leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Dreqi eshte akoma në shishe!

Eshte dicka qe s’po munde ta kuptoj, Vuciqi kushtezoi heqjen e tarifes 100% per te vazhduar bisedimet e sponsoruara nga BE-ja, tash nga SHBA për nje marreveshje te pershpejtuar dypaleshe për normalizim. Pasiqe Grenell, Pallmer, por edhe Kushner u perpoqen ta injektojne nje marreveshje te arnuar qe do t’i hynte në pune presidentit Trump, si sukses i madhe i tij në politiken e jashtme per te mbuluar te çarat si preteks i nje zbehjeje te raporteve me perendimin (vendet kyçe te BE-se) nuk munden ta bindin Serbine per ndonje nenshkrim eventual te nje ujdijeje te perbashket, si ujdi zotimi, pothuajse identike me ujdin për hapjen e vijes ajrore Beograd Prishtine dhe konsolidimin e investimeve te lidhjeve hekrudhore Kosove Serbi, edhe për shkak te kembenguljes kushtezuese nga ana e presidentit Vuçiq për heqjen e tarifes doganore 100% e vendosur nga qeveria PAN-kryeministrit Haradinaj. Per kete qellim ambasadori Grenell aranzhoi nje takim relaksues në Shtepine e Bardhe ne Washington DC për te dy presidentet Thaçin dhe Vuciqin. Perderisa Thaçi realizuar viziten e tij turistike 10 ditore duke mbajtur edhe ligjerata në dy agjensione konsaltingu, ai u pranua pothuajse në te gjitha zyret e administrates amerikane, bile-bile me mentorin e tij Vuciq realizoi “sete”-foto te perbashketa në pranine e ambasadorit Grenell dhe keshilltarit te presidentit Trump, z, Kushner.

Pas kthimit në Prishtine Thaçi u ”versule”  në parlament për te adresuar obligimet e marra,  por zonja e madhe e shtepise se popullit, Vjosa Osmani e ndali me nonshalance perpjekjen e tij, pastaj ai ftoi te gjithe lideret e subjekteve politike për te rrefyer per viziten e tij “turistike”. Pas disa tentimeve e takoi edhe kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin, te cilin e joshte me ftesen në Shtepine e Bardhe. Pas deshtimit te skenarit Thaçian per te realizuar instrukcionet e porositura, në skene u lajmerua ambasadori Grenell me cicerrimat e tij në twitter, i cili filloi ta sulmoi kryeministrin Kurti deri në kercnim, bile bile ai tejkaloi te gjitha normat e nje komunikimi normal. Per te demtuar kryeministrin Kurti “si qingj qe turbullon ujin, ujkut” dhe për te dobesuar pozitat e tij me partnerin në koalicion, ftoi në vizite dy eksponentet e LDK-se Agim Veliun dhe Abdullah Hotin, me vone e ftoi edhe Skender Hysenin, por nuk ftoi në vizite konsultative ministrin e jashtem te Kosoves.

A nuk ofendoi keshtu shqiptaret, ambasadori Grenell, si popull  tribal dhe a nuk përbuzi institucionet demokratike permes ketyre hiçave te LDK-se. Porosite e qarta per ta thyer Albinin filluan me pergatitjet e brendshme te cilesuars si puçiste (nga mediat nderkombetare) permes mocionit te mosbesimit, pa ndonje arsye te pranueshme. Në kete relacion ishte edhe sponsorimi nga SHBA permes Grenell, Palmer dhe Kosnet, duke arritur te permbysin qeverine Kurti me ndihmen e “pinjolleve” te Rankoviqit. Per ta fuqizuar qellimin, treshja amerikane doli me nje deklarate te perbashket, se nuk kane pare ndonje marreveshje te cenimit te integritetit territorial i Kosoves. Pas nje kanonade presionesh në deputete permes SMS-ve, edhe te deputeteve minoritare, u arrite qellimi i permbysjes së demokracise në Kosove. Pas komplotizmit nga eshalloni i humbesve cdo gje u qartesua. Eshte sinjikativ fakti diplomatet amerikane qe nuk u adresuan asnje kritike te vetme per rritjen e arsenalit te saj luftarak nga Rusia, edhepse për kete e obligon rezoluta e kongresit, as ndalja e procesit te çnjohjeve, me e rendesishme ishte gostitja e puçisteve te LDK-së në Shtepine e Bardhe dhe dobesimi i VV-se si bartese legale e sistemit demokratik. Dhe pse sot e kesaj dite nuk u be publike ujdia në mes dy zyrtareve te Pal Lekajt dhe Gjuriqit në pranine e Thaçit dhe Vuciqit… Edhe pse po dua nuk po mund te bindem se dreqi nuk eshte në shishe dhe vetem dikush duhet ta heqe tapen, kesi ka mjaft në mesin e hajnave vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …