Janë shuar 400 familje palestineze në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë kërkon armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, pasi çështja është për jetë a vdekje

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha sot se një armëpushim i menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës është “çështje për jetë a vdekje”, transmeton Anadolu. “Niveli i shkatërrimit është i paprecedentë”, tha agjencia e OKB-së. “Tragjedia njerëzore që shpaloset para nesh është e padurueshme”, shtoi ajo. UNRWA-ja e quajti ofensivën e vazhdueshme izraelite që detyroi mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Gaza si “zhvendosje të detyruar”. “Më shumë se 670 mijë  njerëz janë strehuar në gati 150 instalime të mbipopulluara. Këta njerëz përballen me përkeqësim të kushteve humanitare dhe rreziqe të rënda shëndetësore dhe mbrojtjeje”, thuhet më tej. Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor. Më shumë se 10 mijë 300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8 mijë e 796 palestinezë dhe 1 mijë e 538 izraelitë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …