Ahmet Isufi: Specialja po merret me supozime dhe me dëshmitarë të rrejshëm dhe me fabrikime të bëra në Beograd

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, Gjykatën Speciale e ka quajtur raciste dhe të devalvuar. Sipas tij, ajo po merret me supozime dhe me dëshmitarë të rrejshëm dhe me fabrikime që janë bërë në Beograd. Ai po e konsideron gabim formimin e Gjykatës Speciale, pasi që thotë është dashtë të themelohet një Gjykatë në kuadër të Kosovës, dhe të mos bartet në nivele të tjera. Madje ai ka thënë se Gjykata Speciale do të krijojë vakum politik e institucional në Kosovë. Isufi tutje është shprehur se institucionet e vendit duhet të veprojnë dhe të marrin përgjegjësi duke mos lejuar të tjerët që të abuzojnë me të drejtën dhe lirinë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur për 45 për qind në pesë vitet e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë Kurti, …