Brickos

Adil Fetahu

Adil Fetahu: Marrëveshja e Uashingtonit e mbushur me gjithçka… I

Aty ka: infrastrukturë rrugore e hekurudhore; të drejta të homoseksualëve; teknologji 5G; njohje reciproke midis shtetesh; transferim ambasade në kundërshtim me Rezolutat e KS; trajtim i Hesbullahut si organizatë terroriste; moratorium njëvjeçar për çështje të caktuara…

Pas disa shtyrjeve, më në funt më 4 shtator u mbajt takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, në Vashington, në të cilën “u arrit një marrëveshje” e çuditshme, e emërtuar “Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike”.

Delegacionin tetëanëtarësh të Qeverisë së Kosovës e kryesoi kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa në përbërje të Delegacionit iishin edhe dy nënkryetarët e tij: Dritan Semanaj dhe Albulena Balaj-Halimaj si dhe Meliza Haradinaj-Stublla, ministre e punëve të jashtme dhe diaspores, Arban Abrashi, ministër i infrastrukturës, Skender  Hyseni,  koordinator për dialogun, dhe Ardita Dushi, shefe e kabinetit të kryeministrit.

Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga kryetari i shtetit, Aleksandar Vuçiq, ishte përgjysëm më pak (4 veta), ku përveç Vuiqit ishin edhe Sinisha Mali, minister i financave, Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuqjauturës Zyra për Kosovë-Metohi, dhe Mirko Çadezh, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë.

Nga ana amerikane që udhëheqnin bisedimet ishin Riçard Grenel, emisar special për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, Jared Kushner, këshilltar dhe dhëndër i presidentit Tramp, …  ndërsa  fazën finale të nënshkrimit të dokumentit e udhëhoqi vet presidenti i ShBA-ve, Donald Tramp.

Tekstin e  “Marrëveshjes”  e  nënshkruan veçmas, në njërin ekzemplar nënshkroi kryeministri Hoti, ndërsa në tjetrin kryetri Vuçiq. Ata nuk kanë nënshkruar në të njëjtën letër, por secili në dokumentin e vet që i është dhënë për nënshkrim, në fund të harmonizimit të qëndrimeve. Dokumenti është shkruar në dy faqe. Përmbajtja e faqes së parë është e njëjtë, si në atë që ka nënshkruar Hoti, edhe në atë që ka nënshkruar Vuçiqi. Faqja e dytë, në të cilën këta i kanë vu nënshkrimet veç e veç, ka disa ndryshime sidomos në paragrafin e fundit, që është i 16-ti me radhë.

Nga administrata amerikane askush nuk e ka nënshkruar dokumentin, sepse ajo nuk ishte pala e  tretë në “marrëveshje”. Pasi me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e bisedimeve nga Grenelli, deri te arritja e pëlqimit të të dy palëve, Presidenti Tramp iu ka shkrua nga një letër kryeministrit Hoti dhe kryetarit Vuçiq. Përmbajtja e Letrës së Trampit dërguar Hotit është si vijon:

“Shtetet e Bashhuara të Amerikës shprehin kënaqësinë për rastin që këtë javë jeni mysafirë në Shtëpnë e Bardhë. Përshëndes guximin që keni treguar, duke bërë hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës. ShBA-të ishin partner i besueshëm i Kosovës që prej fillimit dhe besojmë se këto bisedime në Shtëpinë e Bardhë paraqesin hap historik diplomatic. Pas më se 20 vjet të përparimit të kufizuar, besojmë se normalizimi ekonomik që arritët këtu, do të jet kyq për sigurimin e paqes afatgjatë dhe stabilitetit të Ballkanit.

Krahas kësaj, përshëndesim vendimin tuaj të guximshëm që të normalizoni marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Ky është hap i rëndësishëm për lidhshmërinë e Kosovës me Lindjen e Mesme dhe i gëzohem partneritetit të krijuar me ju”. (Pason nënshkrimi “magjik “ i Trampit).

Për ta parë përmbajtjen e “Marrëveshjes” dhe ndryshimin në variantin e nënshkruar nga Hoti, dhe atë të nënshkruar nga Vuçiqi, këtu në vazhdim po e japim tekstin e plotë, të të dy faqeve të dokumentit

Të dy palët do të zbatojnë Marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020;

Të dy palët do të zbatojnë Marrëveshjen për hekurudhën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020;

Përveç kësaj, të dy palët do të angazhohen për të bërë një studim të përbashkët të fizibilitetit për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës me infrastrukturë hekurudhore e cila do të çojë drejt një porti në Adriatik;

Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të bashkëpunojnë me Korporoatën Amerikane për Financim Ndërkombëtar dhe me EXIM-bankën për të realizuar memorandume mirëkuptimi që të ofrojnë:

–  Autostradën e Paqes,

– Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare,

– Lidhjen hekurudhore midis Nishit e Prishtinës,

– Sigurimin e financave për të mbështetur huatë e nevojshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,

–  Projekte tjera dypalëshe,

– Praninë permanente të Agjensionit Amerikan të Zhvllimit, në Beograd, Serbi

  1. Të dy palët do të hapin dhe ta operacionalizojnë objektin në pikën e kalimit të përbashkët në     Merdar
  1. Të dy palët do t’i bashkohën “Zonës së Mini-shëngenit”, të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe t’i shfrytëzojnë plotësisht benefitet e saj;
  1. Të dy palët do t’i njohin diplomat dhe çertifikatat profesionale të njëra-tjetrës;
  1. Të dy palët do të pranojnë të bashkëpunojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe me subjekte tjera përkatëse juridike të qeverisë amerikane në studimin e fizibilitetit në lidhje me ndarjen mes tyre të Liqenit të Ujmanit/Gazivoda, si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe me energji;

     9.Të dy palët do të diversifikojnë burimet e veta të energjisë;

   10.Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e rrjetit 5G nga shitës të pabesueshëm. Atje ku janë të pranishme pajime të tilla, të dy palët obligohen që me kohë t’i largojnë.

  1. Të dy palët do të shtojnë kontrollin e udhëtarëve me avionë, shkëmbimin reciprok të informacioneve dhe në kuadër të një bashkëpunimi më të gjërë të ShBA-ve në Ballkan dhe obligohen të përmirësojnë teknologjinë për të luftuar veprimtaritë e paligjshme, duke aplikuar dhe operacionalizuar sistemin e verifikimit të informacioneve të cilat i sigurojnë ShBA-të, si PSAIES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
  1. Të dy palët obligohen të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë ripërtrirjen e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e zonave fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe dhe vazhdimin e kthimit të pronave të hebreje të periudhës së Holokaustit, të mbetura pa trashëgimtarë dhe të pa kërkuara.
  1. Të dy palët obligohen të përshpejtojnë përpjekjet për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur. Të dy palët obligohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe të shpërngulurit e brendshëm; Të dy palët obligohen të identifikojnë personin konktaktues i cili do të udhëheqë përpjekjet brenda ministrive përkatëse të qeverive dhe të koordinojë midis Beogradit e Prishtinës, si dhe të ofrojë përditësim vjetor të shifrave për rastet e zjidhura dhe ato të pazgjidhura.
  1. Të dy palët do të bashkëpunojnë me 69 shtetet të cilat e kriminalizojnë homoseksualitetin, dhe të nxisin dekriminalizimn e tij.
  1. Të dy palët angazhohen ta trajtojnë Hezbullahun si organizatë terroriste dhe të marrin masa për të kufizuar veprimet dhe aktivitetet financiare të Hesbullahut në jurisdiksionin e tyre.
  1. Kosova (Prishtina) pajtohet se zbatojë moratoriumin njëvjeçar të kërkimit për t’u anëtarësua në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) pajtohet për moratorium njëvjeçar të fushatës për tërheqjen e njohjeve dhe se do të përmbahet nga kërkesa formale apo joformale ndaj cilitdo komb ose organizate ndërkombëtare për të mos e njohur Kosovën (Prishtinën) si shtet i pavarur. Të dy (këto) marrëveshje hynë në fuqi menjëherë.

Dy pikat e fundit janë të ndryshme në verzionin e “Marrëveshjes” së Serbisë, nga ajo e Kosovës.

Në verzionin e Serbisë pika e fundit e “Marrëveshjes” ka këtë përmbajtje:

Serbia (Beogradi) është dakord të hapë përfaqësinë e Odës Ekonomike të Serbisë dhe Zyrë shtetërore në Jerusalem deri më 20 shtator 2020, dhe ambasadën e vet ta transferojë në Jerusalem deri më 1 korrik 2021.

Në verzionin e Kosovës, të “Marrëveshjes”, pika e fundit ka këtë përmbajtje:

Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen për njohjen reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …