Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: A duhet harruar së kërkuari vizat?

A duhet harruar së kërkuari vizat. Mendoj se duhet pushuar së kërkuari vizat.

 1 Sa ma shumë që ne po përpiqemi për t’i bindur evropianet ata tallen më shumë e na konsiderojnë të pa dinjitetshëm.

2 Në zakonin tonë ka qenë dhe është me hapur derën mikut me i thanë urdhëro si në shtëpinë tënde.

3 Kurrë se kem pas zakon ta lusim tjetrin të na pranoi në shtëpinë e tij me vije keq këta qeveritaret nxihen ngushtë para tyre dhe para popullit pse nuk bahen vizat?! Po ju nuk e keni ketë punë në dorë. Sa ma par që hiqni dorë nga lutjet kthehuni e i bëni mirë punët e shtëpisë do te jeni ma të respektuar nga të huajt.

4 Ne nuk ishim as nuk jem në luftë me Evropën, si kem asgjë borxh përkundrazi Evropa na ndau e na mohoi e përbuzi gjatë tanë historisë.

A nuk e di këtë Evropa të gjitha vendimet në dëm të shqiptareve janë marr nga kjo Evropë nga baballarët dhe gjyshërit e këtyre te sotmëve. Edhe se ne lehtë mashtrohemi se tani ashtë tjetër kohë, dhe kanë ndryshuar gjërat kot e kemi edhe pse dëshirojmë nuk mundemi ta shtyjmë të ndryshoi qëndrimet Evropa karshi nesh me gjithsej me të drejt kem menduar se u tepruar ndaj neve shqiptareve dhe do të korrigjojnë veprimet historike karshi nesh se vërtetë e pa shembullt për njerëzimin si janë zhvilluar nga apo me pëlqimin e Evropës politikat anti-shqiptare?! Mohim i gjuhës mohim i kombit mohim i territoreve dhe ndarja e tyre. Ne shqiptarët ta kuptojmë njëherë e mirë të fuqizojmë vetveten,ta duamë vetveten të bëhemi faktor me peshë për paqen dhe luftën. Të jem të rëndësishëm në ekonomi diplomaci.

Të kem udhëheqje të mirë të jem të dinjitetshëm. Jemi të rreshtuar mirë në kolonën me Amerikën fuqi kryesore e botes. Të hymë në NATO dhe të na kuptoi bota se jemi të zotë për vete dhe për të tjerët edhe mundemi me prish shumë por edhe me ndreq shumë. Kjo detyron jo vetëm Evropën por edhe armiqtë Serbinë, Rusinë të mendoj mirë kur është fjala për Kosovën. Pastaj po ja heqim dushkun pse të harxhojmë energji për viza edhe ashtu shkuan krejt të rinjtë qeveritaret parlamentaret pushtetarët s’po e kanë problem për vizat. Tani ka filluar nevoja të na kthehen nga jashtë ne këtu në Suharekë 60% i kem jashtë vendit! Një merak po më jetë me ja mush mendjen Kryeministrit Ramush Haradinajt të vendos masën  e reciprocitetit me Evropën mos të vinë e shkojnë sa herë donë i shëtitin pantollanat nëpër trojet tona. Jo për tjetër po t’ju kishim marr parë për viza si që na marrin neve. Dhe janë shumë të tillë që kullosin pa lejen e askujt në livadhet tona. Shumë ma shumë do te kemi konsiderata të ju tregojmë se këtu ka zot shtëpie.

Turp,  nuk mundemi ti dëgjojmë ma hipokrizitë e tyre se si plotësoj kemi kushtet se s’jemi bashkë të përshtatshëm e s’jemi bash të disiplinuar e po ua prishkemi rehahatin e Evropjanve?! Këta si duket ne mbajnë inatet e Ilirisë kurë të paret tanë ndërtonin boten e civilizuar të parët e këtyre haninë rrënje këta u pasuruan me pushtime barbare e koloni të shumta dhe tani na shesin mëndë si kultura oksidentale qenka mbi të gjitha. Për ne as Oksidentalistet as orientalistet. Ne kemi kulturën ton autoktone Iliro Pellazge. Të jemi vetvetja te jem me dinjitete të jemi me peshë e të fort do të na lusin për miqësi.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …