Hakif Bajrami

Akademik, Hakif Bajrami: LUFTA PËR “KALIN E TROJËS”-LUFTË PËR PUSHTET DHE PËR RUAJTJEN E PASURISË SË GRABITUR I

(Duart e përlyera ujin nuk  e kthjellin)

Republika e Kosovës lëngon nga varfëria, nga papunësia, nga padrejtësitë që na janë kurdisur nga Ahtisari, nga  Rezoluta 1244 e KS OK, nga Gjykata raciste Speciale, plus mercenarët tanë të mbrojtur, plus injoranca dhe “drogëria” infektive, që palsohet nga sherbimet kontrainoformative që vijnë e shkojnë, pa një therrë në këmbë nga: Rusia, Serbia, Spanja, Qipro, Bellorusia… Kur t` i shtohen kësaj plage edhe disa “thika” pas shpine si nga Austria dhe e Djathta fashiste e Evropës, atëherë e kuptojmë pse 2 milonë qytetarë të Republikës Kosovës, nuk kanë viza me lëvizë lirishtë nepër Kontinetin e tyre, nuk janë qytetar të barabartë në Evropë, sepse dikush është pishman pse e kemi shpallë pavarësinë. A jemi edhe vet duke i bërë kësaj harange urrejtëse antishqiptare argat pa pagesë, del hapur se po, sepse lufta speciale në Kosovë nuk po zhvillohet për begatim të mendimit, fjalës dhe veprimit në dobi të lirisë e për demokraci, por për ndrëskamca dhe mertiokraci. Se, një mujashar politik në Kosovë i merr nga gjashtë e deri në shtatë rroga, është krejtë normale; se një “doktor  shkence” ,me referenca të dyshimta e diku hiq pa to në ‘monografinë’ e vetme për 30 vjetë “punë kolosale”, e në realitet i ka dy e tri vende pune, kjo epidemi nuk e brengos shtresën që jeton në lluks falso fare.

 Aty ku i “lëviz stazhi”, autori i “monografisë kolosale” nuk shkon në punë kurrë.  Aty ku i “bluen honorari”, është madje shef  dhe me atë trohë diturie të sorrës larme sjellë  “vranësira e kthejllësi tmerri katran të zezë”. Madje, me një gjysëm libër emrohet (nuk zgjidhet) nga kalnet e tij edhe akademik në Akademinë, ku i botojnë me para të popullit “veprat” e veta të nxierrura nga intervistat nepër gazeta. E për intervista intervistuesit vet i kanë paguar dhe vet i kanë regrutuar, sepse kanë para. Shiqoni, se kush DEFILON nepër televizionet tona në anën tjetër si “analista dhe opinionista”, e gjuha e tyre, argumentet e tyre, janë me vlerë deri sa të mbyllet ekrani. Kjo smundje kanceroze është bërë epidemi valide që rëndon mbi kurrizin e popullit prej kah gufon banda e fajdexhive, profiterëve të sistemit, pangjyreve të promovimeve të tyre, nepër klane dhe skuta që skanojnë zdral politikë dhe indyrë poligrafike, sepse “supën” e tyre-prodhimin e tyre- librat plotë plagiatura, as qeni nuk e hanë.E ju që më dërgoni selame, më akuzoni se kam “hulumtuar në Beograd, Moskë e Atinë, pse mos ta pranoi se aty janë “Dosjet” e jueja që i kanë depnuar parardhësit e juaj.

Po ua përkujtoi, se ato dosje fotokopje ia kam dërguart Shokut Enver Hoxha, i cili kurrë nuk ka dalur jashtë kontrollit kombëtar. Madje ato dosje i ka lexuar edhe Ramiz Alia, po edhe Shoku Fadil Hoxha. (Fjalën shok e përdori sepse ata ashtu kanë pasë deshirë të quhen). E ai që po ma përmendëni, ju të selameve, më 1979, (të cilin kurrë nuk e kam njohur si njeri, më parë), në Zveçan më pati thënë kur ia përplasa në mbledhje se “Shoku yt Tito: më 21 nëntor 1944 i ka amnestuar të gjithë çetnikët;se më 8 shkurt 1945 në Kosovë ka vëndosur Diktaturë ushtarke e cila si pasojë ka pasë 29000 shqiptarë të përsekutuar; se ua ka sharë Skënderbeun 24 shqiptarëve në Beograd më 10 prill 1945, se ju po ia  mungoni monografisë sime- “ARADHA PARTIZANE e SHALËS” mbi 200 faqe, vetëm për t` u dukur se shqiptarët para se të hyjnë në aradha antifashiste është si kusht të antarësohen komunist; se Lufta antifashiste nuk ka qenë komuniste; se çdo njeri i rendomt ka pasë të drejtë të jetë antifashist, si ishin SHALJANËT e sinqertë të Shalës Bajgorës dhe jo vetëm kjo”. E ai dosti juej i nëntokës dihet se çka më ka thënë: “Nëse edhe njëherë diskuton kështu, ti nuk do të arrestohesh, por do të këndon Ali Hadri mbi varr si Engelsi Marksit”. E unë iu kam përgjegjur: “Sigurishtë se ju mundeni të ma kurdisni varrin sepse keni pushtet, se keni znanat, por nuk do të më këndoni mbi varr në asnjë variantë”. Në atë njeri kurrë ma pas shiquar pas vitit 1979, si një antifashist, por si një xhelatë mediokër që ka akuzuar njerëz që e kanë mbrojtur kombin dhe pragun e shtëpisë. E sot lehtë është me shitë “patriotizëm”, por e merrni vetëm në “VJETAR” 1985, `86, `87, `88 çka kamë botuar për Diktaturën ushtarke të Titos (8 shkurt 1945), çka u kamë thënë politikanëve shqiptar publikisht në televizion se “ju nuk po lexoni asgjë, ju jeni injorant”.

Më tha këto ditë një mik duke më porositur: “Pse po i venë titujtë para emërit, kur nuk ke nevojë, se POPULLI i di të gjitha”. Po i thash, ke të drejtë. Por këtyre “akademikëve të LKJ-LDK-ës” , këtyre politikanëve anlafabetë që e marrin popullin në qafë për një pozitë në pushtet,dhe disa mediokrave që lavdohen nepër kafene dhe qyeze të zdralta, nryshe nuk mundesh me ua kthyer titullin dhe “vjamin në tru” si poligoni inflacionit, pra vetëm se në këtë mënyrë e përplasë si demode që janë ta dijnë se sa peshojnë, sepse i kam botuar 53 libra, e prej tyre nja 30-të së pakut janë kapitale për kombin tim. Madje 22 prej tyre janë të kohës së komunizmit. Folni klosharë të selameve me telefona infektiv, ku ishit ju më 1962, më 1968, 1978, 1981-1999. Edhe njëherë PO e theksoi: Isha dhe jam antifashist, por jo komunist kurrin e kurrës, si ju që ende i ruani librezat në “magje të miellit”. Nuk mundet të identifikohet ai që 1939 -1944 ka luftuar për atdhe, me atë që ka ndejtë gju me gju me klyshët e: Musolinit, Hitlerit, Nediqit dhe atyre që prenë e grinë më 4 shkurt 1944 në Tiranë, e në prill 1945,e pasi që u kthyen në Mitrovicë, shkuan me i marrë rrogat te Nediqi në Beograd. Dihën emrat, dihen dokumentet gjermansiht dhe serbisht me vula të GESTAPOS. Nuk mund të amnestohen ata që e vranë (dihet cilat loza familiare kanë investuar në këto vrsëje; janë dokuemnete e arkivuara) bje fjala: Avni Rrustemin (1924), Azem Galicën (1924), Bajram Currin (1925), Nazim Gafurrin (1928), Elez Isufin ( 1927), Shtjefën Gjeqovin (1929), i kërcnuan TRE priftërinjët katolik: Luigj Gashin, Shtjefen Kurtin dh Xhon Bizakun (1930), Millan Shifllajin (1931), Hasan Prishtinën (1933), Emin Durakun (1943), Hysni Dobrunën, Mustafë Bakinë, Hajro Plavën,Meto Bajraktarin që e ropën për së gjalli, Ganimete Torbeshin, që tri herë krimineli shqiptar e shau dhe e pshtyu deri sa ishte në litar, e ai person sot ka “autoritet”, dhe emri i tij figuron në një rrugë qyteti diku në Kosovën e mbushur me padrejtësi meskine. Po, do të thoni pse nuk i keni ndaluar. Po kush të pyet sot. Shiqoni se si promovohet disa libra dhe çka thuhet për autorsinë e tyre aty, ku “vlon patriotizmi” si kafja e Brazilit në xhezve të Zvicrës. Po neofashisti  S.Millosheviq, e pati serbizuar Kosovën, duke vënë emra të kriminelëve serb, rrugëve e shesheve. Po ku mbeti, ka shkuar në brllogun e historisë, jo në saje të punës suej të përgojimeve, por si rrezultat e LUFTËS INGENIOZE TË UÇK-ës së ADEM DEMAÇIT DHE ADEM JASHAR -LEGJENDARIT. Për ndryshe, serbiani këtu do të dirigjonte ende:se për juve djali i Dragqit ende do të rrafte popullin duarthatë nepër rrugë, shtëpia e sheshe, e ju mbanit fjalime-deklata për shtyp. Nuk largohet asnjë okupator me lutje dhe ankesa, por me vargojë xhaku dhe luftë të drejtë dhe të DLIRË si loti.

Po ata që e fituan luftën më 1945 nuk u sollën me korrektësi pasi e muarën pushtetin. Por,tjetër temë është ëçshjta e pushtetit totalitar dhe ai duhet të gjykohet e objektivizohet me argumente të kohës, kuptohet pas 2 dhjetrit 1945, kur edhe në Kosovë edhe në Shqipëri do të ngjanë padrejtësi jo të vogla. Si historian as nuk mund t` i amnestoi e as t` i mbroi. Realiteti flet vet, por nëse provojmë REVANSH dhe totalitarizëm blu në vend te të KUQIT, atëherë kemi gabuar se nuk jemi për demokraci Perendimore, të cilën si teori dhe si praktikë në disa shtete e admiroi. Por edhe në rastin e parë edhe në të dytin, çështjet duhet të objektivizohen, me argumente. E çka kam fituar unë nëse e paskam “hymnizuar PPSH apo PKJ e viteve 1919 1945, kur nuk kishim asnjë shpresë so komb i robëruar, se do të shpëtojmë nga shfarosja përballë 33 programe fashiste serbiane (1836-1997), kur kundër neve thurëshin intrigat më ogurzeza, kur kundër neve u bë gjenocidi (1877/8), kur tokat shqiptare u coptuan me gërshërë në Londër (1913) e Versaj (1919) kur lidhëshin Konventa (1938), e Marrëveshje Xhentelemene (1953), deri te “Koridoret përplasëse” (1997-1999), të cilat jo ju, por unë ato dokumente i botova dhe e komporomitova atë sistem gjakatar të kralevinës dhe titizmit në çdo etapë. (Lexo: Si e okupoi Serbia Kosovën 1, 2, 3; lexo: Zavere i zloçini UDB-e prema albancima do 1966; lexo Dosjen Demaçi, Dosjen Metush Krasniqi. Dosjen Fazli Greçefci, Programet për shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës; Rikolonizimi i Kosovës 1945-1953, Naçertaninë,Shpërnguljen në Anadolli 1878-1966, etj). Po a nuk ishte lufta kundër shqiptarëve luftë speciale (1877-1999). Po lufta jonë intelektuale dhe politike ishte dhe triumfoi si luftë e drejtë-SPECIALE, por kurrë nuk do të kurorzohej pa luftën e armatosur të UÇK-ës, të cilën e urreni deri në ekstrem. E në anën tjetër: Lexone vetëm “Vjetarin”1979-1989, lexoni “Gjurmimet Albanologjike”, lexoni Rezolutat e botuar të PKJ-ës (1923, 1928, 1935, 1940), lexoni edhe veritalisht edhe horizontalisht çka mshifet në disa punime afrimative “komuniste”, si më kërcnoheni ju mercenarët e çetniko-komunistëve të Beogradit. E shtrohet pyetja: Kush nga Evropa “demokratike” plotë neofashizëm dhe sot, plotë ekstremizëm neonacist edhe sot, e ka lëshuar apo e lëshon nga grigja e atyre që vranë e dogjën nepër terr e në pikë të ditës një popull të tërë shqiparë i rëbëruar nën të tri Jugosllavitë, vetëm një zë kundër kampeve të përqëndrimit për shqiptar 1919-1924-141; 1945-1999, vetëm ne reaguam me dokumente si Shkollë e Historisë Prishtinës dhe Tiranës, që  ua çiti “trutë” fashistëve dhe neofashistëve në tavolinë. Ata që kanë mbiellë urrejtje dhe vrasa meskine, prap po ulurojnë “patriotizëm’ dhe kanë korrë akull gjatë këtyre 20 vjetëve, duke u bërë prej lypcarëve “kapitalist”, duke koketuar me fashistë e titistë të territ. Pse nuk i botoni “DOSJET” sepse keni para të pista sa të doni, me të cilat dërgoni edhe selame insuficiente dhe atrfike primitive. Po cilat dosje more janë të ndaluara për një sistem që është shporrë. Pse nuk hulumtoni në arkiva dhe aty janë dosjet e të dihet njëherë mirë e tërësisht se kush ka qenë spiun, kush ka vrarë e kush ka grabitur pronën e popullit. Nëse botohen ato, e unë thëm se duhet të botohën nga lartë-poshtë, atëherë Dyzin, ju them se e keni të sigurtë, se mos ju, atëherë baballarët tuej figurojnë si hafije dhe vrasës të drejtpër drejtë në çdo etapë historike. Okupatorët nuk kanë flejtë. Nga një herë kanë gjetë mercenarë edhe pa pare. Pra, le të objektivizohen-botohën dosjet nga lartë poshtë, sepse vegjlia kurrë nuk ka pasë faj. E vërteta, vegjëlisë iu kanë pirë dhëmbët, e nivelet i kanë hangër mollat”. Pra me argumente duhet të mësohet e VËRTETA, e jo në stilin “njëqindë arusha në mal”, pale mos po e blenë rrenën dhe shpifjen dikush. PO, kam dekomumente, janë dosjet në duartë tona se kush i ka vrarë herë me pare e herë me logjistikë : Avniun Legjendar e deri te Adem Jasharin- Legjendarin. Unë nuk jamë fajtor se i njoh ato dosje, dhe nuk ju amnesotojë se një ditë do të botohën, ndoshta jo unë sepse nuk kam para, jo që nuk di dhe po ju kursej, por studentët e mi, që do të janë ma të guximshëm dhe më të aftë se unë, këtë detyrë do ta kryejnë me sukses-dhe disa  veq kanë filluar punën. Kot nuk ka “plumb” që i ndalë! Unë në këtë dialektikë besoi, dhe kjo dialketikë do të fitojë. E ku do të mbetën familjet e atyre që dërgojnë selame meskine, me “pedigre” në Beograd e Hagë(!!!), që ende i kanë shtëpitë në Beograd,e për banse mos të flasim, janë ata e askush tjetër që i dërguan 62 Dosje në Hagë kundër UÇK-ës. Serbët ato dosje i kanë bërë publike. Pse mos t` i bëjmë publike edhe punët e atyre që u ndihmuan. Emrat e tyre i dini fare mirë, kur e dini si e keni themluar Komisionin hulumtues me nënshkrim dhe me vulë të partisë suej. Madje, shumë korba sot po akuzojnë tinzishtë se ky e ai i ka vrarë disa UDB-ash. Po dokuemntet e miqëve tanë tregojnë Perendimor dëshmojnë diçka trishtuese, se janë vrarë disa persona ish udabsh, nga ata të cilët kanë qenë HAFIE të tyre, dhe vrasa është bërë se HAFIA është bërë më mjeshtër se ish udbashi, se titisti alafranga dhe allaturka, si të doni, hafia e ka shfrytzuar rastin dhe ‘kallfa e ka vrarë ustahin”. E vërteta, “fshati i juej”, dokumentojnë arkiavte e Londrës, Parisit, Tiranës, Romës, Wjenës, Gjenevës (të Beogradit i di vetëm deri më 1985), se ata që vranë invalid, as krroçe nuk kanë mundësi me mbajtë, sepse të dy duartë i ka të përlyera me xhak, duke vrarë me hjekësi e pas shpine, sepse kishin pare.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …