Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Lojaliteti i shqiptareve ndaj të huajve është endemik

Shume pyetje qe shtrohen me te drejte si arriten qe shqiptaret t’i mbijetojne gjithe ato fortuna okupimi e konvertimeve fetare dhe si arriten qe te ruajne harmonine fetare!? Eshte vetem nje spjegim, ishin jo fetare, ishin pagane dhe mbeten deri ne ditet e sotme te tille. Ata i jane vardisur cdo pushteti dhe kane mbijetuar… Si arriten ta ruajne gjuhen, edhpse nuk mesonin ne shkolla shqipe, ata i shpetoi prapambeturia dhe primitivizmi. Edhe historia e tyre eshte mitike, jo e dokumentuar me fakte, sepse ata pak kane lene dicka te shkruar, jo se ishin patriot te shquar, por ata nuk dinin gjuhe tjeter, perveq shqipes, as ne kohen e turkut, as te serbit… Pothuajse e njejte eshte situata ne diaspore. Shume shqiptare te moshave te mesme dhe te shtyere ne moshe nuk jane te integruar ne boten perendimore, jo se bejne ndonje pune kolosale per te ruajtur gjuhen, por nuk e dijne gjuhen e vendit ku jetojne, fjalen e kam per gjuhen e shkruar, dhe si do te integroheshin atehere. Thene shkurt shqiptaret jane komuniteti me i izoluar dhe me i prapambetur ne krahasim me kombet tjera, jo se bejne gje, por patriotizmi i tyre eshte izolacionist, dhe deri sa do te jetojne ne marredhenie fisnore do te mbajn gjuhen, por as nuk do te integrohen…

Eshte edhe nje paknaqesi tjeter si ndodhi qe vetem shqiptaret akoma ankohen per demet qe ua ka bere Turqia. Perandoria Osmane nuk i kishte okupuar vetem shqiptaret. Dhe derisa Shqiperia dhe vendet tjera ishin te zaptuara nga osmanlijte, ata okupuan Stambollin, te gjithe ata kryeministra ishin shqiptare, dhe si ndodhi qe shqiptaret nuk realizuan te drejten per shkollim, pergjegjja e thjeshte eshte se shqiptaret ishin katundare, njejte si fiset amerikane ne Amerike. A mund te shtrohet e njejta pyetje pse te gjithe ato fise indiane atoktone nuk u shkolluan, sepse nuk kishin dhe nuk kane gjuhe te shkruar, jo se shteti ua pamundesoje, por ata nuk ishin te interesuar per shkollim…

Dhe po te mos ishin ata shkollare dhe intelektuale, te cilet u shkolluan ne Turqi dhe formuan Komitetin e Stambollit, as sot nuk do te kishim alfabet, as Shqiperi te pavarur. Edhe heroi me i madhe i Kombit, Skenderbeu, u ushtrua dhe u rrite ne Turqi. Ai perveq shkollimit u shqua edhe si ushtarak dhe strateg i luftes, dhe po te mos ishte ai shkollim, edhe ai nuk do te shquhej me te arriturat ushtarake dhe diplomatike… Dhe cfare ndodhi me shqiptaret pas shekullit te arte te XV, serish u disperzuan dhe jetonin ne fise…

Realiteti i sotem eshte shume evidentues, te vetmit jane shqiptaret veriore qe jetojne akoma ne fise, njejte si ata ne Arabi dhe ne Afrike. Nuk jane te gjithe me fe muslimane, por jane te njohur per nga gradat turke, psh. te jeshe i familjes Bajraktare eshte nder. Ato grada i vente turku dhe ato akoma kane mbetur. Edhe grada e bajraktarit, e kapedanit, e vojvodes ishin grada te “importuera” nga sunduesit, dhe tregonin lojalitetin ndaj sundueseve, edhepse shume e ulte ne ushtrine turke.. , malaziase… dhe eshte evidence  deshmues,  nje fakt tjeter i pamohueshem i lojalitetit. Meqe shqiptaret nuk kishin ushtri te organizuara, dhe te gjitha lufterat, historikisht ishin lufte cubash, nuk kishte menyre tjeter veqse te gradojne njeri tjetrin me grada te pushtuesve… Fatkeqesisht duhet ta perserise, shqiptaret mbijetuan sepse ishin te “prapambetur” pa nje aristokraci te shquar tradicionale dhe jetuan te izoluar, nuk pranuan kulturat e te tjereve, sepse nuk flisnin gjuhen e tyre. Shume pak prej tyre ishin agallare, shumica ishin çipqi, por disa kishin burreri dhe krenari…

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …