Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur rreth bombardimeve të NATO-s gjatë vitit 1999, duke thënë se ato ishin një agresion, dhe se nuk duhet pasur frikë për ta thënë një gjë të tillë. “Unë jam krenar që ne nuk jemi të turpëruar. Ne jemi viktimë, sepse të gjithë ne ishim terrorizuar nga e quajtura kampanjë e NATO-s, jo vetëm bombardim, si të ishte fushat tepër zgjedhje. Ai ishte agresion i NATO-s, dhe ne mund ta themi atë”, ka thënë Vuçiq, shkruan ‘blic’, Këto deklarata i ka bërë derisa e ka vizituar ndërtesën e RTV Vojvodina, duke shtuar se Serbia duhet të ketë besim në të ardhmen e saj, sepse sipas tij vendi është rikuperuar nga ajo kohë, dhe se tashmë po forcohet ekonomikisht e ushtarakisht. “Unë po e dërgoj një mesazh të qartë, që gjëra të tilla të mos përsëriten kurrë më. Unë them që ne kemi nevojë për raporte të mira me NATO-n, dhe të mos e sjellim Serbinë në një pozicion të tillë kurrë më. Por gjithashtu është e rëndësishme të mos harrojmë krimet që janë kryer kundër popullit dhe fëmijëve tonë. Dikush qëndroi me popullin e tij atë ditë, ndërsa dikush shkoi në Washington”, ka përfunduar Vuçiq. Ndryshe nga Vuçiq dhe Serbia, bota demokratike mendon se vendimi për të bombarduar Jugosllavinë ishte një vendim i drejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …