Adelheid Wölfl: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë asnjë lidhje me veteranët dhe do ta luftojnë korrupsionin

Adelheid Wölfl: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë asnjë lidhje me veteranët dhe do ta luftojnë korrupsionin

Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të botuar në “Der Standard”, lidhur  me kreun e luftës së  UÇK- së që po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, me titullin paragjykues,  “Ish-luftëtarët në Kosovë do mbajnë përgjegjësi’, ka trajtuar edhe çështjen e fatit politik pas situatës më të re të ndërhyrjes politike të Gjykatës Speciale. Ajo, ndër të tjera, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryekuvendarja, Vjosa Osmani, janë figurat politike që, sipas saj  duan ta luftojnë korrupsionin. Procedimet kundër ish-komandantëve zhvillohen në një kohë kur politikanët: Osmani dhe Kurti  janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë mbështetje nga popullata, dhe  të cilët nuk kanë asnjë lidhje me veteranët, por duan të luftojnë korrupsionin. Sipas saj, kryekuvendarja, Vjosa Osmani, si dhe Albin Kurti nga Vetëvendosja, mund të fitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm”, ka shkruar gazetarja austriake në analizën e saj, me paragjykime, dhe anime politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …