Adea Batusha: Janë krejtësisht të pabaza akuzat për terrorizëm

Adea Batusha: Janë krejtësisht të pabaza akuzat për terrorizëm

Aktivistja e arrestuar e Vetëvendosjes, Adea Batusha ka deklaruar për mediet se janë krejtësisht të pabaza akuzat e Prokurorisë për terrorizëm ndaj saj dhe 5 aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes. Ajo ende nuk e ka të qartë se çfarë po ndodh me rastin e saj dhe të 5 aktivistëve të tjerë. Batusha ka thënë se kur ka ndodhur sulmi ndaj Kuvendit ajo ishte duke pirë kafe në Lagjen e Spitalit, dhe se ka mësuar për këtë sulm vetëm më vonë nëpërmjet mediave. Ajo ka thënë se Policia nuk i ka treguar fare përse po e arrestonte, se i kanë bërë presion psikik dhe verbal gjatë marrjes në pyetje, por që ajo nuk e ka thënë asnjë fjalë, duke këmbëngulur që të mbrohej në heshtje. Atdhe Arifi, Astrit Dehari dhe Egzon Haliti po mbahen në paraburgim kurse Frashër Krasniqit, Petrit Ademit dhe Adea Batushës u është shqiptuar nga një muaj paraburgim. Këta 6 aktivistë të Vetëvendosjes dyshohen nga policia se kanë organizuar dhe sulmuar me mjet shpërthyes ndërtesën e Kuvendit të Kosovë, mbrëmjen e 4 gushtit të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …