leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Shqiptarët në Amerike… II

KFOR 8 pergatitet t’i bashkangjitet forcave multnacionale

Kosova Forca 8 do te leshoj Kamp-in Atterbuy pas disa muajve te trajnimit, shume nga to perfshine serine e komandes pas ushtrimore e disejnuar per te testuar komandimin dhe kontrollimin e elementeve te forcave.

CPX konsistohet nga tri ciklet qe behen ne menyre progresive gjitheperfshirese, ne akordance me Majorin David Weber, oficer per plan dhe operacione per Brigaden e 3 te, Divisioni 85.

Ushtaret trajnohen per te marre pjese ne “Kosovo Force 8” ne Kampin Atterbury, Ushtaret njoftohen per scenariot reale te trainimir, si ne klase poashtu edhe ushtrim prakik te kultures

Pergjegjesi primare e Weberit eshte menagjimi i scenariove dhe ushtrimve qe perfshijne siperfaqen prej 33,000 aker te fushes se trajnimit ne Kampin Atterbury, si pjese perberse e se ciles eshte edhe siperfaqja urbane per trajnim, ku KFOR-i ka stervitur. Faza e pare perfshin vetem hartuesit e komandove vendimarrese dhe keto vendime ndikojne se cfare do te perfaqesohen ne fazen e dyte dhe te trete, thote Weber. Sa me teper qe zgjate stervitja rritet edhe participimi i Task Force. “Task Force Patriot” ka lene trajnimin e balansuar KFOR 8 per te vazhduar ne tetor metutje me stervitje ne Qendren per Gatishmeri dhe Manovra te Perbashketa ne Hoensfeld, Gjermani, para dislokimit ne Kosove.

 

Kosova ne Kampin Atterbury

Orari i punes nuk ndryshonte shume edhepse varej kryesisht nga kerkesat e ushtarakeve. Ne ishim te vendosur ne motelin (Super 7 Motel), ne Franklin, i cili ishte ne pronesi te nje djaloshi pakistanez me llagapin Sony qe nuk kishte kaluar te tridhjetat, ai edhe e menagjonte motelin. Kur i treguam se jemi shqiptar na ofroj nje cmim shume te volitshem, meqe shume nga shoket e tij nga Nju Jorku ishin shqiptare, dmth., ishte nje lidhje e mire qe e shfrytzuam nga perkatesia etnike, keshtu qe u vertetua ajo e popullit “cdo e mire kthehet me te mire”. Moteli ishte ishte 12 mila nga baza, ndoshta edhe pak me teper, kishte nje perparesi meqe lidhej me autostraden nr. 65 South, duhej vozitur pra 10 mila deri ne “exit-in” 80 ku lajmerohej mbishkrimi Edinburgh, qe nenkuptonte se dalja nga autostrada ishte ne te vertet hyrja ne qytetin e vjeter te Edinburgh-ut. Ishte saktesisht rruga nr. 265 qe shkonte permes qytetit dhe drejt te qonte ne qendren ushtarake “Camp Atterbury”. Para hyrjes ku behej kontrolli nga sigurimi i ushtrise ishte nje-distance rrugeje afro 50 m, aty kontrollohehsin dokumentet dhe ID (leja e identifikimit me foto), ishte edhe nje punkt tjeter kontrollues, ku identifikoheshin oficeret qe vinin nga rruga tjeter por qe bashkohej ne nje para hyrjes, dmth., civilet kalonin me nje pershendetje, ndersa oficereve u kerkohej leja e identifikimit, kjo behej per arsye te azhuritetit, ngaqe personeli civil i punesuar vec ishte identifikuar me heret. Vendi ku parkonim veturat ishte i madh, aty afer ishte edhe takimi i personelit civil, te cilet kishin kontrate me GENE ose ANS, ishin keto dy kompani qe kishin nendshkruar subkontraten, dhe i ofronin sherbime ushtrise amerikane. Nga qendra e takimit shperndaheshin civilet me autobuse apo komnibuse varesisht nga detyrat qe kryenin. Qe nga ai moment te gjithe ishin qytetare te Kosoves, duket paksa e cuditshme por ne kontakt me ushtare nuk flitej anglishtja, vetem permes perkthyesit, simulohej pra Kosova. Kishte shtepi te improvizuara, xhami, kisha, shkolla, zyret komunale, policia (SHPK), dmth., e tere infrastruktura komunale. Stervitja ishte perqendruar ne zonen ku jane te vendosura forcat amerikane ne Kosove, ajo ishte ndare me renditje psh. Range 25 ishte Ferizaj, Range 42 Cernica, pastaj Kllokoti…etj.

Ushtaret nga 1-151 pergatisin konnvojin dhe bejne rreshtimin e automjeteve kryesuese per t’i renditur ne vi (IED lane). Foto nga Spc. Karen Lohmiller.

Me Drinin bisedonim per mundesin e angazhimit te studenteve shqiptare ne kete baze ushtarake, meqe Kisha Ortodokse e Gracanices ua kishte siguruar vizat amerikane disa studenteve nga Serbia e Mali i Zi, ata edhe pretendonin te benin propagande serbe ne Kampin Atterbury. Ata punonin me viza studentore. Ne u interesuam dhe morem premtime nga kompania se vitin e ardhshem mund te aranzhohet nje mundesi e tille me studentet shqiptare, le te shpresojme.., eshte mire se paguhet, dhe vizitohet Amerika. Kemi pasur shume peripeci me serbet e rinje, ishin nga Beogradi, Krushevci, Tivati.., trurin e kishin te fshire, e tere bota per ta ishte Serbi. U dasht intervenimi jone tek oficeret amerikan, qe atyre tu terhiqet verejtja perfundimtare se mund te largohen nga puna nese vazhdojne te mbajne simbole nacionale. Tere kete propagande serbe e zhvillonte prifti serb ne Frankilin, i cili edhe vet ishte i inkadruar ne kete stervitje, me vone kuptova se ne liste ishte edhe popi nga Indijanapolisi. Ishim pra ne te dy qe ngritem problemin ne nivel me te lart, dhe serbet u moren ne pyetje nga sigurimi i ushtrise, ne ne te vertet si shqiptaro-amerikan druanim edhe per jeten e ushareve amerikane, pra pretendonim qe ushtareve tua prezantojme Kosoven realisht. Prandaj, per kete qellim ligjeruam para qindra ushtareve per gjuhen dhe kulturen shqiptare, per organizimin politik dhe institucional te Kosoves.

Jane te paharruara castet me ushtaret amerikane, ata vinin pershendeteshin me ne dhe falenderoheshin per angazhimin tone, intersoheshin per kuzhinen shqiptare, sportin, restoranet, veshjen.., ishin kurioz se shume prej tyre kishin sherbyer ne Irak, tash shkonin ne Kosove per here te pare. U treguam se ne Kosove jane shume te mireseardhur nga shqiptaret, dhe se do te jene shume te rrespektuar atje, kjo i gezonte shume, ngase nder ta kishte edhe shume te rinje nga Ohajo, Teksasi, Msisipi, Gjorgjia…

Meqe Drini duhet te kthehej ne Kosove per te vazhduar vitin e dyte te studimeve ne Universitetin Amerikan ne Prishtine ishim te detyruar qe te ketheheshim ne Farmington Hills. Nuk ka ndonje veshtersi te orientohesh ne trafikun amerikan, cdo te dhene e gjen ne internet. Rruga 65 North, lidhet me 465 dhe ne daljen 37B bashkohet me rrugen 69 North e cila vazhdon per 297 mila deri ne “exit-in” 38 dhe bashkangjitjen me 94, 94 West shkon per ne Chicago derisa 94 East per ne Detroit, rruga per ne Detroit ishte pra caku yne. Gjate rruges ka shume mundesi per te pushuar, per te pire kafe, dmth., ne cdo parking te ofrohet kjo mundesi. Drini banonte ne Farmington Hills te Gezim Kabashi, i cili vec ishte ambientua ne jeten amerikane, derisa bashkeshortja e tij Teuta, mjeke specialiste, vazhdonte studimet ne kryqytetin e Michigan-it ne Lansing. Drini ishte plot mall per Kosoven, shoqerine dhe per motrat Lurianen e Fjollen, mundohej ta fshihte kete por kot, nuk ia arrinte. Une vec isha adaptuar me shoqerimin e tij, nuk e kisha lehte, ai se shpejti do te jet ne Kosove, e une aq larg prinderve vllaut, motrave, miqeve, ofshajta thelle, sa larg dhe sa eshte i veshtire gyrbeti.

Major i Cernices malsori Tony Ivezaj

Derisa Drini vec kishte mberri ne Prishtine une isha pergatitur per kthim ne Kamp. M’u bashkangjite edhe Halil Pllana nga Prishtina i cili banonte ne Ann Arbor, ku ishte i locuar edhe njeri nga Universitetet Publike me prestigjioze ne Amerike Universiteti i Miciganit. Ne udhetuam se bashku ne te njejten marshute, vetem se ne drejtim te jugut. Te nesermen Halili plotesoi aplikimin per pune, ndersa e pasnesermja ishte dita e tij e pare e punes. Pervec Hallilit ushtrimit iu bashkangjite edhe malsori Tony Ivezaj, i cili kishte 40 vite te qendrimit ne Amerike, ai ishte pensionuar nga General Motors-i, ishte 60 vjecar dhe kishte tre femije qe i kishin lindur dhe shkolluar ne Amerike, njeri avokat e dy te tjeret inxhinier qe kishin kryer studimet ne Universitetin e Michiganit ne Ann Arbor. Tony kishte ardhe me rexhisorin irakien Mundhir Hamud. Dita e punes filloje ne ora 8 ne mengjes, skenari ishte i ndryshem, dhe ishte i ndre ne disa grupe, parashiheshin protesta te serbeve, bisede me ta, ne skenar ishte gjithashtu simulimi i ngjarjeve te mundshme ne Kosove, trazimi i banoreve serb nga nje grup te rinjesh, pastaj ankesat e tyre per siguri me te madhe, nderprerja e shpeshte e rrymes e shume improvizmie tjera. Po ate dite serbet u ankuan ngase Tony mbante ne koke kapelen e UÇK-se, ai reagoi ashper dhe akuzonte serbet se jane jo kooperativ, jetojne ne Kosove dhe nuk kane mesuar shqipen, ky ushtareve u tregonte absurditetin kosovar, ngase ushtaret amerikane perpiqeshin te mesonin shqip, ndersa serbet qe kishin lindur dhe jetuar ne Kosove nuk kishin mesuar fare gjuhen e popullit shumice, gjuhen shqipe. Ai metutje u spjegonte ushtareve per nacionalizmin serb, per politiken e ekzekutuar shfarosese te Millosheviqit dhe perkrahjen e kesaj politike nga serbet lokal. Reagimi i serbeve ishtte edhe shkaku qe erdhen nenkryetari i kompanise ANS, por ishin alarmuar edhe oficere nga komanda e Kampit, ata i frikoheshin konfliktit te mundshem ne mes te shqiptareve dhe serbeve. Deri sa oficeri kryesor i ushtrimit spjegonte detajet e stervitjes, ai reagoi shume ashper ndaj serbeve qe pershperitnin ne mes veti, ai u tha ju jeni qene te vegjel dhe nese edhe njehere nuk degjojne mund te kthehen nga kane ardhur. Per t’u zbutur problemet personeli civil u nda ne tri grupe, ne ate shqiptare, serb, serbe te moshuar se bashku me kroate e boshnjak. Une, Tony dhe Halili pergjigjeshim ne pyetjet e ushtareve te shumte qe nderroheshin grup pas grupi per te kuptuar jeten dhe realitetin ne Kosove. Ata si zakonisht interesoheshin per kulturen, gjuhen, pershendetjet dhe gjestikulacionet e pranueshme qe nuk shkaktonin pezme nder shqiptare. Halili u kthye pas disa ditesh ne familjen e tij, per arsye personale. Ndersa une e Tony vazhduam qendrimin ne Franklin, por edhe vazhdimin e punes ne Kamp. Meqe stervitjet ishin fazore, edhe skenaret ndryshonin, ndaheshin edhe rolet, ishin aty emrat e pushtetareve lokal si Xhemajl Hyseni, Faik Grainca.., ishin te pershkruara biografite e tyre, takoheshin pra ushtaret me emrat e pushtetareve lokal te Kosoves.

Pjesemarresit e Kosva Force 8 pergatiten duke bere improvizimin e mjeteve shperthyese ne klasen per perkrahje logjistike, ne fushen perkatese per kete qellim, ne Kampin Atterbury. Afer 1400 ushtare te Gardes Kombetare dhe asaj

rezerve te ushtrise jane pjese perberese te KFOR 8, dhe ata do te zbarkojne ne Kosove ne misionin paqesor ne Kosove (Photo nga Spc. Tim Sproles).

Vendbanimet e inprovizuara si Ferizaj i pergjigjej kodi Range 25, pastaj Cernica 42, ishin edhe te tjerat si Range 37, pastaj Renge 38, qe perputheshin me skenarin e pergatitur, pra edhe protestat e inskenuara ne Kllokot. Meqe Tony dhe une njihnim gjuhen shqipe, ate serbe dhe anglishten ishim edhe me te kerkuar, Tony u caktua “major” i Cernices, ndersa une perkhyes, ishim te ndare njeri nga tjetri, une u vesha ne uniformen ushtarake amerikane por edhe helmeten e rende e vura mbi koke. Gjate ushtrimit i bashkangjitesha konvojit ushtarak, dhe isha nen mbrojtjen e ushtareve, asnje cast nuk largoheshin nga une, meqe ne kushte lufte jeta e ushtarit amerikan varet nga perkthyesi, keshtu pra forcohej bashkepunimi i ushtareve dhe interpretit, me kalimin e kohes perfeksionohej kjo lidhje dhe besimi ishte i dyanshem. Pas dy ditesh pune une e Tony vendosem te mos flasim serbisht, meqe e ndienim veten paksa te diskriminuar. Po ate dite Tony refuzoi te flas serbisht, oficeri amerikan i mllefosur i tha “you are fired” qe nenkuptonte largimin nga ushtrimi. Ai kishte reaguar ne kete padrejtesi, i kishte telefonuar kompanise per rastin, ata arsyetoheshin se kjo nuk ka gje te beje me diskriminim gjuhesor dhe me realitetin, dhe se eshte pjse e lojes improvizuese per stervitjen e ushtareve amerikane. Ne ne te vertet nuk pranuam asesi kete arsyetim, prandaj per te vazhduar stervija me sukses, na bashkuan, dhe na vendosen ne punkte tjera ushtarake bashkarisht me civilet tjere amerikane, kjo ishte shume me lehte per ne, ishim me te relaksuar.

Transferi nga “Camp Atterbury” ne North Vernon

Java e fundit ishte e paperseritshme, meqe u transferuam nga Kampi Atterbury ne North Vernon, qe ishte afer 70 mila largesi. Ne fakt ne paraqiteshim ne kamp cdo dite, nga na merrnin ushtaret me vetura per nevoja civile, ato i kishte rentuar ushtria per qellime te stervitjes. U vendosem ne spitalin civil te cilin e kishte ble qeveria amerikane dhe ishte adaptuar per qellime ushtarake. Ishim une e Tony ne mesin e oficereve amerikane te veshur ne rrobe civile. Disa nga oficeret i njihshim edhe me heret, por ata kishin ndryshuar, kishin vendosur paruka, vathe, dhe per dallim nga veshja ushtarake e perditshme, dallonin shume me kostumet civile. U pranuam shkelqyeshem nga kapitenet Jery dhe Joe, u mahnitem me sjelljen e tyre, na siguruan edhe nje dhome per te pushuar gjate dites. Ishin ato momente te paharruara te shoqerimit dhe bashkepunimit me oficeret ushtarak amerikane. Gjate stervitjes ishte aranzhuar edhe brifingu me gazetare te ushtrise amerikane, pastaj percjellja e ushtrimit me kamere etj. Kohe pas kohe zbarkonin helikopteret me ushtare, ushtrimin e percillnin edhe gjenerale nga Pentagoni ne rrobe civile, njeri nga ta falenderoi pjesemarresit e ushtrimit “Red Dragon”, nder ta edhe ne dy shqiptareve qe kishim shprehur vullnetin dhe gatishmerine tu ndihmojme ushtarakeve per te realizuar me sukses misonin KFOR 8 ne Kosove. Ne kohen e pushimit pergatitej edhe ushqimi nga eproret ushtarak, tymosej por edhe pertypej duhani, ishte edhe bisedimi i perzemert dhe miqesor duke pire kafe. Atmosfera e punes ishte shume serioze dhe ishte shume reale. Beheshin kombinime edhe me radiostacion, leshohej ezani qe kumbonte fuqishem, sigurisht qe ishte inqizuar edhe per ushtrimin paraprak “Iraqi Freedom”, here pas here muzike kantri amerikan. Skenari i paraqitur parashihte edhe kacafytje me ushtare, shtyerje, gjuajtje guresh (balona te mbushur ne zall), ushtaraket me veshje civile kishin veshur detyrimisht edhe mjete mbrojese dhe shume u ngjanin lojtareve te futbollit amerikane.

Gjate shtyerjeve rastesisht u qellua ne fytyre Tony, ishte nje lendim i lehte dhe per te u angazhuan miqte tane ushtaraket amerikane, ai e perballoi shume shpejt lendimin. Ishte ky ne te vertet inskenimi i nje situata konfliktuoze ne mes te shqiptareve dhe serbeve qe eventualisht do te ndodhte ne Kosove. Çdo gje ishte parapare me skenar edhe protestat e Levizjes “Vetevendosja”, por edhe mbishkrimet e ndryshme si ai “Decentralizim = Ndarje = Lufte”, shume nga panot i shkruanim ne dhe ate ne gjuhen shqipe, por edhe ne ate amerikane. Edhe ndarja nga ekipi shqptaro-amerikane (dy civil shqiptare dhe shume te tjere ushtarak amerikane) ishte e paharruar, ne takimin pershendetes pas nje fjalimi te rastit kapiteni Jery u falenderua per punen dhe angazhimin tone me duartrokitje frenetike nga oficeret amerikane. Pershtypjet tona ishin te vecanta, ata sihin te sigurte qe Kosova do te pavaresohet, dhe se statusi i saj final definitivisht do te qartesohet deri ne fund te ketij viti. Misioni i tyre ne Kosove eshte paqesor, por edhe ushtarak, ruajtja e territorit te Kosoves. Kosova ne t’ardhmen do te perballet me shume veshtiresi, por sigurisht se nuk do te tolerohet edhe korrupsioni ne shkalle te larte, por edhe trafiku me qenje nerzore, pastaj tregeta e palejuar me narkotike e shume sjellje devijante ne shoqerine kosovare. Sigurisht qe KFOR-i amerikan do te ndermarr edhe hapa konkret ne kete drejtim, ky eshte edhe synim i perbashket edhe i qytetareve lojal te Kosoves. Le te shpresojme qe liria dhe demokracia ne Kosve do te jete shembull i paqes ne rajon, dhe shteti i ri i Kosoves do te sherbeje per te miren e qytetareve, do te jete ky realizim i projektit anglo-amerikan si perfundim real i nje lufte shafarosese te regjimit serbian kunder shqiptareve dhe te tjereve, si dhe deshtim i projektit famkeq per asgjesimin e jeterave te njerezve. Per te mos ndodhur me asnjehere do te angazhohen ushtaret amerikane, por edhe populli i shumevuajtur i Kosoves, qe ka besim te plote ne popullin amerikan dhe qeverine amerikane te kryesuar nga presidenti Georg W Bush.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …