Agron Kajtazi: Hashim Ramë Haliti iu përgjigj kushtrimit të legjendarit, Adem Jashari dhe heroit, Abedin Rexha

Agron Kajtazi: Hashim Ramë Haliti iu përgjigj kushtrimit të legjendarit, Adem Jashari dhe heroit, Abedin Rexha

Kur Adem Jashari dhe Abedin Rexha, dhan kushtrimin dhe lufta filloi.

Hashim Ram Haliti, bashkë me vëllezer, kushërinj dhe far e fis, ju përgjigj kushtrimit nder të paret. Hashimi ishte epror dhe komandant i mirë, kishte Lëvdatat dhe përkrahjen e madhe nga Sandokani dhe gjithë ne ushtaret e tij, pasi qe edhe pika ku udhëhiqte ai, ishte një ndër pikat më të rrezikshme në zonën e Drenicës.” PIKA E HOTIT”.

Hashimi nuk e  dinte çka është frika, ai kurrë se njohu veten si epror apo në një kohë ishte emëruar Komandant i Brigades 112 Arben Haliti.

Donte të ishte vetëm një ushtar, donte të ishte i padallueshëm dhe kurrë  nuk u  nda nga  ne, e qe ne ushtaret e tij, jetonim e vepronim nën kulmin e shtëpisë së tij, Të kësaj ” ODE ” të bukur të Babait të tij Ramë Haliti.

Edhe shitorja e tij ishte e jona, edhe mielli në magjen e familjes së tij, ishte i ushtareve të UÇK-së.

Edhe çdo gjë nga gjithë pasuria materiale dhe njerëzore, ishin pjesë e luftës së ushtrisë së Lavdishme të UÇK-së, ashtu siç ra edhe ushtari i parrë i Brigadës, Arben Haliti, ku gëzoi edhe emrin e Brigadës,112 “Arben Haliti”.

Hashim Haliti, derdhi gjak nga trupi i tij, në istikamet e luftës për liri.

Ne ushtaret e tij, do ta kujtojmë me mall gjithë jetën, mungesën e tij, nderimin dhe respektin e ndërsjellë qe kishim, si vëlla, si bashkëluftëtar, si epror dhe komandant i luftës së shenjët.

Luftës Çlirimtare të Kosovës UÇK.

Lavdi e përjetshme, komandant, qoftë i përjetshëm kujtimi për ty.

Kemi me të kujtue, trim, burrë dhe njeri të mirë për jetë e mot.

Të kujtojnë ushtaret dhe bashkëluftëtarët e tu, te ” Pika e Hotit ” Lavdi.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …