politikave antishqiptare të Beogradit  Oliver Ivanoviq ka deklaruar se bisedimet do të fillojnë për çështje teknike, por do të mbarojnë për statusin e Kosovës.


 


 “Vukovcat” e Serbisë dhe mentaliteti i egërsisë


 


 


Fjalëformimi    një gjuhë të caktuar  ndryshon shumë nga fjalëformimi dhe përdormi i trajtave omonime, në një gjuhe tjetër, sidomos përmes mënyrës së formulimit dhe përdorimit të emrave të ndryshëm, qofshin këta emra njerëzish, kafshësh, kafshësh të egra e të buta dhe emra të shumtë, të cilët i ka në përdorim çdo gjuhë.


 


Secila gjuhë në këtë drejtim ka disa veçanti dhe specifika. Emrat e çdo gjuhe kanë karakteristikat dalluese që përcaktojnë botën emocionale, psikologjinë dhe  mentalitetin e një populli të caktuar.


Kësaj radhe do të marrim në shqyrtim disa emra shumë të përhapur ndër serbët, sikur është emri Vuk që ka kuptimin Ujk. Ky emër në gjuhën serbe paraqitet si omonim dhe patronim,  emër apo mbiemër njeriu jashtëzakonisht i përhapur dhe si i tillë ai paraqitet si emër, mbiemër, emër vendi, emër kafshe të egër dhe emër kompozitë me kuptime të ndryshme.


Ky emër gjithsesi se i takon periudhës së hershme të formulimeve në përudhën e barbarisë apo të paganizmit, kur njerëzit emërtoheshin me emra kafshësh, shpendësh, apo emra të huazuar nga një apo më shumë gjuhë.


Pa pretendime raciste apo përbuzjeje për popullin serb, sepse në parim nuk ka popull të keq, por ka pasur ka dhe do të ketë popull që dallon për ekskluzivitet, agresivitet dhe imponim, do ta shqyrtojmë emrin Vuk, në të gjitha format e paraqitjes, për të përfunduar më në fund se ky popull, të paktën në këtë segment  është vetë identifikuar dhe “edukuar” në frymën e egërsisë, të agresivitetit, dhunës, pushtimit dhe imponimit kundër të gjithë popujve përreth.


Serbët janë i vetmi popull në Ballkan, që ka luftuar kundër të gjithë fqinjëve, sidomos kundër atyre që i kanë konsideruar më të dobët.


Jo rastësisht në gjuhën serbe janë në përdorim dhjetëra e  mbase edhe qindra fjalëformime që lidhen me emrin Vuk  në kuptimin, “Ujk”, trajta e vjetër në gjuhën shqipe, Ulk, një fjalë gjithsesi indoevropiane, “Wolk” e përhapur te të gjithë popujt, ku më shumë e ku më pak…


 


Emri Vuk te serbët është shumë i përhapur dhe nga ky fakt, në krahasim me emrat e popujve të tjerë, dallon sepse vazhdon të jetë  mjaft i përhapur  madje edhe aktualisht. Sa e sa fëmijë apo nxënës shkollash në Serbi mbajnë këtë emër, i cili për nga kuptimi është emër që të kujton ashpërsi, egërsi, është emër  që ngjall frikë e tmerr, jo vetëm ndër përralla.


 


Disa omonime dhe patronime serbe  që lidhen me emrin e Ujkut


 


Vuk,


Vukotiq,


Vukoje


Vukmiroviq


Vukadinoviq


Vujaklija


Vukashin,


Vukosava,


Vukobratiq, vëlla i ujkut


Vukosavleviq


Vukovar,  Vuk-var kështjellë


Vukodllak, qime ujku


Vuksan


Vuksanoviq


Vujkoviq,


Vujadinoviq


Vujaklija


Vukovragiq


Vulekiq e të tjerë


 


Ashtu sikur te indianët e Amerikës së veriut, të cilët kishin në përdorim emra kafshësh për njerëzit, edhe serbët, si dikur ashtu edhe sot e kanë për zemër këtë emër, i cili në njëfarë mënyre përcakton edhe një specifikë të mentalitetit të këtij populli, që edhe sot e kësaj dite adhuron çmendurisht  veset e ujkut dhe kurdo që i jepet mundësia vepron tinëzisht dhe egërsisht, ashtu sikur ujku, ashtu sikur egërsira.


Përpjekjen për ta zbërthyer njeriun ujk, apo qenien e ujkut te njeriu, më së miri e ka trajtuar në romanin e tij “Ujku i Stepeve” shkrimtari dhe filozofi i mirënjohur Herman Hese. Por ujku serb, nuk ka karakteristika nga ato të romanit. Ai është thjesht një emër i përcjellë në traditë qysh nga kohët e lashta, një emër i cili vazhdon të jetë në përdorim edhe sot në shumë forma e trajta.
Është një fjalor i tërë e emrave, të cilët në gjuhën serbe  lidhen me rrënjën vuk, në kuptimin “ujk”.


Ky emër i kafshës mishngrënëse, në gjuhën shqipe ka një përdorim mjaft të kufizuar dhe dikur përdorej në Malësinë e Rugovës, apo edhe në disa fshatra të Malësisë së Madhe. Trajtat e emrave Ukë, apo Ujkan kanë një përdorim shumë të kufizuar ndër shqiptarë, ashtu sikur kanë përdorim të kufizuar emrat e njerëzve me prejardhje nga bota e shtazëve të egra.


Trajta Ukë-a, është trajtë e shkurtuar nga Ujk, ndërsa trajta Ujkan ka  marrë për bazë fjalën Ujk, që nuk është karakteristikë e emrave të njerëzve në gjuhën shqipe. Për më tepër, në gjuhën shqipe kemi edhe trajtën e njohur  eufemistike “Gojëmbyllti” që nënkupton  ujkun me qëllim për të mos ia përmendur emrin, nga frika se edhe përmendja emrit ujk, sjell fatkeqësi brenda shtëpisë.


Po ashtu në gjuhën shqipe nuk përdoret emri i gjinisë femërore Ulkonjë, sikur përdorët të serbët psh. Vukosava, Vukica, Vuçina, etj.


 


Emri Vuk ka qenë dhe po mbetet shumë i përhapur ndër serbë, madje edhe në kohën tonë, kur në të gjitha gjuhët kanë vërshyer emrat anglezë, italianë etj.


Janë të njohura sa e sa personalitete të historisë serbe që mbajnë këtë emër si:


Vuk Brankoviq, i cili kishte tradhtuar luftëtarët në Fushë të Kosovës  në vitin 1389 dhe ishte bërë vazal i turqve.


Vuk Karaxhiq, babai i gjuhës serbe dhe letrar i njohur i kohës.


Vuk Drashkoviq,  politikan dhe shkrimtar serb, i njohur si përhapës i idesë çetnike të Drazha Mihajloviqit, ultranacionalist dhe qëndrimin e tij antishqiptar.


Vuk Jeremiq, ministri i Jashtëm serb, Vuk Obradoviq, dhe se sa vukovca vukadina e vukobratiqa të tjerë kudo në Serbi e më gjerë ku banon kjo popullatë ardhacake nga viset e Siberisë, nga viset e ftohta ku lukunia e ujqve të egër përhap tmerr dhe fatkeqësi.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …