Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënon ditën e ambientit me moton “Plastic Free Airport”

Dita Botërore e Mjedisit 2019 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të shënohet duke kontribuar në parandalimin e ndotjes nga përdorimi i plastikës.

Si hap të parë, ANP “Adem Jashari” ka marrë përsipër zëvendësimin e gotave të plastikës me gota porcelani të personalizuara për secilin punëtor me emrat e tyre.

Është e rëndësishme të kemi sa më shumë njohuri rreth ndotjes nga përdorimi i plastikës, si një nga kërcënimet më të mëdha për mjedisin tonë. Për një aeroport pa produkte plastike, ne do të fillojmë duke eliminuar produktet plastike për një përdorim” – tha me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.

Iniciativa Aeroport pa produkte plastike mund të jetë lëvizje e madhe për mbrojtje të mjedisit dhe jetë të shëndetshme.

ANP “Adem Jashari’ vazhdimisht është duke punuar edhe në zvogëlimin e nivelit te dioksidit te karbonit si dhe në menaxhimin e trajtimit te ujit në mënyrë që të kontriboj për një ambient të gjelbër dhe të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura priti në takim kandidaten për deputete, Sala Jasharin

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura ka pritur të martën në takim znj. …