Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Taksa 100% të hiqet vetëm me konsensus kombëtar

Momenti politik nuk është aspak i përshtatshëm që të na bëhet krye temë heqja e taksës 100%, pasi Kosova e ka një krizë institucionale, pastaj problemi me virusin Korona, e cila periudhë ka shumë gjasa të përcillet nga një krizë ekonomike. Kjo gjendje e krijuar e qetë nga rendi i ditës heqjen e taksës edhe për shkak të sigurisë kombëtare. Bile shikuar realisht, në këtë situatë politike, në kufirin me Serbinë duhet të vendosën edhe masa shtesë. Masa shtesë edhe për shkak të politikave agresive e armiqësore që ndjek Serbia ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Për taksën, mund e duhet të flitet në një kohë më të qetë e më stabile dhe pasi në mes partive politike të arrihet një konsensus kombëtar. Ky konsensus, pas realizimit me sukses të mocionit të LDK-së më me shumë se dy të tretat e deputetëve të Kuvendit, ka krijuar një krizë politike dhe institucionale e cila nuk do të dihet sesa kohë do të zgjas.

Të gjitha argumentet që ofrova janë të mjaftueshme që çështja e taksës të hiqet nga rendi i ditës. Madje, edhe mënyra sesi disa qarqe janë bërë parashikues sesi do të hiqet taksa nga qeveria e re?! Se cila do të jetë ajo ende nuk dihet?! Se si ato qarqe e mbajnë si kryelajm në mediet tona në këtë kohë të pa kohë, më shtojnë bindjen se kjo çështje nuk e ka radhën për zgjidhje, prandaj duhet të priten ditë më të mira. Ky vit është vit tersë se tersë ka filluar. Duhet ta presim një kohë më stabile për vendime të mëdha politike e kombëtare!

Veprimi i parë i politikës sonë pas mocionit të përmendur duhet të jetë, zgjedhja e qeverisë se re e cila duhet ta merr besimin në Kuvendin e Kosovës. Kur dihet, aktvendimi i GJK i vitit 2014, zgjedhja e Qeverisë se re nuk do të jetë punë e lehtë. Vendimi si i tillë ka qenë goxha kontraverz edhe për faktin se, deputetët dhe zgjedhsitë e tyre i ka bërë të pabarabartë. Ka bërë diskriminim, pse shumicës parlamentare i pamundësohet e drejta për të zgjedhur Qeverinë, duke ia lënë përparësinë partisë që ka dalë e para në zgjedhje, por që nuk e ka shumicën parlamentare. Kjo që ka bërë GJK e Kosovës pa asnjë dyshim që i ka bërë shkelje të rëndë demokracisë parlamentare.

Ne një situatë të tillë politike, ku komunikimi politikë është jo normal në mes partive politike parlamentare, nuk ka atmosferë për krijimin e një konsensusi politik të nevojshëm për të rifilluar dialogun politik. Dialog që është ndërprerë për shkak të agresionit politik e diplomatik të Serbisë. Agresion që e pat imponuar vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës 100% për mallrat serbe e boshnjake.

Këtë çështje nuk duhet ta marrim me shpirt në fyt, edhe par faktin se Serbia i ka shumë borxhe Kosovës dhe shqiptarëve, ndërsa Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë e as qytetarëve të saj dhe këtë e dinë mirë të gjitha vendet e Demokracisë Perëndimore. Dhe këto borxhe të Serbisë nuk janë vetëm të luftës së fundit. Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, ajo këtë duhet ta ketë zile në vesh! Bile ketë duhet ta kenë parasysh edhe ata që presionin politik e diplomatik e kanë drejtuar mbi Kosovën!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …