Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Shqiptarët “u gjetën” nga Amerika

Shtrohet pyetja a ishte Enveri çlirimtar apo tradhtar, nëse ai e shpiu vendin në taborin e shteteve antifashiste, atëherë nuk mund të shikohet me syza që nuk kanë si njësi matëse dioptrinë, dhe pse Greqia përpiqej dhe pretendonte vazhdimisht që Shqipëria të klasifikohej në anën e humbësve, si aleate e nazi-fashizmit, vetëm për një arsye për të arsyetuar gjenocidin kundër popullatës çame, atëherë, por edhe pastaj me të gjitha mjetet. Evropa në atë kohë ishte e humbur po të mos ishte intervenimi amerikan, i cili e shpëtoi Evropën nga çizmja naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe kundër çizmes së Stalinit, më vonë e Hrushqovit nga influenca megalomane komuniste. Bota nuk do të harrojë ditët e fryrjes së erërave të Luftës së tretë botërore, në prag, të cilën fatmirësisht e zgjodhi J. F. Kenedy, duke ia lënë për më vonë edhe presidentit Regan të shpartallojë perandorinë sovjetike.

Pse Shqipëria nuk ishte në taborin e shteteve të zhvilluara, të cilat përfituan nga programi Marshall, ishte se këtë e gatiti konferenca e treshes në Jaltë. Dhe që nga atëherë Shqipëria notonte në valët e turbullta të ekzistencës për të mbijetuar si shtet sovran apo për të humbur nga harta politike e Evropës, ky ishte edhe motivi i mbylljes, por edhe ndërrimi i akrepave të kompasit kah Stalini, i cili në atë kohë premtonte zgjidhjen e problemeve nacionale me shumë kujdes. Edhe pse Enveri kishte kërkuar më 1949 bashkimin e krahinave shqiptare në një shtet nuk u realizua, edhe për shkakun që edhe jugosllavët i ndërruan fjalët, duke ndrydhur shqiptarët si asnjë shtet tjetër. Dhe çka duhet të bënin shqiptarët atdhetarë te Kosovës, të përqafonin politikën e vojvodëve çetnikë të cilët kishin veshur gëzofin e partizanëve komunistë, apo të simpatizonin dhe t’i afroheshin shtetit amë të udhëhequr nga kryetari po ashtu komunist Enver Hoxha. Zgjedhje tjeter nuk kishin atehere, tash janë gjetur nga aleati natyror i tyre SHBA dhe nuk ka fuqi ne bote qe ndal kete lidhje…

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Të shpresojmë

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të …