Brickos

Adis Ahmetoviq: Duhet t’ i mbështesim qytetarët e Kosovës ata e meritojnë liberalizimin e vizave

Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq, duke folur me  gazetarët në Tiranë, tha se Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi  qytetarët e vendit e meritojnë lëvizjen e lirë. Pas kësaj konference, do të doja vërtet t’ju kërkoja të shihnin llogarinë time të Instagram-it dhe të dëgjonit fjalimin tim në Budenstag për Kosovën. Unë jam ndër anëtarët që mbështes Kosovën. Kosova është vend i Evropës që ka një mbështetje më të madhe për BE-në dhe NATO-n në shoqërinë e tyre. Na duhet ta mbështesim këtë vend, ata e meritojnë liberalizimin e vizave. Ata e meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Evropës”, tha Ahmetoviq. Ne e kemi thënë qartë që Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Çdo vend ka të drejtë të udhëtojë në të gjithë BE-në. Ne do të mbështesim Kosovën në procesin e saj për Këshillin e Evropës, për statusin kandidat dhe vizat”, deklaroi deputeti i Bundestagut.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …