leoni

Haradinaj - Mustafës: Në tri vitet e qeverisjes tënde janë rritur bastoret dhe kazinot, ne do t'i vëjmë nën kontroll ato

AAK-ja me asnjë çmim, nuk do të pranojë të jetë pjesë e Qeverisë Mustafa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas përhapjes së lajmeve gjoja afrim me koalicionin qeveritar ka bërë të ditur se me asnjë çmim, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Mustafa. Qëndrimi parimor dhe i vendosur i AAK-së, sipas komunikatës së kësaj partie, për të kundërshtuar keqqeverisjen dhe për ta bërë opozitarizmin sipas parimeve që e udhëheqin këtë parti, i ka çuar peshë disa mediume të sponsorizuara, herë nga njëra e herë nga pala tjetër, që të fabrikojnë rrena se si AAK po hyn në qeveri! “Ky reagim s’ka të bëjë me këto mediume e as me sponsorët e tyre, por është sqarim për opinionin publik. Prandaj fushata e rrenave, nuk do të mund ta dëmtojë më partinë, sepse qytetarët po i shohin vlerat e secilit. Me këtë qeveri do të shihemi vetëm në zgjedhjet të cilat  s’mund t’i ndalë askush, thuhet mes tjerash në kumtesën e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …