Brickos

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale nuk është Gjykatë për lavazhin e UÇK-së, por gjykatë kundër krimeve të pretenduara të saj

Euforia e disa personaliteteve zyrtare e politike lidhur me konfirmimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale, për krerët më të lartë të shtetit dhe të luftës së UÇK-së, të cilët po shkojnë atje “ballëhapur” dhe me qëllim për ta mbrojtur  luftën e UÇK-së, më së paku u ka hije atyre vetë dhe të tjerëve që u rrahin shpinën duke i trimëruar. Në asnjë gjykatë në botë të akuzuarit nuk shkojnë duke kënduar e duke u lavdëruar,  në një gjykatë  sikur kjo e Hagës sepse në rastin konkret këta trima gjatë luftës, e tani “trimosha” para inspektorëve të Gjykatës Speciale, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Përballja me akuza të tilla, në një Gjykatë, raciste, njëetnike, politike, sikur është Gjykata e Hagës,  dihet se si do të përfundojë. Këta krerë të luftës, mendojnë se do t’ ia hedhin për faktin se kanë udhëhequr luftë të drejtë çlirimtare, por u duhet vetëm një dëshmitar, sikur ata të sojit të Nazim Bllacës për të marrë 10 deri në 20 vjet burg. Këta të gjithë e dinë se me dëshmitë vetëm të Nazim Bllacës janë dënuar  me burg të rëndë  shumë se 10 luftëtarë të lirisë. Është e vështirë të besosh se janë aq të painformuar sa të besojnë se do t ia hedhin, sepse Gjykata nuk quhet, Gjykatë për lavazhin e UÇK-së, por Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve të UÇK-së. Vetëm zëdhënësi i UÇK-së dhe personaliteti më besnik dhe më i pamposhtur i saj, Jakup Krasniqi  nuk shkoi atje ballëhapur, sikur po shkojnë  ish-bashkëluftëtarët e tij, por iu bastisë shtëpitë në Prishtinë dhe në vendlindje  pastaj u prangos, u bastis, duke ushtruar dhunë psikike kundër  tij dhe tërë familjes e të afërmeve.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

PDK

PDK: Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar …