leoni

Ilir Halit Konushevci (20.6.1969 – 9.5.1998)

Agim Vuniqi: Ushtari i UÇK-së

(Poezi kushtuar heroit të Kosovës Ilir Konushevcit-Mërgimit, 20 qershor 1969 – 9 maj 1998)

 

Jam ushtar i UÇK-së

Jam Mërgimi,

Jam Ilir Konushevci,

jam shqiptar!

 

Jam luftëtarë

kam nënë e babë

i martuar me dashuri

kam edhe një fëmijë…

për vajzën time Nertilën keni ndi…,

kam vëllezër e motra,

kam kushëri, miq e dashamirë…

kam fqinj,

kam komb e atdhe

jam shqiptar!

 

Kam luftuar për vendin tim,

për familjen time,

kam rënë për ju,

ju dua shumë!

…do t’bie për vatan.

 

Kam pasur zemrën plotë,

nganjëherë jam zemëruar qetësisht

edhe unë kam pasur frikë…

…njeri si të gjithë ju,

 

kam luftuar betejat e mia dhe tuajat

unë isha i kohës,

koha ime ishte ashtu,

Ju lutem mos derdhni lot!

 

Kam bërë më t’mirën për vendin

dhe kjo kishte kosto…

…një jetë…

më shumë nuk kisha sesa shpirtin…

…nderin dhe krenarinë…

të jesh shqiptar!

 

Shpesh i jam afruar pragut të derës,

kam përgjuar në penxhere,

atëherë kur ishte natë,

të gjithë flinin,

unë mbushja faqet me lot…

 

…Deri sa u ktheva serish në shtëpi

si hero…hero…hero…

 

Ju keni treguar mbështetjen tuaj,

sepse unë isha një ushtar

UÇK, shqiptar e atdhetar

Dhe kjo është CV-ja ime,

hero, UÇK e Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …