A. Qeriqi: Ali Pashë Tepelena dhe Enver Hoxha, dy personalitetet ndër më të fuqishmit të kombit dhe më të sulmuarit, veçmas nga bashkatdhetarët e tyre III

A. Qeriqi: Ali Pashë Tepelena dhe Enver Hoxha, dy personalitetet ndër më të fuqishmit të kombit dhe më të sulmuarit, veçmas nga bashkatdhetarët e tyre III

Për Ali Pashë Tepelenën janë shkruar mijëra studime e më shumë se 12 romane, vetëm një në gjuhën shqipe, pastaj Luani i Janinës në gjuhën magjare në vitin 1856, pesë romane në gjuhën greke, të tjera në gjuhën angleze, franceze italiane, turke, e arabe.

Mjerisht, ka mjaftuar një strofë e papërgjegjshme e poetit Ismail Kadare, që ai të trajtohej si mizor.

Një varr i vetëm s ta zinte dot lavdinë, bashkë me mizorinë. Të tillë e kishte etiketuar edhe Viktor Hygoja, bashkëkohësi i Aliut, i cili fillimisht e ngritë në qiell madhështinë e tij, por i thotë qen, sepse nuk po e mbronte Evropën nga Perandoria Osmane!. Këtë duhet ta kishte bërë  për të marrë bekimin e Francës, por Aliu nuk çante kokën për Napolonin, as për Evropën e kohës

Ali Pashë Tepelena ka kryer edhe ndonjë mizori, por ku janë mizoritë e tij krahasuar me  mega-mizoritë e Napolon Bonapartit, i cili ishte nisur për pa pushtuar Rusinë Cariste me 400.000 mijë trupa dhe ishte kthyer  i mundur e i katandisur  me vetëm 14 mijë.

 

Regjimi i Enver Hoxhës në Shqipëri, kishte nxjerrë vendin nga prapambetja shumëshekullore aziatike dhe e kishte kthyer në një kantier të madh pune për plot 45 vjet të qeverisjes së tij popullore, qeverisjen nën diktaturën e Proletariatit, një realitet i fuqishëm i kohës, kudo në botë, deri në  fillimin e rënies të Bashkimit Sovjetik. Shqipëria në kohën e Enverit kishte hapur pesëfish më shumë tokë pune, sesa kishte pasur më parë. Kishte ndërtuar tërë infrastrukturën shtetërore në të gjitha segmentet e një jete urbane, kishte zhvilluar fshatin, kishte bonifikuar fushat, kishte ndërtuar me qindra spitale, kishte hapur shkolla në të gjitha qytetet e fshatrat e Shqipërisë, kishte elektrifikuar  vendin, kishte ndërtuar hekurudha dhe rrugë automobilistike,  kishte arritur të rregullonte vendstrehimet e sigurta për tërë popullatën urbane  në rast të ndonjë lufte, kishte ndërtuar  mbi të gjitha 150 mijë bunkerë, që ishin mburojë e sigurt kundër çdo përpjekjeje të pushtimit nga fqinjët. Kishte hapur universitete, fakultete, shkolla të larta, çerdhe, maternitete, shtëpi kulture në çdo fshat dhe në çdo lagje të qyteteve, kishte zhvilluar bujqësinë dhe kishte siguruar bukën në vend. Kishte zhvilluar turizmin në përgjithësi dhe atë bregdetar në veçantë, në radhë të parë  për nevojat  e popullit.

Me tërë klasën e vet qeverisëse kishte ngritur një Armatë të fortë popullore, mbrojtëse, e cila përballoi me sukses sulmet e diversantëve nga Greqia e Jugosllavia, nga bandat e shumta  që i rekrutonte dhe i fuste në Shqipëri  nga ajri e toka, jo vetëm CIA por edhe  shërbime të tjera  e banda mercenarësh.

Kishte sfiduar Rusinë revizioniste të kohës së Hrushçovit, kishte nxjerrë jashtë forcat ruse, ishte larguar njëanshëm nga Traktati i Varshavës, në vitin 1968 nuk e kishte nënshkruar Marrëveshjen  e Helsinkit të vitit 1974 për mos ndryshimin e kufijve, pasi kurrë nuk ishte pajtuar me copëtimin e trojeve shqiptare.

Asnjë prej këtyre dhe qindra fakteve e argumenteve të tjera nuk mund të mohohen, mund të injorohen nga mbetjet zogiste, fashiste, serbe e greke, por kjo nuk e ndryshon dot historinë.

Të arriturat kolosale nuk përmenden dot me një libër të tërë dhe krejt pak me një shkrim sado përmbledhës të jetë.

Ali Pashë Tepelena e kishte mbrojtur Pashallëkun e Janinës nga  forcat më të mëdha të kohës, sikur ishte Perandoria Osmane, Rusia Cariste, Napolon Banaparti dhe nga kundërshtarët e brendshëm sidomos grekë e arvanitas, nga 24 pashallarë të tjerë në shërbim të Perandorisë. Ai kishte shkëlqyer në strategjinë mbrojtëse të kështjellave, me inxhinierë italianë e evropianë, por edhe me vizionin e tij gjenial për kohën.

Jeta iu kishte marrë tradhtisht, jo në fushë të betejës, as në fortifikatat e tij.

 

Ali Pashë Tepelena adhurohej e mbështetej  nga bashkëkombësit por edhe urrehej sidomos në Jugun e Shqipërisë,  si dhe nga grekët e arvanitasit, ndërsa lavdërohej e nderohej në veriun e Shqipërisë veçmas në Kosovë, ku janë krijuar këngët më antologjike, më të pasura artistikisht,  që kanë mbijetuar deri në ditët tona.

Ja një variant  i fuqishëm artistik që ende këndohet nga shumë rapsodë në Kosovë:

Lum kalaja kend  ka brenda

Ali Pashën me shtatë zemra.

 

 Ç’ ka kalaja po gjëmon,

Ali Pasha po lufton.

 

 Ç’ ka kalaja që po dridhet,

Ali Pasha gjallë, nuk lidhet,

 

 Kjo  Kalaja përballë  gjolit,

Karshillak po i ban Stambollit,

 

 Kjo kalaja bregut t detit,

Karshillak i çon Dovletit.

 

Ali Pasha burrë n’ tagana

Po lufton ma mirë se Fana (Napoloni)

 

Dy variante të tjera:

 

Të hanën kur topi krisi,

 

Të hanën kur topi krisi,

Ja dha kalasë anë për anë,

Mbreti pashallarët i nisi,

Mbi vezir, Ali pashanë.

 

Ali pasha i ngratë,

lufton ditë e natë,

Ali Pashë Berati,

po i luftojke ati,

Bini gegë e bini!

Se ju trima jini!

Bini toskë e gegë!

fishekë ju hapë vetë!

 

24 pashallarë

 

 

24 pashallarë ( në variante edhe dyzet e katër  pashallarë)

Se n Janinë vojnë e ranë,

Zaptuen Shkodër Elbasan,

Çke Vasilkë që po kanë,

Se n Berat kem dy asllanë,

Nja Salih Tjetri Miftar…

 

24 pashallarë,

Donë me i hy kalasë përmrena,

Ali Pasha dul i parë,

Ali Pasha, Tepelena.

 

Ali Pashë Berati,

Po i luftojke  ati,

Ali Pashë Terhalla,

Nuk po i hajke palla.

Bini gegë e bini!

Se ju trima jini!

Bini toskë e gegë!

Fishekë ju jap vetë!

 

Duro top, duro havana,

Oj kalaja me bedena,

Luftë po ban me Padishah,

Ali Pasha, Tapelena.

Ali pasha trimi,

prej goje po i del tymi.

Ali Pasha jonë,

Lufton  si e ka zakon.

Bini gegë e bini!

Gjithmonë trima jini!

Bini toskë e gegë!

Fishekë ju jap vetë!

  

Ku je ti Sulltan Mahmudi,

Ti murtati i osmanlisë?

Se mue m thonë Ali Baruti

Du me vdekun,  në Janinë.

 

Bini toskë e gegë!

Fishekë ju jap vetë!

(në variante)

Bini toskë e gegë!

Për atdhe me vdekë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …