Haradinaj-Stublla: Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës

Haradinaj-Stublla: Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mishërim i lirisë, demokracisë dhe madhështisë globale, deklaroi të shtunën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së shtetit më mik të Kosovës. Kryediplomatja e Kosovës tha se festa e Pavarësisë së SHBA-ve, e 4 Korrikut, është festë edhe e popullit të Kosovës, dhe se flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës. “Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla, duke bekuar miqësinë dhe popujt e dy shteteve mike. “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …