Ahmet Qeriqi: Vazhdojmë punën në Radio dhe në Agjenci, 10 janar, 1999

Ahmet Qeriqi: Vazhdojmë punën në Radio dhe në Agjenci, 10 janar, 1999

Mbrëmë kam qëndruar në Berishë.

Në orët e para ditës kam mbaruar një shkrim tematik përkujtimor për dëshmorët e Batalionit “Ruzhdi Salihu”. Mendoj se një emision i tillë tematik, dokumentar, duhet të jetë i përditshëm në valët e radios, mirëpo tani për tani nuk kemi sa duhet të dhëna dokumentare për dëshmorët. Sidoqoftë emisioni i parë është përgatitur mirë, leximi i tekstit nga spikeri, Nusret Pllana ka qenë në nivel, ashtu sikurse edhe efektet përcjellëse muzikore, edhe pse kemi një fond shumë të varfër të muzikës. Efekte nga muzika serioze nuk kemi fare.

Për emisionet tematike shkëpusim ndonjë efekt nga këngët që i këndon “këngëtari i përkushtuar  i UÇK-së”, Ilir Shaqiri, pastaj Arif Vladi, Shkurte Fejza e ndonjë tjetër…

Po ashtu kam shkruar edhe një koment të shkurtër për zhvillimet më të reja të diplomacisë perëndimore rreth Kosovës.

Sot në Selinë e Radios dhe të Agjencisë kanë ardhur për të provuar  zërin  eprori, Shefqet Buçaj i quajtur komandant “Mësuesi”,   dhe një ushtare. Pas një sprove të shkurtër kemi konstatuar se mësuesi ka një diksion jashtëzakonisht të mirë, zë radiofonik dhe kulturë leximi, mirëpo çuditërisht është i ngadalshëm në lexim dhe tepër i qetë. Krejt kjo nuk do të akordonte me zërin bombastik dhe luftarak të Nusret Pllanës. Ndërsa ushtarja, të cilës nuk ia di emrin, sigurisht se kishte frikë të zakonshme para mikrofonit dhe nuk e mori dot veten. Jemi pajtuar që “Mësuesi”, Shefqet Buçaj të vijë ndërkohë, derisa të vendosim definitivisht lidhur me punën e tij, meqë ai ka detyra të rëndësishme në operativë, dhe si duket komandant  “Çeliku” nuk do ta lirojë nga obligimet ushtarake. Jemi të vetëdijshëm për prioritetet në organizim  dhe nuk kundërshtojnë, sa do që “mësuesi” do të na kryente shumë punë.

Në bazë të informacioneve që kemi marrë nga terreni, tanimë hetohet se serbët po përgatiten për një ofensivë të dimrit. Ata nuk do ta presin pranverën, sikur lajthitën disa analistë perëndimorë. Përditë në kufirin verior të Kosovës po hyjnë forca të reja ushtarake nga Armata e Nishit.

Lëvizje të caktuara teknike e taktike po vërehen edhe në zonën tonë. Përqendrime të forcave serbe hetohen edhe drejt Carralevës dhe Zborcit.

Edhe sot kemi përgatitur një emision të pasur me informata, këngë, kemi emetuar edhe emisionin tematik dokumentar për dëshmorët e Krojmirit, një koment dhe disa pika muzikore.

Isë Krasniqi si zakonisht i përcjellë me faks të gjitha informatat në zyrën e Kosovapresit në Cyrih të Zvicrës. Nga atje edhe marrim informacione të caktuara.

Mbrëmë kam qëndruar në Berishë. Në orët e para ditës kam mbaruar një shkrim tematik përkujtimor për dëshmorët e Batalionit “Ruzhdi Salihu”. Mendoj se një emision i tillë tematik, dokumentar, duhet të jetë i përditshëm në valët e radios, mirëpo tani për tani nuk kemi sa duhet të dhëna dokumentare për dëshmorët. Sidoqoftë emisioni i parë është përgatitur mirë, leximi i tekstit nga spikeri, Nusret Pllana ka qenë në nivel, ashtu sikurse edhe efektet përcjellëse muzikore, edhe pse kemi një fond shumë të varfër të muzikës. Efekte nga muzika serioze nuk kemi fare. Për emisionet tematike shkëpusim ndonjë efekt nga këngët që i këndon “këngëtari i përkushtuar i UÇK-së”, Ilir Shaqiri, pastaj Arif Vladi, Shkurte Fejza e ndonjë tjetër... Po ashtu kam shkruar edhe një koment të shkurtër për zhvillimet më të reja të diplomacisë perëndimore rreth Kosovës. Sot në Selinë e Radios dhe të Agjencisë kanë ardhur për të provuar zërin eprori, Shefqet Buçaj i quajtur komandant “Mësuesi”, dhe një ushtare. Pas një sprove të shkurtër kemi konstatuar se mësuesi ka një diksion jashtëzakonisht të mirë, zë radiofonik dhe kulturë leximi, mirëpo çuditërisht është i ngadalshëm në lexim dhe tepër i qetë. Krejt kjo nuk do të akordonte me zërin bombastik dhe luftarak të Nusret Pllanës. Ndërsa ushtarja, të cilës nuk ia di emrin, sigurisht se kishte frikë të zakonshme para mikrofonit dhe nuk e mori dot veten. Jemi pajtuar që “Mësuesi”, Shefqet Buçaj të vijë ndërkohë, derisa të vendosim definitivisht lidhur me punën e tij, meqë ai ka detyra të rëndësishme në operativë, dhe si duket komandant “Çeliku” nuk do ta lirojë nga obligimet ushtarake. Jemi të vetëdijshëm për prioritetet në organizim dhe nuk kundërshtojnë, sa do që "mësuesi" do të na kryente shumë punë. Në bazë të informacioneve që kemi marrë nga terreni, tanimë hetohet se serbët po përgatiten për një ofensivë të dimrit. Ata nuk do ta presin pranverën, sikur lajthitën disa analistë perëndimorë. Përditë në kufirin verior të Kosovës po hyjnë forca të reja ushtarake nga Armata e Nishit. Lëvizje të caktuara teknike e taktike po vërehen edhe në zonën tonë. Përqendrime të forcave serbe hetohen edhe drejt Carralevës dhe Zborcit. Edhe sot kemi përgatitur një emision të pasur me informata, këngë, kemi emetuar edhe emisionin tematik dokumentar për dëshmorët e Krojmirit, një koment dhe disa pika muzikore. Isë Krasniqi si zakonisht i përcjellë me faks të gjitha informatat në zyrën e Kosovapresit në Cyrih të Zvicrës. Nga atje edhe marrim informacione të caktuara. Në mbrëmje së bashku me Qemal Aliun nismi nëpër Grykën e Berishës në drejtim të Krojmirit, qendrës sonë gravitacionale të cilës nuk i shqitemi dot. Qemali sonte do të pushojë në Krojmir, ndërsa nesër do të provojë të shkojë te familja e tij, për të pushuar një apo dy ditë. Qemali është një tip i çuditshëm. Ai sikur rezervohet. Ndoshta për shkak se nuk njihemi sa duhet, ndoshta ka një përshtypje tjetër për punën tonë. Për ne është me rëndësi se e njeh mirë punën me kompjuter, madje edhe krekoset për angazhimin dhe dijen e tij, pasi një kohë ka punuar, në "Rilindje".

Në mbrëmje së bashku me Qemal Aliun nismi nëpër Grykën e Berishës në drejtim të Krojmirit, qendrës sonë gravitacionale të cilës nuk i shqitemi dot.

 Qemali sonte do të pushojë në Krojmir, ndërsa nesër do të provojë të shkojë te familja e tij, për të pushuar një apo dy ditë. Qemali është një tip i çuditshëm. Ai sikur rezervohet. Ndoshta për shkak se nuk njihemi sa duhet, ndoshta ka një përshtypje tjetër për punën tonë. Për ne është me rëndësi  se e njeh mirë punën me kompjuter, madje edhe krekoset për  angazhimin dhe dijen e tij, pasi një kohë ka punuar, në “Rilindje”.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Intensifikohet ofensiva serbe në Zonën e Neredimës (E diel 9 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Intensifikohet ofensiva serbe në Zonën e Neredimës (E diel 9 maj, 1999)

Qysh herët në mëngjes forcat ushtarake dhe policore serbe kanë ndërmarrë sulme të gjithanshëm në …