Kryekuvendari Veseli, priti sot në takim anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman

Kryekuvendari Veseli, priti sot në takim anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman, me të cilët bisedoi për zhvillimet në vend, reformat ekonomike dhe ato legjislative që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë viteve të fundit. Kryeparlamentari Veseli ka thënë se vendet e rajonit duhet të ndjekin perspektivën evropiane, pasi ajo ka rolin e vet në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan. Sipas Veselit, Kosova mbetet shumë e përkushtuar në këtë agjendë. Ai ka vlerësuar lart partneritetin me Gjermaninë dhe mbështetjen që ajo ka dhënë dhe po i jep për Kosovën. Ligjvënësit gjermanë kanë shprehur kënaqësinë për përparimet në Kosovë në shumë segmente si dhe janë interesuar për zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …