Lumir Abdixhiu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se policët në vendin tonë kanë pagë 550 euro neto, e bruto 630 euro, jo më shumë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se policët kanë pagë 550 euro neto, e bruto 630 euro. Por, ai thotë se për t’i marrë 2200 euro pagë, ata duhet të luftojnë me kriminelë e terroristë me nga 20 orë punë në ditë, e me nga 4 orë gjumë. Një Qeveri normale nuk do të lejonte që njësitin elitar të Policisë ta kishte në protestë. Por Qeveri normale nuk ka ky shtet. Ka mashtrues që nxisin turma edhe në këtë temë. Edhe një përplasje e re. Edhe një propagandë. Sikurse me minatorë, mësues, polic e me secilën shtresë në këtë vend. Reagimi i Abdixhikut vjen pasi kryeministri Albin Kurti tha se pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë pajisje në vlerë 10 mijë euro dhe të ardhurat e tyre sivjet shkuan mbi 2200 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …