Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht kudo ku janë po festojnë 10-vjetorin e pavarësisë

Agjenda e plotë lidhur me shënimin e 9-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Kjo është Agjenda për shënimin e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, organizuar nga Presicenca, Kuvendi, Qeveria dhe komunat e Kosovës

Aktivitetet:

Në datën 15 ose 16 shkurt, ora e parë e mësimit nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do t’i kushtohet Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nga 14 shkurti deri më 17 shkurt, shkollat mund të organizojnë ekspozita me punimet e nxënësve, lidhur me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.16 Shkurt 2017

 Në orën 15:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë Seancë Solemne.

Në orën 17:00, organizohet Turneu Tradicional për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Futsall.  Vendi: Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, SH.T.Z Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T.Z Isa Mustafa organizojnë pritjen shtetërore, në Sëiss Diamond Prishtina, në orën 18:00.

 Baleti Kombëtar i Kosovës, organizon shfaqje në Teatrin Kombëtar në orën 20:00.17 Shkurt 2017

 Homazhet do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 11:00• Homazhe tek varri i Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.

 Homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.

 Në orën 11:00, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit bënë ndarjen e çmimeve letrare.    Vendi: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

 Në orën 20:00, Ansambli Shota organizon koncertVendi: Teatri Kombëtar i Kosovës

TË GJITHA KOMUNAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS:

 Më 17 shkurt 2017, autoritetet komunale do të bëjnë vizita dhe do të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.

 Autoritetet komunale mund të bëjnë vizita në familjet e dëshmorëve.

 Më 17 Shkurt 2017, në orën 10:00, Kuvendet Komunale do të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar.

 Komunat mund të ndajnë mirënjohje dhe dekorata për personalitete të vlerësuara komunale në shenjë të 9- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 Komunat mund të organizojnë manifestime të ndryshme sportive, kulturore dhe aktivitete të tjera komunale që mund të jenë specifike për secilën komunë në varësi të mundësive të komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …