Kryetari Thaçi: Të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri Kushtetutën e Kosovës

Kryetari Thaçi: Të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri Kushtetutën e Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se aprovimi i Kushtetutës ishte arritja tjetër e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjeve që erdhën nga demokracitë më të zhvilluar të botës. Thaçi, Ditën e Kushtetutës, shkroi se Kushtetuta e shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë. “Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008, si akti më i lartë juridik, ishte e arritur tjetër për shtetin tonë, krahas njohjeve ndërkombëtare që erdhën nga demokracitë më të zhvilluara të botës. Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …