Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Shqiptarët në Amerike… I

KY 11 VJETOR I PAVARESISE I TAKON EDHE TRUPAVE AMERIKANE NE KUADER TE KFOR-it DHE SHQIPTARO-AMERIKANEVE…

Reportazh special nga stervitjet ushtarake “Red Dragon” ne “Camp Atterbury”, Indiane

Camp Atterbury

Telefoni eshte pjese e perditshmerise ne Amerike, e njejta gje eshte edhe ne Kosove, dmth., telefonia celulare dhe ajo fikse eshte edhe domosdoshmeri e jetes urbane, eshte edhe mjet i punes. Çdo risi, cdo njoftim shperndahet shume shpejt, ndodhe ndonjehere qe per ndonje ndodhi te caktuar me interes njoftohet qytetari kosovar nga Amerika ku ka te afermit, por mund te ndodhe edhe e kunderta, pra plotesohen informacionet Amerike-Kosove e aanasjelltas. Crrrrrrrrr… telefoni, ngrita receptorin dhe ne anen tjeter degjohej zeri i regjisorit te mirenjohur irakian Mundher Hamud, ai me heret kishte kryere studimet per regji ne Beograd, gjate viteve te 60-te. Ai kishte marre numrin e telefonit nga nje shok imi, Vate Nicaj, Mundheri me beri me dije t’i bashkangjitem ushtrimeve te National Guard te destinuara per Irak dhe Kosove. Meqe kompania franqeze ACI International ne te cilen punoja me heret ishte mbyllur, iu pergjigja fteses me nje cike hamendjeje, duke lene si mundesi te hapur shkuarjen por edhe refuzimin, meqe stervitjet mbaheshin ne Indiane, ne Kampin Atterbury, qe ishte 334 mila nga vendbanimi im ne Farmington Hills, ne Michigan.

Ato dite ne Amerike ishte edhe Drin Mulliqi, student ne Univerzitetin Amerikan ne Prishtine, ai kishte ardhur ne Amerike per vizite, por edhe per te punuar, per te kursyer ca dollare per studime. Ne fakt Drini, eshte qytetar amerikan dhe ai ka jetuar ne Çikago dhe me vone ne Dallas, qe nga mosha nje vjecare. Ishte djalosh i sinqerte dhe shume i vendosur, kishte tipare te shkelqyera te nje djaloshi shqiptar, ai mendonte per veten dhe karrieren, por shume me teper per Kosoven. Drini, djali i skulptorit te njohur shqiptar Luan Mulliqit, ishte i rrepte ne vleresime, kishte njohuri per artin dhe kulturen shqiptare, ai me shoket kishin xhiruar edhe nje film dokumentar, per pasojat e alkoolit dhe droges ne Kosove. Ndoshta ne ndertimin e personalitetit te tij kishte ndikuar, edukimi familiar, ai ishte nipi i Sheh Safet Mulliqit, njeri nga vellezerit e piktorit brilant shqiptar te ndjerit Akademik Muslim Mulliqit, nga ana e babait, por edhe nipi i Dr. Nuhi Vinces, nga Struga, poet dhe kritik letrar. Ai edhe me shtyri qe te nisemi ne Camp Atterbury, kuptohet qe ishte edhe nje arsye tjeter, me kishte ftuar ne Çikago Bashkim Hasani, me te njihesha shume me heret. Bashkimi dhe vellezerit dalloheshin per donacione dhe sponzorime ne sport, ata menaxhonin lokalin Cairos, para luftes, aty ishte vendi ku tuboheshin sportedashesit, ai lokal perveq nevojave te kompanise Besa Impex, qe drejtohej nga vellezerit Hasani, shfrytezohej edhe per nevoja te sportit, kultures dhe artit, aty tuboheshin edhe aktoret e rinje te cilet ushtronin ne njerin prej kateve te larta te objektit. Atehere ne ato lokale takoheshin e bisedonin shume biznesmene dhe sportiste te njohur, sigurisht qe kjo ishte merite edhe e nikoqirit njerit nga vellezerit e Bashkimit, Besim Hasanit, perndryshe kryetar i Komitetit Olimpik te Kosoves. Ai ishte edhe instruktor i karates dhe se bashku me Ramadan Krasniqin kishin themeluar klubet Besa Impex dhe Rrufeja, qe me nje marreveshje te posacme ishin fuzionuar. Atyre iu bashkangjite edhe veterani i karates kosovare Mustafe Statovci. Kohe pas kohe aty zhvilloheshin edhe parapergatitjet e karateisteve qe perfaqesonin Kosoven ne Mishkolci, por edhe ne shtepine e Ramadan Krasniqit qe kishte pergatitur njeren nga dhomat e tij te gjumiit si salle te ushtrimeve. Ata kishin edhe merita te vecanta, meqe se pari ne historine e sportit te pavarur kosovar garuesit e tyre moren medalie ne Kupen Boterore ne Mishkolci, atehere u nderuan me medalie te bronzta Vesa Vuniqi dhe Denata Baholli, ndersa e arte ishte Mirlinda Sopi. Vitin e ardhshem ketij suksesi u bashkangjiten shume te tjere, si Bleta Vuniqi, Ermira Statovci, Liridona Kaciu… Ne lokalet e Cairos-it ushtronte edhe garuesi tashme i mirenjohur evropian Afrim Latifi, qe me vone u be kampion evropian ne kategorine absolute. Ne fakt une shkoja ne Chicago per ta takuar Bashkim Hasanin, per te deshmuar per te ne Gjykaten per Imigracion, ngase e njihja dhe dija per punen e tij si donator dhe sponzorues i sportit, ai kishte ndare mjete te shumta financiare per klubin futbollistik “Flamurtari”. Ai kishte marre rrugen tejoqeani per shume shkaqe, i ishin djegur depot ne Pallatin e sporteve te qytetit, dhe atij i ishte djegur malli, por ai kishte pesuar edhe fizikisht nga nje plagosje me arme. Mysafire te Bashkimit ishim une dhe Drini. Ne Chicago u takuam edhe me Bashkim Kabashin, ate e njihja qe nga vegjelia, tash kishte nje lokal te bukur ne Chicago, ku takoheshin shqiptaret, dhe mysafiret kishin pershtypjen se jane ne Kosove, degjohej kumbueshem muzika shqipe. Ate nate buajtem te Bashkimi, i cili ka kater femije, po aty ishin edhe djemte e vellezerve qe kishin ardhur ne Amerike permes nje programi kembyes shkollor. Te nesermen u takova me avokatin e tij, por edhe nje profesor historie qe kishte njohuri te jashtezakonshme per historine shqiptare, po ate dite u shty seanca per ne mars te vitit 2007. Nje dite me vone u pershendeta me Bashkimin dhe vazhdova me Drinin per ne Indiane, pas pese oresh arritem ne Kamp, une kisha numrin e telefonit te Sallahut qe ishte supervisor ne Kompanin ” All Native Systems”, sipas procedures u ndala ne vendin e rezervuar per kontrolle rutinore, ne kete baze ushtarake. Meqe kishim arritur pas ores pese askush nuk pergjigjej. Fatmiresisht kisha edhe telefonin privat te Sallahut dhe aranzhuam takimin ne nje plac te madh tregtar, mu ne hyrje te JoyC. Edhe pse nuk ishim pare me pare u njohem shume shpejt, ai na njohu me ca irakiene per te fjetur ate nate ne dhomen e tyre ne motel, por ne vendosem te strehohemi ne nje motel me atraktiv.

Arritja ne Kampin Atterbury

Me Drinin pra rrugetuam nga Chicago permes autostrades 69, qe ngjitej me auutostraden nr. 65 ne veri, pra daljet nr. 90 (Franklin) dhe 80 (Edinburgh) te qonin ne Kampin Atterbury.

Ne ate mengjes sipas programit u takuam me Sallahun, me vone ai na njoftoi edhe me vice presidentin e kompanise “All Native Systems”, ai me tregoi se ka mungese te shqiptareve ne kamp, dhe per arsye te ndryshme nuk kane pasur mundesi te angazhojne numer me te madh (me vone kuptuam te befasuar se ne ate kamp ishin te vendosur 23 serbe te cilet jepnin informacione te gabuara per Kosoven, duke u sherbyer me te dhena false, ata ishin angazhuar permes kishes lokale serbe ndersa vizat i kishte rregulluar Kisha Ortodokse e Gracanices). Se sa kishte qene propaganda e fuqishme perbrenda u pa qe ne fillim, serbet mbanin maica me vizatime cetnike (kater S), pastaj Serbia, kisha e Gracanices, e te tjera. Ne takimin e pare te stafit perkthyes u ndeshem me serbet, kerkuam nga ekipi trajnues i oficereve qe te ndryshohet menyra e deritanishme e punes, meqe kjo nuk ka te beje gje me realitetin ne Kosove. Lejet e njoftimit qe ishin leshuar per te simuluar stervitjen ishin ne gjuhen serbe, kete e kundershtuam definitivisht, duke u dhene si shembull lejet qe kishte leshuar UNMIK-u ne te tri gjuhet: anglisht shqip dhe sebisht. Te nesermen Drini reagoi ashper per mosperbushjen e marreveshjes, ai edhe u kercnua nga serbet, por ai u qendroi stoik qendrimeve te veta, nuk vendosi asnje kontakt me serbet, per kete u njoftua edhe komandanti i bazes, ai me autoritetin e vet ndikoi qe situata te zbutet.

Ne paksa u relaksuam pasi qe me vone u angazhuam drejtperdrejt ne stervitjen “Iraqi Freedom”, takuam oficere qe kishin nje dashuri te vecante per shqiptare. Ne u bashkangjitem ne keto ushtrime, duke simuluar irakienet, psh., numrimi i veturave ne kolone dhe dhenja e informatave me telefon celular, ngasja e veturave dhe bastisja ne “check point”, krijimi i zhurmes, protesta, krejt te aranzhuara sipas skenarit.

Qendra per stervitje te forcave te perbashketa manevruese (Camp Atterbury)

Eshte aktivizuar ne shkurt te 2003 per te mbeshtetur operacionin “Iraqi Freedom”. Camp Atterbury pranon dhe proceson individe jashte njesive-personel me njohuri ( civil dhe ushtarak nga te gjitha deget e forcave te armatosura) per transferim dhe ritransferim per/nga teatri i operacioneve.

Spc. Nathaniel Otte eshte ne krye te kolomes si shenjetari i pare, ai kryeson konvojin. Ai ka verejtur me dyshim lende eksploduese te improvizuar. Photo nga Spc. Daniel Haulk.

Kamp Atterbury sherben si Platforme e fuqishme projektuese (PPP) per mobilizim te te njesive rezerviste te Ushtrise Amerikane dhe njesiteve ushtarake te Gardes Nacionale. Eshte ne pergjegjesi te Kampit Atterbury per te koordinuar shiqimin mjekesor dhe stomatologjik, ceshtjet specifike si veshja dhe paisjet, njohja per se afermi me arme dhe aftesimi, stervitje individuale specifike nga teoria, dhe koordinimin e levizjeve te personelit ne fushen e operacioneve. Kampi Atterbury pranon, procedon, paise, trajnon dhe transferon personelin sipas urdheresave per transfer ne baze te Urdheresses per Transfer te publikuar nga FORSCOM dhe nga Ushtria e Pare Amerikane.

Akademia ushtarake e Indianes eshte themeluar ne shkurt te vitit 1956. Nje shkolle e tille eshte e pesta qe eshte krijuar ne SHBA per nje qellim te tille. Tash jane 52 shkolla te tilla per operacione ushtarake ne tere SHBA. Procesi dhe standardet e larta te Akademise ushtarake te Indianes jane vleresuar ne rrethin ushtarak ne nivel lokal dhe nacional. Ky pranim ka rezultuar ne pergatitjen e konferences nacionale, te sponsoruar nga Buroja e Gardes Nacionale dhe vijuar nga delegatet nga te gjitha shtetet, plus Alaska, Hawaii dhe Puerto Rico, ne Indianapolis ne janar te vitit 1957. Shume nga operacionet teknike te realizuara nga ekipet ne Akademine ushtarake ne Indiane jane rekomanduar nga Buroja e Gardes Nacionale per per adoptim nga tipet e shkollave te ngjashme ne SHBA. Sot Akademia Ushtarake e Indianes jo vetem qe ofron trainim per kandidatet per Oficere, por ofron edhe trajnim me arme luftarake per te gjitha nivelet e oficereve.. Akademia eshte gjithashtu burim primar per aftesi profesionale ushtarake (MOS-Military Occupational Skills) kualifikime per mbeshtetje luftarake, dhe per ngritjen e aftesis luftarake MOS’s per ARNG, USAR dhe eshte pjese e Sistemit te pergjithshem arsimor te Ushtrise (armates)

Gjate fazes stervitore “Iraqi Freedom” ishin te angazhuar shume irakien, improvizoheshin ngjarje te ndryshme, duke perdore mjete plasese dhe eksploziv manovrues, realizoheshin taktika te ndryshme ushtarake varesisht nga skenari, kryheshin bastisje veturash, vozitesi ishte i detyruar te respektoj urdherat qe jipeshin nga ushtaret, duke hapur dritaren, pastaj hapjen e deres nga jashte, duke vazhduar me hapjen e deres se prapme te bagazhit… Te gjitha veprimet beheshin ne akordance me urdherin e ushtarit, kishte nje seriozitet te larte angazhimi, meqe nga keto ushtrime varet edhe jeta e ushtarit amerikan, qe nenkupton qellimin se pergatitja e sukseshme zvoglon mundesite e rrezikut. Ishin keto disa dite eksperience, para angazhimit me me interes per ne ato “Red Dragon”, te inskenuara per pergatitjet e ushtareve amrikane ne kuader te forcave multinacionale KFOR 8. Ishte dicka e vecante ngase gjate ketyre ushtrimeve edhe toponimet e vendbanimeve ishin me te njohura, e keqja ishte se shfrytezoheheshin toponimet e vjetra, me e theksuar ishte psh., “Uroshevac” e jo Ferizaj, por vendbanimet tjera qe ishin pjese e skenarit nuk kishin dallime te theksuara, ishin te perbashketa si Cernica, pastaj Kllokoti.. Keto venbanime ishin edhe pikat kyce te ushtrimit, meqe konsiderohen si zona ku mund te kete eskalime te dhunes, gjate fazes para statusore dhe pas statusore te Kosoves. Ushtrimi ishte fazor, dhe ishte i kombinuar, taktike ushtarake dhe bashkebisedim me njerezit ne pushtet, si me kryetarin e komunes (majorin e qytetit), shefin e policise, shefin per investigime etj., ato karakterizoheshin edhe me perfshirjen e grupeve kriminale dhe lidhjet e tyre me pushtetin ne nivel lokal, pastaj percaktoheshin pikat ne harte per vendet e mundshme te grumbullimit te armatimit te palejuar pergjate vijes hekurudhore Serbi-Kosove-Maqedoni duke u detajizuar me te dhena konkrete gjate fazes se bisedave.

Keto ushtrime po pasojne menjehere pas nisjes se 40 ushtareve nga Divizioni i 29-te i Kembesorise nga Indiana, per kete kishte shkruajtur Beqir Sina nga Nju Jorku duke portretuar kolonelin Dougllas Earhart me thenjen “Kosova ne fund te fundit do te behet shtet i pavarur Njesiti i 40 trupave nga Divizioni i Kembesorise 29 te – “29th Infantry Division “, vazhdoje misionin nje vjecare, ne Kosove, atij do t’i bashkangjiten edhe njesitet tjera te KFOR 8.

“Ky eshte nje mision i madh” citohet te kete thene ushtaraku me graden Kolonel, Douglas Earhart, nga Divizioni i Kembesorise“se 29-te, dhe Komandanti i Forcave te Mbrojtjes Skifteri (Task Force Falcon). Ai tha se “Populli i Kosoves ka nje te kaluar rrenqethese, ndaj ne do te ndihmojme ate. Ne do te instalojme paisje me aparatura ushtarake, do te stervisim dhe do te ndihmojme manaxhimin e paqes ne Kosove, te rindertojme dhe rikostruojme cdo perpjekje. Ne kemi rastin te japim nje impulsim pozitiv te gjithe atyre qe banojne, ne Kosove” ka thene para nisjes Kolonel Douglas Earhart.

Te 40 trupat e pergatitur, jane pjestare te 1500 Trupave nga Garda Kombetare , ushtare nga 17 – shtete federale perfshire edhe Puerto Ricon te cilet bejne pjese edhe ne Forcat e Perbashketa te Mbrojtjes Kombetare te Lindjes, pjesmarres ne Aleancen Ushtarake Veri-Atlantike .

Sipas, axhendes ushtarake trupat jane nisur nga baza “Camp Atterburry” Indiana , ku u mobilizuan per dy muaj. Me pas ata u perqendruan ne nje baze amerikane ne Gjermani per dy muaj ku do te zhvillojne ushtrimet pergatitore para se te mberrijne ne Kosove per te sherbyer per nje vit. Eshte nisur edhe Serxhenti me graden Major Bob Golladay, nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri. Ai ka 14 vjet qe sherben ne Garden Kombetare Amerikane. “Detyra ime thote ai eshte te pergatise ushtaret per operacione ne Forcat e Mbrojtjes Skifteri” tha ai. Ushtaret jane te pergatitur te nderrmarrin aksione “HMMEV” qe do te thote” lufte, njohje personale e terrenit, dhe perodrimin e armeve te renda” thote Golladay.

Burime ushtarake nga baza e nisjes u thane gazetareve amerikane se Major Bob Golladay, nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri, deklaroi: ” Ne shkojme ne nje vend ku populli i tij ka nje respekt te vecante per SHBA, dhe flamurin amerikan. Nje popull qe flamurin amerikan, e ka si flamur te vetin”

Oficeri komandues Kapiteni Aleksander jep urdher te levizin konvoji dhe te ekzekutohet misioni Photo nga Spc. Karen Lohmiller.

Te njejtat burime pohojne se oficeri me graden Kolonel, Douglas Earhart, nga Divizioni i Kembesorise – 29te, dhe Komandanti i Forcave te Mbrojtjes Skifteri (Task Force Falcon) , u tha atyre se Trupat nga Garda Kombetare Amerikane, do te pergatisin trupat ne Kosove qe gjate tranziscionit t’ua bartin te gjitha pergjegjesite, atyre . Pasi qe Kosova ne fund te fundit, do te behet shtet i pavarur, tha Earhart.

Maj. Cotton Puryear, oficer i ceshtjeve publike, thote, se:” Nato-ja hyri ne Kosove me 12 qershor, 1999 me nje mandat te Kombeve te Bashkuara, e cila u adaptua dy dite me vone me nje Rezolute nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se “Resolution 12 – 44″ . Trupat ushtarake te quajtura Frocat e Mbrojtjes Skifteri, kane rreth 1,500 trupa ne personnelin e saj te gatshem, i perber ky nga Garda Kombetare ne shtetet federale Virginia, Maryland dhe Massachusetts. Si dhe ka kontigjente nga New York, Louisiana, Alabama dhe Kalifornia.”

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në fshatin Apterushë kanë rënë në pusi të forcave të okupatorit pesë luftëtarë të lirisë, në mesin e tyre edhe Toni e Mici (E premte 6 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Në fshatin Apterushë kanë rënë në pusi të forcave të okupatorit pesë luftëtarë të lirisë, në mesin e tyre edhe Toni e Mici (E premte 6 nëntor, 1998)

Pasi kemi ngrënë bukë Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe Agron Krasniqi janë nisur në drejtim …