Agim Aliu: Qeveria t’i kompensojë komunat, qytetarët po pësojnë nga dëmtimi i buxheteve

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës kompensimin e komunave për mjetet e marra, si dhe financimin e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet e nivelit qendror. Duke folur në protestën e komunave në Prishtinë, Aliu ka kritikuar qasjen e Qeverisë ndaj pushtetit lokal, duke thënë se dëmtimi i buxheteve komunale prek drejtpërdrejt qytetarët dhe shërbimet që u ofrohen atyre. “Mos ua merrni komunave atë që ju takon qytetarëve. Mjaft me qasje selektive, jo mbështetëse, diskriminuese për komunat”, ka deklaruar Aliu. Ai ka kundërshtuar edhe, siç e quajti, tendencën për centralizim, duke theksuar se komunat kanë mandat të drejtpërdrejtë nga qytetarët. “Komunat nuk janë degë administrative të qeverisë. Ato janë institucione të zgjedhura drejtpërdrejt nga qytetarët”, u shpreh ai. Aliu ka paralajmëruar se presioni financiar dhe institucional po vështirëson funksionimin e pushtetit lokal dhe ka kërkuar që përgjegjësitë që i takojnë nivelit qendror të mos bartën te komunat

Kontrolloni gjithashtu

A do të gjenden edhe votat për ta zgjedhur Bekim Sejdiun president?

Bekim Sejdiu është emri për të cilin Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë …