Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra Thaçin. Pas takimit me djalin e tij, prindi, Haxhi Thaçi ka shfaqur dëshirën që sa më pare të kthehen në Kosovë, të gjithë që po mbahen në Hagë. “Jemi të lumtun që na u dha rasti me ardhur, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës. Pa marrë parasysh që është kanë i nxënë me punë të shtetit, Hashimi gjithë ka gjetur kohë edhe ka ardhur me na vizitu në Burojë. Se na pleq, i kemi bërë disa vjet, me vështirësi po hymë e po dalim në këmbë tona. Ishalla nuk shkon gjatë e kthehen tanë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen në shtëpi të veta, qaty ku kanë punuar shumë për Kosovë mu bërë e lirë e shtet i pavarur. I presim na familja me u kthyer sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë vendin n’Kosovë e jo këtu” ka thënë mes tjerash, Haxhi Thaçi, prindi i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …