leoni

Abrashi: Është koha e fundit ta nisim zbatimin e standardeve evropiane edhe në fushën e infrastrukturës së çiklizmit

Abrashi: Është koha e fundit që ta nisim zbatimin e standardeve evropiane edhe në fushën e infrastrukturës së çiklizmit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi sot kanë marrë pjesë në shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”. “Po mendojmë që është koha e fundit që të fillojmë zbatimin e standardeve evropiane edhe në fushën e infrastrukturës së çiklizmit, prandaj sot përmes këtij aktiviteti simbolik senzibilizues bashkë me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, kemi bërë një vozitje deri tek kazerma “Adem Jashari”, dhe kemi bërë shenjëzimin e shtegut për çiklistë, deri ku është edhe kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ky aktivitet është një simbolik për ta rritur vetëdijen për çiklistët në komunikacion”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 44-të – mungon shumica parlamentare

Për herë të 44-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. As …