KEK
Fillimi / Tema Historike / Adil Fetahu: MEMORANDUMI I  “BESËS  KOMBËTARE” DËRGUAR GJENERALIT, HODGSON
Adil Fetahu

Adil Fetahu: MEMORANDUMI I  “BESËS  KOMBËTARE” DËRGUAR GJENERALIT, HODGSON

Organizata antikomuniste e Kosovës “Besa Kombëtare”, më 22 tetor 1945, i kishte dërguar Memorandum  gjeneral brigadës  Eduard Hodgson, shef i Misionit Ushtarak Britanik  në Shqipëri, me kërkesë për ndihmë në luftën kundër partizanëve. Lexoni në vazhdim tekstin e Memorandumit shkruar e nënshkruar nga Ymer Berisha, kryetar i Kuvendit të Organizatës “Besa Kombëtare” dhe i Kuvendit të Ushtrisë Nacionaliste.

Shkëlqësisë së Tij

Gjeneral Brigade Hodgson

Shef i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri

Tiranë

Shkëlqësi,

E gjithë popullata e Dardanisë ilire do të donte t’ia përcillte Shkëlqesisë suaj këtë Memorandum me gjithë zemërimin e tyre për shkak të terrorit dhe torturës së cilës iu nënshtruan nga partizanët.

Më 15,16,17 dhe 18 nëntor 1944, pas ikjes së forcave okupatore, partizanët u futën n ëqytetet e Kosovës dhe disa edhe nëpër fshatra. Populli i Kosovës, që kurrë nuk ka qenë ma mirë i armatosur se sa është sot, nuk iu kundërvu partizanëve, duke parë se e kishin përkrahjen politike të anglezëve. Nuk kishte besuar kurrë se, si  pjesë e Aleancës Antlantike, partizanët do të guxonin të  kryenin akte të tilla të terrorit dhe të derdhnin gjakun e popullit siç bënë. Pa dyshim, mendonim se, përderisa forcat gjermane e kishin okupuar Ballkanin, çfarëdo rezistence ndaj partizanëve do të ishte e dëmshme për armatat aleate. Kjo qe arsyeja që në pranverën e hershme i lejuan partizanët të hynin në Kosovë pa rezistencë.

Mirëpo, përderisa gradualisht e merrnin pushtetin në bashkëpunim me partizanët malazezë, serbë, bullgarë dhe maqedonas, nisën ta çarmatosnin tërë popullin, duke premtuar pa prajtur se duhet t’ia jepnin popullit lirinë e plotë. Për fat të keq, posa i mblodhën armët, në vend se t’i përmbushnin premtimet për liri, nisën ta torturonin popullin, me akte terrori e dhune të paparë në historinë e njerëzimit. Në shumë rajone njerëzit u torturuan për vdekje, për shkak se i detyronin t’i dorëzojnë armët që nuk i kishin. Kjo ndodhi, për shembëll,në fshatin Krajkë afër Prizrenit.

Kur u mblodhën të gjitha armët, prijësit e fshatrave, bajraktarët dhe figurat më të njohura i arrestuan të gjithë dhe i çuan në burg dhe në punë të rënda, ku shumica vdiqën prej urisë.Për shembëll, Xhevdet Beu i Pejës që i kishte pasur 93 kilogram (peshë, v.j.) kur u burgos, kur doli prej aty 45 ditë më vonë, i kishte vetëm 36 kilogram! Duke e parë se ende ishte i gjallë, me gjithë keqtrajtimin e përjetuar, e detyruan të pinte gëlqeren e shkrirë në ujë, që edhe ia shkaktoi vdekjen. Çdo natë do t’i merrnin nga 10-15 nga burgu dhe do t’i vrisnin, teksa i ngucnin dhe luanin me ta. Shpesh të bugosurit do të torturoheshin, rriheshin, priteshin apo vareshin. Disa ua thyen duarët me çekiç, kurse të tjerëve ua shpuan thonjtë me gjilpëra. Disave ua shkelmonin brinjët, kurse të tjerëve ua copëtuan pjesët e trupit për së gjalli.  Për t’i vurë kapak këtyre sjelljeve brutale, partizanët do t’i përqeshnin viktimat, duke u thënë  nëse donin të hanin mish. Bërtisnin: “prite një kile mishi edhe për mua”. Shpeshherë shpoheshin me gozhda të skuqura. Me këso torturash dhe me krime të pabesueshme, Shkëlqeësi, me mijëra shiqptarë u vranë në Kosovë, mbetën plot jetimë. Këto janë llojet e torturave që vetëm komunistët kanë mundur t’i shpikin. Kryefamijarët e vuajtën këtë fa tvetëm për shkak se ishin burra e prindër të mirë, të aftë për t’i mbajtur shtëpitë e tyre dhe për t’i edukuar mbi katër djemë si duhet.

Në fshatin Muzhevinë, në prefekturën serbe të Istogut, jo vetëm që u vranë të gjithë burrat e fshatit, por edhe famlja 13-anëtarëshe e Rexhep Halilit, përfshirë gra e fëmijë. Arsyeja pse u vranë të gjithë ishte se një partizan ishte vrarë diku në afërsi.

Të gjithë oficerët e ushtrisë popullore që ishin në Kosovë, u vranë në pabesi dhe u hodhën në lumin Dri. Në Drenicë 75 njerëz  më të njohur u vranë dhe kokat ua copëtuan me çekiç .U hodhën në një gropë të madhe. Për këtë arsye, e gjithë popullata e rajonit, rreth 35 mijë banorë, u ngritën në revoltë me slloganin:”Liri a vdekje”! Mbi 6 mijë burra u çuan në kryengritje, e cila u njoh si Kryengritja e Drenicës, ngase ndodhi aty dhe u bë nga njerëzit e Drenicës. Shpesh ka ndodhur që babai ishte më kryengritësit e djali me partizanët. Babai që e luftën të birin, dhe djali që e ufton të atin. Vëllai kundër vëllait. Tragjedi e pabesueshme, se sa shqiptari ka vdekur!

Kryengritja e Drenicës nisi më 22 janar dhe përfundoi më 18 shkurt 1945. Shqiptarët u rrethuan nga 12 – 15 brigda partizane që, sipas robërve të luftës, numronin 36 mijë deri në 50 mijë ushtarë të etnive shqiptare, malazeze, serbe, maqedone dhe bullgare. Gjatë 28 ditëve të luftimeve, rreth 430 luftëtarë nga Drenica u vranë ose u plagosën. Mbi 150 mijë……(?) shtëpi u plaçietën ose u dogjën. Rreth 6 mijë banorë të Drenicës, Vushtrisë dhe Mitrovicës mbetën pa ushqim dhe pa të gjith pronat e tyre. Nga ana e partizanëve 6 mijë ushtarë u plagosën, 2550 u vranë dhe 850 u zunë rob.

Më 18 shkurt 1945, katër komandatë legjendarë të ushtrisë nacionaliste për liri ranë në front. Ata ishin: Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Mehmet Grdica dhe Gani Llausha. Ranë duke luftuar mes gërmadhave që i kishte shkaktuar artileria e armikut. Rezistuan deri në fund, ashtu që të mos u binin në duar armiqve. Kryengritja e Drenicës përfundoi ditën kur këta heronjë ranë dhe kur i gjithë municioni u shpenzua.

Pas kryengritjes së Drenicës, terrori në Kosovë u zbut paksa, deri në zgjedhjet e 5 dhe 13 shtatorit, kur ushtria partizane nisi veprimet, duke parë se aata që kishin ikur maleve nuk ishin kthyer për të votuar Ushtruan repression shtazarak nëpër fshatra, duke vrarë e djegur me mijëra njerëz të pafajshëm që punonin në fushë dhe krimi i vetëm i të cilëve ishte se nuk e mbanin yllin e kuq në plisa, apo pse nuk kishin dokumente të lëshuara ng udhëheqja partizane, apo që fshehurazi natën u kishin çuar ushqime ushtrisë nacionaliste. Për shembëll, në nënprefekturën e Suharekës afër Prizrenit, 160 njerëz të pafajshëm u vranë brenda 24 orëve, për shkak se nuk votuan për partizanët. Atëbotë partizanët po mbanin fjalime nëpër fshatra e qyteza, duke thenë se kushdo që nuk do të votonte për Titon, do të vritej me të gjithë familjen. Më vonë, më 12 shtator 1945, telallët erdhën nëpër qyteza duke i ftuar të gjithë burrat, gratë, vajzat dhe djemtë mbi moshn 15 vjeçe. Kushdp që nuk votonte do të paguante dënimin prej 5 mijë dinarësh dhe do të internohej me gjithë familjen për gjashtë muaj. Më 13 shtator, zgjedhjet komunale u mbajtën për t’i zgjedhur prefektët. Me këtë rast, madje njerëzit e sëmurë dhe pleqë, u bartën deri në vendvotime mbi kuaj apo me qerre. Votimi ndodhi nën presionin e armëve dhe ”kokrrat” e përdorura për votim shkonin në kutinë sipas përzgjedhjes së partizanëve. Të gjithë shqiptarëve, nga qytezat dhe fshatrat, për të cilët dyshohej se kishin lidhje njerëzit që fshieheshin në mal, iu mohua e drejta e votës. Vetëm vajzat dhe grate dolën për të votuar.

Partizanët shkaktuan zënka nëpër shumë familje duke i përçarë baballarët me djemtë dhe djemtë me baballarët.

Pas kryengritjes së Drenicës nisën t’i mobilizonin të gjithë djemtë mbi moshën 14-15 vjeçare, për t’i larguar nga atdheu, ashtu që të mos mund të luftonin kundër partizanëve. Një Zot e di se sa famije janë ndarë kështu dhe sa  janë të pambrojtura e në mjerimin e përjetshëm.

Njëkohësisht, shumë familje serbe e malazeze u vendosën dhunshëm në shtëpitë e famljeve shqiptare dhe u detyruan të jetonin së bashku në një shtëpi, e ndonjëherë edhe në një dhomë. Maas të tjera u morën në emër të popullit dhe të ligjit. Me to na i morën tokat tona shqiptare dhe ne jemi detyruar të pagujmë shtrenjtë, thjeshtë për të mbijetuar. Jetojmë si skllevër dhe tash punojmë si shërbyes të tyre. Ky është çlirimi që iu dha popullit shqiptar!

I morën jo vetëm djemtë, por edhe vajzat që të bëheshin partizane, duke i futur nën komandën e armatës. Për këtë arsye, shqiptarët, u detyruan t’i martonin vajzat e tyre pa pa pasur dhëndurë, për shkak se djemtë tash ishin mobilizuar në ushtri. Kurrë nuk ka ndodhur më përpara që ndonjë vajzë të martohet pa pranië e bashkëshortit.

Shumë partizanë shqiptarë u vranë ose u zhdukën në luftime në shtete tjera të Ballkanit. Shumë sish u vranë prej vetë partizanëve, ngase i konsideronin të dyshimtë për shkak të kryngritjes në Kosovë. Numri i saktë i atyre që u vranë nuk dihet. Vetëm dihet se brenda 24 orësh, 1670 u vranë në Malin e Zi, 5600 u vranë në Dubrovnik dhe700 u vranë rrugës nga Prizreni deri në Shkodër. Deri tash janë vrarë rreth 26 mijë njerëz në  këto qytete me rrethinë: Prizren, Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Pejë, Istog, Plavë, Guci, Skenderaj, Rozhajë, Tutin, Novi Pazar, Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj. Shumica e tyre ishin njerëz të pafajshëm, të cilëve iu mor prona. Fëmijët e tyre mbetën pa mjete për ekzistencë. Banorët e Pejës u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe nuk u lejuan të ktheheshin për shkak se partisanët dyshonin se po e ushqenin ushtrinë nacionaliste nëpër male. Prandaj partizanët i dëbuan me qindra familje, duke i lënë pa ushqmi dhe strehim.

Kryefamiljarët që ia dolën t’i mbijetonin kamxhikut partizan tash janë mobilizuar në shumë grupe të ushtrisë nacionaliste në malet e lira të Kosovës, ku kanë luftuar pa ndalur njëmbëdhjetë muaj kundër forcave partizane, teksa u mungonte ushqimi dhe veshmbathja. Aktualisht janë rreth 4 mijë ushtarë nëpër male. Kjo luftë kundër partizanëve u zhvilluara para dhe pas Kryengritjes së Drenicës.

1.Niazi Alishani, kapiteni Riza Aliu dhe 50 ushtarë u rrethuan në Dragash nga një brigadë, më 2 korrik.

2. Deputeti Bajram Grobi, nënprefekti Adem Zdalla, togeri i dytë Ramë Alia, togeri i dytë Bik Pazari dhe gjashtë burra të tjerë u rrethuan nga një batalion në Lipë, afër Istogut. Gjatë luftimeve u vranë Bajram Grobi, Ramë Alia dhe I biri i këtij të fundit.

3. Ukë Sadiku luftoi dy here kundër një grupi partizanësh, në prill dhe në gusht, duke i çarmatosur njëherë në Garaçevc afër Rahovecit.

4. Mehmet Aga dhe Dem Alia, në muajin mars, në Bozë afër Pejës,

5. Zukë Ibrahimi dhe Riza Zymberi, në gusht dhe shtator, në Rugovë afër Pejës.

6. Sali Kama dhe Bik Pazari, në gusht, në Bjeshkë afër Istogut.

7. Ahmet Selaci dhe Bislim Bajgora, në mars, në Dumnicë dhe në rajonin e Shalës së Mitrovicës.

8. Bajram Dumnica, në korrik, në Dumnicë afër Lipës.

9.Idriz Hoxha dhe Lef Luda luftuan fuqishëm kundër partizanëve në Gjilan dhe në Ferizaj, në veçanti në muajtë e pare të zbarkimit të tyre në Kosovë.

10. Qazim Bajraktari nga fshati Senik dhe katër njerëz të tij u rrethuan nga një brigadë; i vranë 26 partizanë dhe i tërhoqën burrat, me gjithë faktin se ky dhe një njeri tjetër ishin plagosur.

11. Alush Smajli dhe gjashtë burra u rrethuan në një kullë nga një batalion në Llozhicë afër Rahoveci. Ai i vrau disa partizanë dhe ishte me fat që iku bashkë me njerëzit e vet.

12. Berlac Rogani dhe shtatë burra u rrethuan nga një batalion në një mal, në Bina kafër Istogut. Batalioni kishte 650 serbë e malazezë. Luftimet u zhvilluan për 36 orë. Ai i vrau 28 partizanë dhe plagosi 12 të tjerë. Për ta mbrojtur veten nga plumbat, partizanët i përdorën graëe dhe fëmijët si mburojë, por ky nuk u dorëzua. E shpërtheu rrethimin dhe mbijetoi me të gjithë njerëzit e vet, me gjithë faktin se ishin plagosur. Kjo ndodhi në mars.

13.Rexhep Gjeli me të birin u rrethuan në Çyçavicë, afër Vushtrrisë dhe u vranë.

14.Ndue Përlleshi luftoi kundër partizanëve tri heëe gjatë muajit prill në Novosellë, dhe në shtator në Dezhingë.

Pas kryengritjes së përgjakshme në Drenicë, pati edhe një konfrontim të përgjithshëm ndërmjet Liçevës dhe Lesnikut afër Istogut më 10 shtator 1945. Gjatë luftë gjashtëorëshe 32 shqiptar ëishin rrethuar nga 1300 malazezë nga brigaae e Bokës së Kotorit. Këta ishin të armatosur me pushkë, bomba dore, automaticë dhe gjysëmautomatikë, por shqiptarët nuk u dorëzuan. Prej 32 luftëtarëve, vetëm katër mbiejtuan, edhepse të plagosur, kur ia dolën ta shpërthenin rrethimin. Mes tyre qe një vajzë që u plagos dhe që ra në duar të partizanëve. Njëzetetetë ushtarë besnik të Organizatës “Besa Kombëtare” ranë për lirinë e vendit të tyre. Paria e “Besës Kombëtare” e quajti “Beteja e 32 heronjëve”. Komandantët legjendarë të 32 ushtarëve të rënë si heronjë ishi: Shaban Sadiku, Adem Shala dhe Alush Smajli; ky i fundit mbijetoi edhepse ishte i plagosur rëndë.

Shëlqësi, pos faktit se famijet që kanë ikur në maliI kanë humbur krejtë pronat, partizanët i kanë krijuar popullit probleme dhe mjerim të mëtejmë. Për çdo ditë secili partizan e ha nga një kilogram mish të pjekur. Për shembëll, në Nënprefekturën e Rahovecit popullata u detyrua të siguronte 1800 litra vaj, 200 mijë kilogram mish …?, sasi tepër të mëdha fasulje, djathi, mjalti, pemësh, leshi, mbulesash, sandalesh, çorapash, specash e arrash. Madje, u detyruan që të sillnin edhe lajthi, ani që nuk e kanë asnjë. I gjithë drithi nga korrja e vjetme u konfiskua, sikurse u konfiskua edhe kjo e sivjetmja. Vjedhin kudo që arrijnë: në rrugë, nëpër shtëpi, dhe vjedhin gjithçka. Njerëzit nuk e dinë edhe sa kohë mund të mbijetojnë kështu. Ata e shohin veç vdekjen para syve. I gjithë drithi I konfiskuar nga partzsanët u dërgua në Malin e Zi, ku, siç e thonë partizanët, do të zhvillohet rezistenca e fundit ndaj forcave anglo-amerikane.

Shkëlqësia e Juaj, vuajtja e madhe e popullit të  Dardanisë që nuk kanë mundur ta gëzoninin lirinë, ka një kohë tashmë, presin nga Anglia, bartësit të lirisë në Evropë, dritë dhe shpëtim. I kanë kthyer krejt shpresat dhe pritjet nga drejtësia anglo-amerikane.  E gjithë popullata e Kosovës, më shuë se 950 mijë njerëz, është gati, poqee u jepet sinjali që të çohen për të luftuar kundër partizanëve. Të vjetrit dhe të rinjtë, burra e gra, do të luftojnë me çfardo armë që mund të kenë: pushkë, shpata, thika, për ta shpëtuar veten nga skllavërimi i tmerrshëm që ka shkaktuar vdekje në aq shumë familje.

Shkëlqësi, njerëzit e lusin Aleancën anglo-amerikane liridashëse që të ndërhyjë kudo që të mundet për ta ndalur terrorin partizan në Kosovë dhe që të parandalojnë çfarëdo zgjidhje që arrihet me presionin e armëve, ngase prej një million Kosovarëve, nuk janë as 2% që do të votonin për partizanët. Vullneti i popullit është që të votohet për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Jemi të bindur se fitimtarët anglo-amerikanë do ta përkrahin kauzën tonë, mbështetur mbi Aleancën Atlantike.

Ushtria jonë është organizuar në grupe nëpër male dhe është e gatshme të luftojë. Të gjithë kemi vullnet dhe zemër për të luftuar, por mjeriht nuk kemi armë dhe pajisje. Për këtë aryse ju lusim për mirëkuptim dhe ftojmë që t’i ndihmoni burrat tanë, që kanë luftuar pa pushuar tashmë për 11muaj.

Ymer Berisha, kryetar

I Kuvendit të Organizatës “Besa Kombëtare”, dhe

Ryetar I Kuvendit të Ushtrisë Nacionaliste

(Anëtarë të pranishëm të udhëheqjesL Mulla Ilaz Broja,Hsen Bajraktari, Ndue Preli,Feriz Boja,Ndrec Lleshi,Mehmet Aga, Sokol Drini, Saç Gaca, Zeqir Lutani, Barlec Rogani, Jetullah Rezalla, zef Doda).

Shkruarnë malet e lira të Dardanisë, në ditën e 22 tetorit 1945.

__________

Burimi: Robert Elsie & Bejtullah Destani: KOSOVA, Një histori dokumentare;  KOHA,2019, fq.520-527)

Ekskluzivisht për Radino Kosova e Lirë, e përgatiti Adil FETAHU

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Graiçevci

Fatmir Graiçevci: Mirë që reagohet për varrezat masive nëpër Serbi, por pse heshtet për varrezën masive, në Prishtinë, prej vitit 1946!?

Nëpër medie të ndryshme të vendit ditëve të fundit,  ka pasur lajme e reagime të ...