driloni com
vipa
Fillimi / Intervista / Ahmedin Shkrijel: Kosova, Sanxhaku, Serbia dhe Mali i Zi të barabartë në Unionin Evropian!
Ahmedin Shkrijel: Kosova, Sanxhaku, Serbia dhe Mali i Zi të barabartë në Unionin Evropian!

Ahmedin Shkrijel: Kosova, Sanxhaku, Serbia dhe Mali i Zi të barabartë në Unionin Evropian!

Intervista e Ahmedin Shkrijelit,  Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në pyetjet e gazetarit Zoran Maksimoviq, në lidhje me deklaratën e Rexhep Hotii, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, kryetar i së cilës është Kadri Veseli.

 

Si e shikojnë boshnjakët këtë lajm?

Deklarata nga zëvendës Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Z. Rexhep Hoti në Sanxhak u prit me vëmendje të veçantë dhe shoh se pa nevojë shkaktoi reagime negative nga kreu shtetëror serb. Në qoftë se lëshohemi në interpretimin e kësaj deklarate, atëherë duhet të kemi në mendje disa faktorë. Para së gjithash duhet pasur parasysh se i tërë Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s. Në këtë shtet të madh federal, ta quajmë kështu, Kosova, Sanxhaku, Serbia, Mal të Zi, dhe të tjerët, do të kenë status të njëjtë apo përafërsisht të njëjtë, në të vërtetë do të jenë element përbërës i barabartë i kësaj familje të madhe, kombeve dhe shteteve të Unionit Evropian.

 

Sigurisht, është me rëndësi të theksohet se anëtarësimi në NATO është e pandashëm nga anëtarësimit në Uninin Evropian.

Sa i përket Sanxhakut, Sanxhaku është e pashmangshëm dhe është çështje e hapur në çfarë forme çështja e statusit të Sanxhakut do të zgjidhet, por të jeni i sigurt se Sanxhaku do të ekzistoj. Më lejoni t’ju kujtoj se qytetarët e Sanxhakut në referendumin e mbajtur nga 25-27 tetor 1991, u deklaruan për autonomi të plotë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejta bashkëngjitjeje njërës nga republikat e pavarura. Është e qartë se koha po vjen kur ju do të korrigjohen shumë padrejtësi që ia kanë bëra Sanxhakut dhe njerëzve që jetojnë në të, sidomos boshnjakëve. Zgjidhja e statusit të Sanxhakut është një parakusht themelor për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në Ballkan.

 

Çka është “Transverzalja e gjelbër”?

Fiksion i projektuar nga shërbimi i sigurimit serb, me qëllim që krimet e luftës dhe krimet tjera të kryera në Bosnjë, Sanxhak dhe Kosova t’i justifikojnë luftën e pretenduar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit  imagjinuar. Duke kundërshtuar këtë transversale forcat e armatosura serbe kanë vrarë gra, fëmijë dhe civilë të tjerë dhe sistematikisht duke dëbuar popullsinë kryen fushatë të organizuar të spastrimit etnik në Bosnjë, Sanxhak dhe në Kosovë.

 

Çka duan shqiptarët me këtë porosi?

Situata e përgjithshme në Sanxhak nuk është e mirë. Boshnjakët si popull janë të diskriminuar dhe të privuar nga të drejtat e tyre në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Autoritetet serbe me sa duket nuk kanë as vullnetin e as dëshirën për të përmirësuar pozitën e boshnjakëve. Nga ana tjetër, boshnjakët dhe shqiptarët kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira historike, miqësore dhe familjare për shekuj me radhë dhe asnjëherë nuk kanë qenë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Shqiptarët rajoni i Drenicës, të udhëhequr nga Shaban Polluzha  kanë shpëtuar boshnjakët e Sanxhakut nga masakrat e çetnikëve të Drazha Mihajlloviqit. Autoritetet serbe nuk kanë pasur kurrë ndjeshmëri për të përfituar nga marrëdhëniet e tilla ku përfaqësuesit legjitim të boshnjakëve mund të ishin një urë e bashkëpunimit për të përmirësuar marrëdhënie për një fqinjësi të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Flet, Hasan Luçi, ish-zbulues politik i Shqipërisë në Francë

Flet, Hasan Luçi, ish-zbulues politik i Shqipërisë në Francë

(Kadri Hazbiu mbante kobure në brez për çdo të papritur. Kur kalonim mbi Çamëri, më ...