Ahmet Qeriqi: Çeçenia, as është dorëzuar, as do të dorëzohet ndonjëherë

( Disa gazeta që botohen në gjuhën shqipe, në Kosovë e në Shqipëri kanë orientime të shprehura antislame, anti çeçene dhe antitalibane. Me rastin e sulmeve të fundit te kryengritësve çeçenë kundër rusëve të pafajshëm, në Kosovë, kanë filluar një fushatë propaganduese, që i shkon në dobi Moskës dhe masonëve të krishterimit lindor e perëndimor, duke  bërë përpjekje, që luftën e drejtë kundër pushtimit të huaj, që po zhvillohet nga forcat kryengritëse në Afganistan, në Çeçeni,  në Irak, në Palestinë dhe gjithandej në vendet me përkatësi fetare islame, ta paraqesin si luftë “të çmendur”, ndërsa të viktimizuarit dhe të sakrifikuarit  për ideale të lirisë dhe të fesë i trajtojnë si të skaduar mendërisht dhe të edukuar, gjoja  sipas “Kur’anit”, ani pse nuk citojnë asnjë pasus të Kur’anit, por preferohet të thuhet se Kur’ani  po e arsyetuaka krimin masiv, në mbrojtje të islamit.


Në vazhdën e kësaj propagande të shfrenuar, anti-islame dhe antiçlirimtare të popujve të shtypur, prijnë ish pionierët e ideologjisë komuniste jugosllave, të cilët mbështesin vrasësit, uzurpatorët, pushtuesit e huaj, ashtu sikur kishin mbështetur, baballarët e gjyshërit e tyre regjimet antishqiptare dhe  kriminale të Beogradit, qysh prej vitit 1918, ashtu sikur i mbështesin dhe iu servilizohen e u përkulen deri në tokë misioneve të huaja ndërkombëtare, aktualisht  të pranishme në vendin tonë. )


 


Lufta në Çeçeni kundër hegjemonisë kolonialiste ruse nuk është luftë fetare, por është luftë e drejtë që  ka të bëjë me mbrojtjen e identitetit  autentik, kombëtar dhe fetar


 


Lufta në Çeçeni kundër hegjemonisë kolonialiste ruse nuk është luftë fetare, sepse Rusia nuk e ndalon predikimin e islamit në Çeçeni, por nuk lejon që Çeçenia dhe Ingushetia të shkëputen nga Federata Ruse. Lufta e kryengritësve çeçenë është luftë e drejtë për çlirim dhe vetëvendosje, është luftë e një populli shumë të vogël, por heroik, i cili qysh në shekullin 18 i ka rezistuar dhe po i reziston fuqishëm regjimeve të Kremlinit, të cilat kanë për qëllim t’i asimilojnë mbase edhe t’ i zhdukin popujt, që nuk kanë prejardhje ruse.


Luftëtarët çeçenë tashmë e kanë kuptuar se Kremlini zyrtar, jo vetëm që nuk do të bëjë lëshime në drejtim të njohjes së pavarësisë së Çeçenisë, por do të ndërmarrë edhe ekspedita të tjera ushtarake, me qëllim për ta shkatërruar Çeçeninë kryengritës. Duke qenë totalisht të pabarabartë në frontin e luftimeve, meqë ata po luftojnë kundër një shteti ndër më të fuqishmit ushtarakisht, që ka bota, çeçenët kanë zgjedhur një rrugë tjetër të kundërvënies së terrorit me terror, me qëllim për t’ i bërë të ditur Rusisë, se nëse vriten mijëra fëmijë gra e pleq të pafajshëm çeçenë, vetëm sepse duan të jetojnë të lirë, atëherë do të vriten edhe rusët e pafajshëm. Rusët disponojnë armatim, madje edhe bërthamor dhe mund ta zhbëjnë Çeçeninë, por edhe çeçenet mund të hakmerren në kushte dhe rrethana të caktuara.


Duke interpretuar sulmet e fundit të çeçenëve kryengritës, analisti i gazetës, “Novaja Gazeta”, Vjaçesllav Ismailov ka  fajësuar autoritetet ruse si dhe metodat e tyre të ashpra deri në shfarosje  në Çeçeni, të cilat kanë rezultuar me  krijimin e sulmuesve vetëvrasës, që hodhën veten e tyre në erë në metrotë e Moskës. Nga këto sulme rezultuan 39 viktima dhe mbi 50 të plagosur. Dyshimet për shpërthimet kanë rënë mbi grupet militante nga rajoni rus i Kaukazit Verior. Ndërkohë bëhet e ditur se të dyja sulmueset vetëvrasëse, në metronë e Moskës kanë qenë femra çeçene, burrat e të cilave ishin vrarë nga ushtria ruse. Hetuesit e Kremlinit  kanë identifikuar një nga atentatoret, vetëvrasëse, të sulmeve në metronë e Moskës, me ç rast janë vrarë 39 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë. Sipas mediave ruse atentatorja vetëvrasëse  ishte e veja adoleshente e një militanti çeçen të vrarë nga forcat okupatore ruse në vitin 2009. 17-vjeçarja ishte Xhenet Abdurahman nga Dagestani. Hetuesit dyshojnë se sulmuesja e dytë ishte  po ashtu një kryengritëse çeçene, bashkëshortja e një militanti të njohur.


Këto dy lajme, nga Rusia, japin për të kuptuar se është vetë politika e Kremlinit, ajo që po e nxit formën fatale të kundërvënies së forcave çeçene, ashtu sikur e ka nxitur në Palestinë regjimi i Tel Avivit, ashtu sikur është nxitur edhe në Irak nga forcat e Aleancës së krishtere, dhe ashtu sikur forma ekstreme e shtypjes dhe sundimit brutal nxitet ekstremin e kundërvënies.


Në vitin 1934, kur gjeniu i fizikës,  me origjinë hebraike, Albert Ajnshtrajn ishte pyetur lidhur me dhunën brutale, që po e ndërmerrte regjimi i Hitlerit në dëbimin dhe shfarosjen sistematike të  hebrenjve, ai kishte thënë: Kjo dhunë e shfrenuar që po ushtrohet sot kundër hebrenjve, në të ardhmen, në kushte dhe rrethana të tjera, do t’ i nxis ata të kundërvihen po me mjete e metoda të tilla.


Në 15 vitet e fundit Çeçenia e vogël e Kaukazit ka zhvilluar dy luftëra të mëdha kundër Rusisë, që është një gjigant i madh ushtarak botëror. Pamundësia e Rusisë për ta thyer rezistencën popullore të Çeçenisë ka shtruar shumë pyetje, të cilat kanë mbetur pa përgjigje. Si është e mundur që një superfuqi ushtarake botërore, sikur është Rusia, të mos arrijë ta nënshtrojë Çeçeninë, e cila nuk ka më shumë se 1 milionë banorë. Çeçenet kanë luftuar dhe luftojnë për jetë a vdekje, me qëllim për të mbijetuar dhe për të mos pranuar të ndërrojnë identitetin e tyre fetar e kombëtar.


 


Kush janë çeçenët?


 



Xhohar Dudajev – çlirimtari i Çeçenisë


 


Çeçenet vetën e quajnë “nahko” që të do thotë popull. Sipas një statistike të vitit 1989 banorët autoktonë të Çeçenisë ishin rreth 1 milionë banorë, të cilët jetojnë në viset e Çeçenistanit por edhe në disa fshatra të Turqisë dhe të Jordanisë. Në të kaluarën e largët çeçenet kanë qenë në shënjestër të kryqëzatorëve, meqë ishin një popullate e njohur luftarake. Në shekullin 18 pranuan islamin. Ata kanë kulturën dhe gjuhën e tyre letrare, e cila në fillim shkruhej me shkronja të alfabetit turk. Në vitin 1925 pranuan alfabetin latin, ndërsa në vitin 1938, Rusia bolshevike ua imponoi alfabetin çirilik. Në vitin 1993, Qeveria çeçene e Xhohar Dudajevit, sërish iu rikthye alfabetit latin, i cili zyrtarisht është alfabet zyrtar.  E gjatë, e rëndë dhe shumë e përgjakshme është historia e Çeçenisë. Po ashtu të pandërprera kanë qenë përpjekjet  e vazhdueshme të carëve të Rusisë për ta nënshtruar këtë popull të vogël dhe historikisht kurrë të nënshtrueshëm. Një fushatë e njohur është ajo e vitit 1783, kur çeçenët luftuan nën udhëheqjen e sheikut Mansur Usurma. Pastaj janë të njohura luftërat e Çeçenisë kundër pushtimit rus në vitet 1816 dhe 1827, të cilat i udhëhoqi gjenerali i njohur rus, Aleksandër Jermolov. Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore çeçenët i rezistuan pushtetit sovjetik dhe mu për këtë rezistencë të tyre autentike kundër çdo pushtuesi, rusët i cilësuan si përkrahës të forcave fashiste edhe pse çeçenët  asnjëherë nuk përkrahën fashizmin. Kjo fushatë gënjeshtrash kundër Çeçenisë ishte pretekst për Stalinin për të ndërmarrë një fushatë ndjekjesh e dëbimesh të mijëra çeçenëve dhe të popujve të tjerë të Kaukazit si tatarët e Krimesë, kirejët, kalmikët. Shumë prej tyre qenë dëbuar me pa të drejtë kthimi në Çeçeni.


Në vitet 50 të shekullit të kaluar, pas vdekjes së Stalinit, në kohën e sundimit të Nikita Hrushqovit mijëra çeçenë të dëbuar qenë kthyer në vendlindjet e tyre. Ata  ndërmorën një fushatë kundër diskriminimit kulturor rus. Ata thyen dhe shkatërruan simbolet fizike të pushtuesve ruse, kudo në trojet e Çeçenistanit. Shkatërruan memorialin e vendosur nga Rusia të gjeneralit Jermolov, në kryeqytetin e këtij vendi, në Grozni. Rusët e rregulluan disa here por çeçenët vazhdimisht e shkatërruan këtë shenj të okupatorit, të gjeneralit i cili kishte vrarë gra e fëmijë çeçenë. Regjimi sovjetik kishte marrë pak mësim nga e kaluara dhe nuk begeniste të fillonte luftën në Çeçeni. Formalisht atje vepronte pushteti i sovjetëve, ndërkohë që çeçenët vazhduan ta zhvillojnë traditën e tyre fetare, kombëtare e kulturore. Në Çeçeni asnjëherë nuk u vendos dot ligji rus, dhe pse ishte i shkruar në letër, ai nuk u përfill në asnjë instance. Çeçenët gjithnjë e më tepër udhëhiqeshin nga ligjet e Sheriatit dhe kanunet e tyre të moçme. Islami ndër çeçenët kishte marrë përmasa të një religjioni kombëtar, që hap pas hapi çonte në drejtim të pavarësisë nga Rusia. Çeçenët morën vendim kundër përdorimit të alkoholit dhe vendosin shumë ligje islame, si rrahja e kundërvajtësve në vendet publike, mbulimi i femrave, rritja e mjekrave. E gjithë kjo kundrohej me shqetësim nga autoritetet e Kremlinit, të cilat për të mos u armiqësuan me vendet islame, revolucionin fetar të çeçenëve e etiketuan si lëvizje vehabiste.


Në vitin 1994, çeçenët filluan luftën e tyre për çlirim nga okupimi shekullor rus. Kjo luftë lidhet me kryetrimin e Çeçenisë së asaj kohe Xhohar Musajeviq Dudajev.  Ai lindi shkurt të vitit 1944 në Jalhori,  pikërisht në kohën kur Rusia kishte dëbuar e deportuar  qindra mijëra pjesëtarë të kombeve të Kaukazit. 13 vitet e para të jetës ai i kaloi në Kazahstan. Me rastin e riatdhesimit të çeçenëve në vitin 1957 së bashku me familjen kthehet në Çeçeni. Ndërkohë regjistrohet në një shkollë nate dhe kualifikohet si elektricist. Pastaj regjistrohet në shkollën e aviacionit dhe në vitin 1966 diplomon në shkollën e lartë të Aviacionit në Tombov. Pas mbarimit të shkollimit zë punë në njësitë e artilerisë së rëndë në Sibir dhe në Ukrainë. Për një kohë ka marrë pjesë edhe në luftën e Rusisë kundër Afganistanit. Ndërkohë fillon studimet në Akademinë e Aviacionit, “Jurij Gagarin” ku përparon jashtëzakonisht sidomos në vitet  1971-1974. Duke qenë se kishte treguar aftësi dhe përkushtim për të shërbyer në armatën sovjetike, në vitin 1987 emërohet komandant në një bazë strategjike, në Tartu të Estonisë. Fillon të mësojë gjuhën estoneze dhe tregon interesim për nacionalistët estonezë, të cilët  nuk i zbatonin urdhrat e Kremlinit  për ta mbyllur televizionin dhe Parlamentin. Në vitin 1990 njësia e tij ushtarake tërhiqet nga Estonia, ndërkohë që edhe Dudajevi tërhiqet nga ushtria ruse, kthehet në kryeqytetin e Çeçenisë, në Grozni dhe i kushtohet politikës lokale. Po në atë vit emërohet në kreun e Kongresit mbarëpopullor të Çeçenisë, i cili angazhohej për një sovranitet të veçantë të Çeçenisë në kuadër të Republikave të Bashkimit sovjetik. Në kohën kur regjimi komunist  e Zavgajevit në Republikën autonome sovjetike të Çeçeneisë dhe Ingushetisë, mbështeti përpjekjet e sovjetikëve kundër kryetarit Mihail Gorgaçov, Dudajevi rrezikohet  nga Kremlini. Pikërisht nga përpjekja e pasuksesshme kundër Gorbaçovit fillon edhe shembja e Perandorisë sovjetike në vitin 1991. Dudajevi dhe përkrahësit e tij në verë të vitit 1991 marrin kontrollin mbi Çeçeninë, ndërsa kryetari i deriatëhershëm prorusi Zevgajev ikë në Rusi. Disa nga ithtarët e Zevgajevit dhe të politikës ruse  eliminohen, plagosen e disa të tjerë e lëshojnë vendin.Referendumi i cili u mbajt në vjeshtë të vitit 1991 zgjodhi për kryetar të Çeçenisë, Xhohar Dudajevin, i cili duke u mbështetur vullnetin e popullit shpalli pavarësinë e njëanshme të Çeçenisë dhe shkëputjen nga Rusia. Ndërkohë, kryetari rus, Boris Jelcin dërgoi armatën  për ta përmbysur regjimin e ri të Çeçenisë, por armata u thye dhe u tërhoq. Republika çeçene e Ikçerisë  faktikisht u shpall shtet i pavarur


Fillimisht Dudajevi lidhi marrëdhënie diplomatike me Gruzinë. Kryetari i këtij shteti Gamsakurdi e përkrahu Dudajevin në rrugën e tij drejt sovranitetit. Në kohën kur Gamsakurdi u  largua dhunshëm nga pushteti, ai gjeti strehim në çeçeni. Në vitin 1992, Ingushetia u nda nga Çeçenia me rastin e shpalljes së pavarësisë së këtij shteti të Kaukazit.  Në vitin 1993 Çeçenia shpalli pavarësinë e plotë. Në shkolla mësohej vetëm gjuha çeçene me alfabet latin. Shteti i ri nxori edhe monedhën e vet. Situata ekonomike ishte përkeqësuar, ndërsa kishin dështuar disa përpjekje për ta eleminuar Dudajevin.Në dhjetor të vitit 1994, forcat e armatosura ruse pa paralajmërim fillojnë bombardimin e njësisë së aviacionit çeçen në Grozni. Çeçenia i shpalli luftë Rusisë dhe mobilizoi të gjitha forcat për t’ u mbrojtur nga agresioni. Në kohën e negociatave mes kryetarit të Çeçenisë Dudajev dhe ministrit rus të Mbrojtjes Pavel Graçovit,    11 dhjetor Çeçenia ishte sulmuar befasisht nga të gjitha anët. Me këtë rast vritet edhe, Alvuri,  djali i Dudajevit. Pas rënies së Groznit, Dudajevi depërton në jug të vendit ku organizon njësitë e forta partizane, të cilat përballuan me sukses ushtrinë shumë më të madhe në numër të Rusisë. Në atë kohë myftiu i vendit, Ahmad Kadirov kërkoi ndihmë vëllazërore nga shtetet islame për luftë të shenjtë kundër Rusisë. Pa vonuar drejt Çeçenisë drejtohen vullnetarë nga Dagestani, Ingushetija, nga disa vende të Evropës nga Ukraina dhe nga vendet Baltike, të cilat tashmë ishin shkëputur nga bashkimi Sovjetik. Më 21 prill të vitit 1996, Xhohar Dudajevi vritet me  dy projektilë teledirigjues  të armatës ruse, në kohën kur pos shërbehej me telefonin satelitor. Mendohet se për një veprim të tillë preciz, ruset janë shërbyer me një satelit të NSA-së. Vrasja ndodhi në kohën kur Dudajevi po fliste me përfaqësuesin e liberalëve ruse, Konstatin Borivoj.


 



 


Çeçenia, as është dorëzuar as do të dorëzohet ndonjëherë


 


Në 15 vitet e fundit, Çeçenia e vogël e Kaukazit ka zhvilluar dy luftëra të mëdha kundër Rusisë, që është një gjigant i madh ushtarak botëror. Pamundësia e Rusisë për ta thyer rezistencën popullore të Çeçenisë ka shtruar shumë pyetje, të cilat kanë mbetur pa përgjigje. Si është e mundur që një superfuqi ushtarake botërore, sikur është Rusia, të mos arrijë ta nënshtrojë Çeçeninë, e cila nuk ka më shumë se 1 milionë banorë? Mbase vetëm për shkak se  Çeçenët kanë luftuar dhe luftojnë për jetë a vdekje, me qëllim për të mbijetuar dhe për të mos pranuar të ndërrojnë identitetin e tyre fetar, kulturor e kombëtar. Ata janë shumë të vendosur dhe të bindur në të drejtën e tyre për të jetuar vertikalisht, pa e ulur kurrizin. Lufta e Parë e Çeçenisë kundër Rusisë e viteve 1994- 1996, pas vrasjes së prijësit trim të Çeçenisë, Xhohar Dudajev, mori fund me nënshkrimin e marrëveshjes në  mes kryetarit të Çeçenisë Asllan Maskadov, gjeneralit rus, Aleksander Lebed, kryetarit Boris Jelcin dhe Viktor Çernomirdinit.


Kryetari Maskadov luftoi me të gjitha vështirësitë që u paraqiten pas shkatërrimeve që kishte lënë lufta. Qëllimi i tij kryesor ishte që Republika e Çeçenisë të shkëputej përfundimisht nga Federata ruse, por  që kjo të arrihej me një rrugë paqësore, pa e sfiduar ushtarakisht Rusinë, e cila edhe ashtu kishte filluar të shpërbëhej, ndërsa shumë republika kërkonin të shkëputeshin nga diktati autarkik dhe despotik i politikës së Kremlinit.


Në marrëveshje ishte paraparë që Çeçenia në vitin 2001 të mbante një Referendum për një status të veçantë, që mbase edhe mund të çonte në shkëputje paqësore nga Federata Ruse.


Kundër kursit paqësor të Maskadovit u ngritën  tre ndër komandantët të cilët ishin shquar gjatë luftës  së popullit çeçen kundër forcave policore dhe ushtarake ruse. Shamil Basajevi, Selman Radujevi dhe Emir Hatabi kishin ruajtur formacionet e tyre ushtarake dhe nuk ishin inkuadruar ne formacionet e rregullta te ushtrisë së Asllan Maskadovit. Ata iu kundërvunë politikës së Maskadovit  dhe u orientuan në alternativën e tyre të shkëputjes përfundimtare nga sundimi i Kremlinit, duke u bazuar në rezultatet e luftës çlirimtare. Me qëllim për të rifilluar luftën vendimtare, Bashajevi, Radujevi dhe Hatabi me formacionet e tyre luftarake depërtuan në Republikën e Dagestanit  dhe nga atje filluan t’i sulmojnë garnizonet ruse. Pikërisht nga sulm i forcave ushtarake çeçene në Dagestan, autoritetet e Kremlinit morën pretekst dhe  me formacione të shumta ushtarake u nisen drejt Çeçenisë me qëllim që t’i shkatërrojnë bazat e kryengritësve, por edhe lëvizjen popullore të këtij populli për liri. Autoritetet e Kremlinit nuk e ndihmuan pushtetin e Maskadovit, as ndihmuan në rimëkëmbjen e vendit nga shkatërrimet që kishte lënë prapa lufta, por u orientuan që problemin e Çeçenisë ta zgjedhin ushtarakisht. Të udhëhequr nga politika e ruajtjes së Rusisë së Madhe kryetari rus Boris Jelcin dhe Qeveria e këtij vendi u përcaktuan që çështjen e Çeçenisë ta zgjedhin me ndërhyrje ushtarake dhe prishjen e marrëveshjes, e cila ishte lidhur në vitin 1996 me rastin e ndërprerjes së luftimeve. Rusia nuk kishte marrë mësimin e duhur nga humbja e turpshme në luftën 10 vjeçare në Afganistan, por me rifillimin e luftës në Çeçeni, ajo i bënte me dije popujve myslimanë të Kaukazit se nuk do të çliroheshin nga kolonializmi dhe hegjemonia e Kremlinit.


Qeveria ruse kishte filluar të propagandonte dhe ta bindte popullin se lufta bëhej jo kundër popullit çeçen por kundër grupeve “terroriste”. Kreu i Kremlinit Vladimir Putin tashmë kishte marrë një mbështetje të fuqishme nga Duma ruse për ta shuar lëvizjen çlirimtare të popullit çeçen. Kryetari Putin, po ashtu mori pretekst sulmet e disa grupeve të armatosura  në Moskë duke ia përshkruar luftëtarëve çeçenë. Për të gjitha sulmet që ende nuk janë zbuluar Putini i fajësonte çeçenët. Nga kjo gjendje ai përforcoi pozitat dhe fitoi edhe zgjedhjet e dyta, duke përforcuar edhe më tej bindjen se lufta në Çeçni kishte të bënte me një luftë kundër grupeve kriminale dhe je me dëshirën dhe vullnetin e këtij populli për t’u shkëputur nga hegjemonizmi rus.


Lufta e dytë ruso-çeçene filloi qysh në vitin 1999 dhe zgjati afër pesë vjet. Ajo ende nuk ka mbarur edhe pse Kremilini zyrtar ka proklamuar tërheqjen nga ky vend i Kaukazit. Në luftën e dytë kundër Çeçenisë, ushtria ruse vuri në përdorim artilerinë e rëndë, aviacionin dhe helikopterët, armatimin raketor dhe  një fuqi shumë me të madhe në numër të forcave ushtarake  në krahasim me luftëtarët  çeçenë. Putin deklaronte se ky vend ishte bërë çerdhe e terroristëve islamë dhe pikërisht duke u mbështetur në sulmet e grupeve kundër civilëve, mori edhe përkrahjen e verbër të shumë vendeve perëndimore.


Lufta e dytë në Çeçeni akordoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit kriminal të Serbisë në vitin 1999. Veprimet e Beogradit dhe të Moskës zyrtare ishin të përbashkëta në këndvështrimin se lufta po zhvillohej kundër grupeve terroriste islame dhe lufta si e tillë sikur arsyetohej nga shumica e shteteve të botës, përderisa  vendet islame nuk treguan ndonjë përkushtim për të ndihmuar kryengritësit në Kosovë dhe në Çeçeni, ashtu sikur nuk u merakosen shumë për pësimet fatale dhe masakrimin e myslimanëve në Bosnje.


Në mungesë të përkrahjes, luftëtarët çeçenë shpeshherë vepruan në mënyrë të pamatur, sidomos kundër popullatës civile. Ata me veprime të tilla donin t’ i tregonin Moskës zyrtare, por edhe botës se përderisa  ushtria ruse bombardonte fshatrat e Çeçenisë, ku vriteshin pamëshirshëm qindra e mijëra gra e fëmijë të pafajshëm,  edhe ata mund të kryenin veprime të tilla. Mirëpo bota ishte dhe mbeti e shurdhër përballë forcës ushtarake të Kremlinit, duke mos i përkrahur veprimet e tilla të luftëtarëve çeçenë dhe duke dënuar verbalist edhe sulmet ruse.


Lëvizja çlirimtare në këtë vend të Kaukazit nuk ka ndaluar qe treqind vjet dhe nuk do të ndalojë, sepse ndjenja e popullatës së kësaj ane  për liri është thellë e ngulitur në zemrat e tyre, sepse çeçenët janë popull me dinjitet dhe vetëdije të fortë kombëtare e fetare. Lufta e tyre do të vazhdojë me kurorëzimin e fitores pavarësisht se ajo ende nuk po shihet në horizont. Një luftë që po zgjat qe treqind vjet nuk mund të mos kurorëzohet me sukses. Është e vërtetë se lufta në Çeçeni ka edhe ngjyrën fetare islame, sepse çeçenët janë islamë dhe luftojnë për liri dhe pavarësi. Islami nuk guxon të jetë  pengesë, për ta injoruar identitetin e tyre fetar dhe kombëtar, atë identitet, të fortë dhe të fuqishëm, të cilin e kanë krijuar rrethanat historike, historia njerkë e këtij kombi të pamposhtur, i cili tashmë shpëtim kërkon vetëm nga Allahu dhe nga askush tjetër në botë, sepse bota përparimtare demokratike nuk çan kokën për Çeçeninë trime e kryengritëse, ndërsa shtetet islame kanë të tjera halle, janë të përçara dhe aktualisht të paafta ushtarakisht e ekonomikisht për t u vënë në mbrojtje të myslimanëve të botës, të cilët janë të atakuar po thuajse në të gjitha pjesët e botës. Fushata antiislame në botë është intensifikuar pas sulmit të Al Qaidës në Amerikë në vitin 2001 që rezultoi me sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të krishtera të Evropës kundër Afganistatit, dhe Irakut, luftë kjo e cila po shkallëzohet dhe ka marrë fushatë të njëjtë me Kryqëzatat e Mesjetës së hershme.


Nuk është e rastësishme që në të gjitha këngët popullore dhe heroike të Çeçenisë, motoja e besimit shprehet në çdo të dytin varg, me fjalët “La ilahe ilallah”. Kjo është e vetmja mbështetje metafizike, e cila frymëzon çeçenin e paskrah, çeçenin e  ngujuar në malet e larta të Çeçenisë, ku nuk shkel dot këmba e pushtuesit, por bombardon raketa tokë-tokë, apo edhe helmet e luftës.


Çeçenët nuk kanë raketa as armë të rënda. Ata trupin e tyre po e bëjnë raketë me rreze të gjatë veprimi. Ata, me këtë fanatizëm po i tregojnë botës, se ideali për liri është i pavdekshëm, edhe atëherë kur një sulmues me vetëdije të plotë shkon drejt vdekjes, duke shpaguar veten dhe duke i treguar botës se njeriu që ka ideale të forta për lirinë nuk merr para sysh asnjë pengesë.


 



Shamil Basayev


 


Sulmet e fundit vetëvrasëse të çeçeneve në Metrotë e Moskës, vrasjet e policëve prorusë në Ingusheti,  nga të cilat kanë humbur jetët shumë rusë të pafajshëm, i kanë dhënë për të kuptuar Kremlinit se “krimi e ushqen krimin”. Andaj Kremlini tash për tash po hesht, por stuhia e shpërthimit të zemërimit së shpejti do të derdhet mbi kurrizin e popullit çeçen, ashtu sikur është derdhur qe tre shekuj rresht. Çeçenët, mbi të gjitha kanë besimin e tyre të paluhatur në All-llahun, e vetmja shpresë, që i frymëzon dhe  që i ushqen. Ata, nuk i përkrah bota e krishterë, përkundrazi e dëshiron shfarosjen e tyre. Ata, nuk i përkrah dot as bota islame e cila është e përçarë, e dobët ekonomikisht e ushtarakisht, dhe e atakuar nga bota e fuqishme e krishtere, në Lindje dhe në perëndim.


Zoti i shpëtoftë dhe i shpërbleftë çeçenët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendës-kryeministrja Emilija Rexhepi, …