Ahmet Qeriqi: Një ditë monotone me tym dhe mjegull në tërë vendin. (E enjte 20 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë monotone me tym dhe mjegull në tërë vendin. (E enjte 20 maj, 1999)

Nuk ka përmirësim të motit. Tymi i rezervuarëve të djegur të karburanteve po ngrihet si re e zezë kudo në qiellin e Kosovës. Ajri është i rëndë dhe sytë na djegin nga tymi dhe baroti, që po lirohet nga predhat dhe raketat.

Tymi po shpërndahet si re e zezë edhe nga shtëpitë që po digjen në të gjitha anët.

Kosova po shkatërrohet. Është fat që jemi në pranverë dhe gjelbërimi sa do kudo po i përballon kësaj katastrofe ekologjike. Shpendët kanë ikur, Nuk ka më cicërima zogjsh të simfonisë pranverore. Maja e Pallanikut është mbushur gjarpërinj. Nusreti një ditë e solli një pasi ia kishte shtypur kokën. Është e habitshme, por ende nuk kemi dëgjuar për ndonjë helmim nga gjarpri edhe pse lugjet janë të mbushura me popullatë.

Sa herë që nuk i dëgjojmë zhurmërimën e aeroplanëve të NATO-s ndihemi të brengosur. Nusreti është më i padurueshmi nga të gjithë. Neziri qëllimisht e nget dhe ai nuk  kursen fjalët. Por jo vetëm njëherë  na ka ndodhur që pikërisht atëherë kur i kemi humbur krejt shpresat, pa pritur mbi kokat tona kanë fluturuar aeroplanët tanë shpëtimtarë. Kur shohim me sy ndonjë goditje mbi bazat serbe në Llaushnik apo në Smonicë, brofim nga gëzimi dhe nuk i kursejmë as të sharat, drejtuar barbarëve. Sot nuk ndodhi asgjë. Shpresat po na venitën, mirëpo kemi moral të fortë dhe besim të patundur në fitore. Me apo pa NATO-n ne do ta fitojmë lirinë, sepse nuk ka më kthim prapa, as jetë të përbashkët me barbarët.

Nga të gjitha anët jemi të rrethuar. Nga Maja e Pallanikut na ndajnë vetëm qindra metra vijë ajrore me forcat serbe në Kizharekë dhe në Nekovc.

Emisionin e kemi përgatitur dhe e kemi transmetuar me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qerqi: Serbët po përgatitën për një ofensivë të përgjithshme (E hënë 20 korrik, 1998)

Ahmet Qerqi: Serbët po përgatitën për një ofensivë të përgjithshme (E hënë 20 korrik, 1998)

Lajmet që po përhapen nga terreni, bëjnë të ditur se në të gjitha vijat e …