139 pacientë janë shëruar derisa 97 raste të tjera janë konfirmuar me virusin korona në 24 orët e fundit

Klinika e Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK mbyllen për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19

Për shkak të Covid-19 Klinika e Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK janë mbyllur dhe nuk po e zhvillojnë punën. Bëhet e ditur se ansteziologët në shumicën e klinikanve po refuzojnë të hyjnë operacione për shkak të frikës së përhapjes së virusit, derisa në klinikë janë të shtrirë shumë pacientë të cilët po presin për t’u operuar. Situata me koronavirus ka bërë që klinikat të mbushen dhe rritja e numrit ditëve të fundit ka bërë që edhe Infektiva të jetë e mbushur me pacientë. Në anën tjetër më shqetësues është fakti i mbylljes së repartetve si Klinika e Kirurugjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe ajo e Kirurgjisë së Femijëve, nga frika e bartjes së infeksionit, derisa në pritje ka shumë pacientë për t’u operuar. Në Kosovë aktualisht janë 1.296 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 3.178 raste pozitive, me 1.824 prej tyre që janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …