Limak Kosovo
Fillimi / Lajmet / Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret
Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

 Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarëve të  vendit që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret në gjithë. Kjo thirrje është bërë pasi që në situatën e krijuar në vend kundër pandemisë COVID-19, është shfaqur numër i madh i zjarreve të përmasave shqetësuese gjithandej në Kosovë, nga të cilat  janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit. Agjencia Pyjore e Kosovës apelon po ashtu te të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për koordinim të veprimeve dhe të resurseve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe për mobilizim në shuarjen e tyre.  APK-ja apelon veçanërisht për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve që të përcjellin aktivisht situatën dhe të identifikojnë keqbërësit, si dhe të japin informata me kohë në organet e rendit, për personat që i shkaktojnë zjarret. Ndaj të gjithë shkaktarëve të zjarreve duhet të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi. Ju lutemi, kujdes dhe mos ndizni zjarret! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë!

Kontrolloni gjithashtu

Hani i Elezit përfitues i projektit "Për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit te ujërave te zeza”

Hani i Elezit përfitues i projektit “Për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit te ujërave te zeza”

Nën organizimin e projektit të ekipeve të Gazi Babës dhe Hanit te Elezit është mbajtur ...