Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Tani dihet publikisht se kush ishte ideator i kësaj ndërmarrje  politiko diplomatike, me pasoja të dyshimta  reale ekonomike. E vërteta, nga viti 1868 idea për bashkimin e Ballkanit shënon disa tentime të pasuksesshme të Serbisë dhe Malit Zi me inicim të Rusisë. Një mossukses i kësaj ideje e pati përfshirë Ballkanin në mes dy luftërave botërore, dy herë. Pas rreshtimit politiko strategjik 1878-1919 në formulën: 1+1+1(anti islam, anti turk, pro ortodoks) po thuaj se ishin shterrë të gjitha nevojat diplimatike të gjashtë fuqive Evropiane që të merret dikush me këtë formulë doktrinare.  Në mes dy Luftërave Botërore rreshtimi i atyre që diktonin në Ballkan ishte: 1+1+1.(anti Komintern, anti Gjerman dhe pro Vatikanit). Në këto rrethana me iniciativë të Francës për ta paralizuar Gjermaninë do të lind mini Antanta Bllkanike më 1934: Jugosllavi-Rumuni-Greqi-Turqi duke injoruar Shqipërinë.

  Pas Luftës Dytë Botërore  kur rreshtimi diplomatiko strategjik si doktrinë e fituesit Luftës Dytë Botërore duhej të shprehnin formulë 2+2+2. Kjo do të thot dy shtete në Paktin Atllantik (Greqia dhe Turqia), dy shtete në Paktin e Varshavës ( Bullgrai dhe Rumunia) dhe dy shtete në “lerë” që do të thotë; Jugosllavia dhe Shqipëria. Lidhur me këtë, pas deshtimin në rrethana të Luftës së Dytë botërore për një Federatë ballkanike, më 1947 kjo ide do të forcohet në kokat e liderëve sllavë, ku do të ishte Jugosllvia dhe Bullgaria, por në asnjë variantë nuk ka qenë në planin përfshirës Shqipëria si e pavarur. Dhe në vend të kësaj matematike  me shumë të panjohura, më 1950/53, do të lind Pakti ekonomiko ushtarak: Jugosllavi-Greqi- Turqi, për fillim për t` i shfrytëzuar të mirat e “Planit Marshal”.

Në esencë ishte në çarkullim krejt diçka tjetër. Iniciatori nuk është e nevojshme të thuhet sepse qëllimi ishte i mbuluar me ideologji. Ky trumvirat nuk ka synuar në bazë të doikumenteve me shenjë “Sekret i përjetëshëm” , krijim të ndonjë pakti ekonomiko-ushtrak, por ka pasë për synim realizimin e një tragjedie që do kthnte sërish Ballkanin në kasaphane, e ku “KURBAN” duhej të ishin të gjithë shqiptarët. Ja itinerari. Së pari tokat shqiptare në Jugosllavi u ndanë në dy pjesë nga Shtabi i Rankoviqit (lexo me leje të Titos). Ndarja bëhej përmes HEKURUDHËS:Mitrovicë-Fushë Kosovë-Elez Han-Shkup-Gjevxheli. Në njërën anë shef kapabandë ishte caktuar të jetë me urdhër të Shtabit Aleksandër Rankoviqit Vojin  Llukiqi. Më anën tjetër të hekurudhës shef ishte caktuar të jetë Svetisllav Stefanoviqi. Me Marrëveshjën Xhentelmene J. B. Tito-Fuad KYPRILI në Split më 1953, ky program serbiano kishtar, duhej të realizohej deri në vitin 1965. Rezultat i Marrëveshjës Xhentelmene  duhej të ishte: “Jugosllavia Fedretaive pa asnjë shqiptarë, sipas nenit 2 të Konventës Jugosllavo Turke nga vitit 1938”. (AJ. SIV/1955, strogo pov, trajni nepristup javnosti).

Pse Marrëveshja Xhentelmene që u lidh më 1953, përgjigjën e gjejmë kur t` i referohemi Marrëveshjës Llozanës Turqi-Greqi mbi këmbimin e popullsisë muslimane dhe krishtere nga të dy shtetet. Pra kemi të bëjmë me NJËZETË VJETORIN e Marrëveshjës Llozanës (1923-1953), që duhej të shënohej si “solemnitet”.  Por kjo marrëveshje më 1953 i hapte dy palgë. Natyrëshëm, plaga e parë: Jugosllavia SPSTROHEJ prej  një popullsie me rreligjion musliman (të gjithë shqiptarë)  që arrinte në 1285188 shqiptarë në Jugosllavi. (AJ. Ministria e Ushtrisë, s. pov, trajni nepristup javnosti, SIV 1955). Kjo popullsi shqiptare ishte e vizatuar të instalohet në Vilajetin MYSH në Anadolli, përball  KURDËVE  viktima të pazareve sikure shqiptarët, si komb heroik, pa asnjë dielmë. (AJ. SIV-Analiza ushtrako politike e Marrëveshjës Xhentelmene 1953, trajni nepristup javnosti/ 1955).

Plaga e dytë e Paktit Jugosllavi-Turqi-Greqi kishte të bënte  me ndarjën e Shqipërisë në Shkumbim. Është rujatur harta supersekrete nga viti 1952. Në veri të Shkumbimit duhet sundonte Jugosllavia dhe për këtë e kishte bekimin e të gjithë armiqëve të Enver Hoxhës, thue se Shqiptarët ishin “Enver Hoxha”. Në jug të Shkimbimit duhej të shtrihej GREQIA. Kjo trevë e Shqipërisë deri në vitin 1965 parahihej të HELENIZOHEJ në tërësi nga përvoja që është zabtuar në ÇAMËRI dhe me ÇAMË në përgjithësi. Tani shtrohet pyetja a njeh këto prapaskena EDI RAMA. Pa medyshje e them publikisht se këto skenare nuk i njiohin as historianët më të njohur të Tiranës, e lere ma një piktor. Nuk të bën vota e elktoratit të armatsur me dituri. Ani, kjo  punë në skenën shqiptare është bërë DERGJË sepse shkenca është shumë largë ose askund  në politikën shqiptare të cilën e ka përfshirë inflacioni i “kibernetikës për sa kohë partia  mund të bëjë kapitalist”?

Kush i prishi pazaret Jugosllavi-Greqi-Turqi më 1955

Më 1955, thonë dokumentet supersekrete jugosllave, angleze, ruse, franceze dhe greke, (ato tukrke këtë fakt nuk e pranojnë-Ismet Yneni dhe Xhelal Bjari!!!) se  Pakti i pazarit Masonerisë LLOZANËS 1950-1953 u bë copë e grimë, sespe Shqipëria u bë Antare e Paktit Vrshavës dhe antare e OKB-ës. Pra nga pazari i vjetër ka gjallëruar vetëm ai jugosllavo-turk (1938 dhe 1953), duke i shpërngulur  në Turqi jo më pak se 415000 shqiptarë, turq të konvertuar dhe Boshnjakë deri më 1966. (AJ. MPJ. Pasoshko odelnjenje , Drzavna tajna; Broj jugoslovenskih gradjana koji su otisli u Tursku kao “turisti” /1967).

Nga viti 1966, çështja Shqiptare në Jugosllavi ka kaluar nepër disa etapa të mbijetesës. Etapa e fundit ishte ajo i viteve 1989-1999, kur u shterrën të gjitha shasat që Kosova do të avansohet në Republikë të shtatë të Jugosllavisë. Kur ky synim u dëshmua se është utpoi, sepse vedni u shpërbë (më 4 korrik 1992 Deklaratë e Badinterit), pikërisht nga ata popuij që e kishin themeluar, atëherë lindi idea  që me luftë –UÇK  të  fillojë realizimin e ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Si rezultat i luftës së drejtë të UÇK-ës, në KUMANOVË S. Milloshviqi u detyrua ta nënshkruaj KAPITULLIMIN,  para oficerëve famëlartë të NATO-s, pa asnjë përfaqsues të UÇK-ës. Me këtë lëshim  NATO disi  në qershor nuk  “e kaloi klasën”, por me qëllim mbeti në riporovim, pozicion ky që është realitet edhe sot në Kosovë, duke i siguarar pushtet UNMIK+EULEX-it. Në këto rrethana çdo pushtet në Beograd pas 12 qershorit 1999, do të përpiqet me tërë qenjën të TEATRIZOJË  pozitën KAPITULLUESE. Mjerishtë, në pushtetin e pa pushtet në Kosovë 1999-2019, në pushtet kanë qenë disa parti të cilave u ka ndejtë mbi kokë në stilin neokolonial UNMIK-u +EULEX-i. Ato kanë sunduar me 1001 shkelje të çdo norme civilizuese dhe ligjore, sepse parim e kanë pasë: “ekspertin e partisë”-klanit, nepotizmit, e kujtë jo në pushtet, sepse me ata injorantë kanë manipuluar shumë më lehtë, se sa me profesionistë të nivelit Evropian, të cilët Republika e Kosovës për fat i ka, por që zëri i tyre nuk është lejuar të ndihet këto 20 vjetë. E pra, fjala shkencë në Kosovë është shprejhje nënçmuese, sepse gradën shekncore  e ka mundësuar “demokarcia” , edhe ta bleish diturinë dhe gradën shkencore është bërë punë e “kuletës”, kudo nepër univerzitetet e këpurdhave. E në këtë injorancë ku bje fjala hetuesin e drejton ish komunisti si ish udbashi më i keq, e në vijim po ajo hetuesi është drejtuar nga personi që nuk e ka pasë provimin e kryer, për atë detyrë. E ky fenomen është realitet në të gjitha diciplinat shkencore. Mu për këtë ndoshta edhe vjenë politika e NËNÇMIMIT të punës mirëfillët shekncre, sepse mirëfillësi ka, megjithë atë. Kështu ka ngja me shumë sfera tjera. Bje fjla arsimin e drejton njeriu që kurrë nuk ka punaur në arsim, punët e brendëshme i drejton ai që është njohës i një gjuhe të juej, edhe atë vetëm të fakuktetit. Pra arsimtari i një shkolle të mesme, ta drejtojë një dikster AORTË të shtetit, ky fenomen vetëm te ne ngjanë. Këto deformime janë në funksion edhe sot. Dhe çka ka ndodhë? Serbia dinake si dheplpra e hetoi në Bruksel me kend ka punë. E mbi gjysma e BE-es në anën tjetër janë PISHMAN pse është bombardaur Sjugosllavia e Zhablakut. Tash politika neofashiste serbe synon ta kompenzojë kapitullimin në Kumanovë më 12 qershor 1999. Në fakt sanimi e kapitullimit gati e ka siellë në propocion 50 me 50, jo me fajin e ndërkombëtarëve, por me megalomaninë e “ekspertëve të partisë”!

Për  ta shpejtuar më rrufeshëm futjen e  Republikës Kosovës në humnerë, me kusht që mund të i vihet flaka nga çdo anë, në çdo pjesë të shtëpisë, u lejua që për fillim të i dahet Kosovës toka në veri të Ibrit. Aty u grumbulluan të gjithë kriminelët që  nuk do të ngacmohen prej askujt me vite. Pasatj u lejua të tregohet se kush është “Gazda” i Kosovës dhe për dëftim iu lejua t1 e garbitë Maqedonia  tërë DEBELLDEN. Mdje, pazarin për atë tokë Kosove e bëri Serbia dhe Maqedonia, dhe disa lakej shqiptar e pushtetar në Prishtinë duke e qitë vednin para aktit kryer, krejtë me qëllim për ta ruajtur Presidencën!!!. Sertbia në forcim të këtij degradimi me DEBELDEN, provoi të tregoi se kush mundet të bisedoi në emër të Kosovës. Presidenti i Kosovës atëbotë vetëm zgërdhijej në stolin e tij prej “krali”, pas reagimit tim publik: “Do ta shikojmë, do ta shikojmë, ne jemi këtu, nuk do të lejojmë”?!!. Nuk foli fjalë tjera.  Erdhi prova vijuese  për KUFI SHTETËROR  me Malin e Zi.  Sërish vijoi falli politik (Kadastral), fall ky që është pëprgatit TINZISHTË nga viti 2010 pa dien e atyre që kanë njohri shkencore. Në këtë TINËZIZËM MAKIAVELIST, është përfshirë edhe Akademia e Kosovës turpërishtë,pra jo vetëm një gjeometër që nuk kishte ASNJË IDE SE SI SHËNOHEN KUFIJTË NË MES SHTETEVE. Madje Akademia ka botuar tinzisht një libër që ka vlerë të dyshimtë fillim e mabrim. Dhe pse jo, Mali i Zi gjeti  LAKEJ në Kosovë, të ciltë në stilin e Rrahamn Morinës, Syria Popovcit, Hajredin Hoxhës, Sian Hasnit, Ali Shukriut e Kolë Shirokës, që thonin më 1989 se: “Nuk humbim asgjë me ndryshimet kushtetuese”, deri sa i doli tymi Kosovës më 23 III 1989. Po, edhe Hashim Thaçi dhe pasuesi i tij prej Isa Mustafa na thonin dhe ende thonë se “caktimi kufirit në brendi të Kosovës për 6 kulomatra, nuk ka ndryshin fare të sipërfaqës në total. Madje Isa Mustafa do të avansohet në më të zëshmin bashkë me Akademinë e plagiatorëve; madje  në disa raste propozonin atyre që kundërshtin akordin me Malin e  Zi që “të shkojnë te mjeku  se…”. E tash kur i ka përfshi  “grpi i sifikist” , te cili mjek do të kontrollohen nuk e di, se nuk jam mjek fare as nuk dua t` i kshillojë, por ju them të gjithë publikisht: “Thefshi qafën qysh në humnerën e parë. Por korigjimi do të ndodhë herdo kurë, sepse Fletoret Zyrtre të Serbisë dhe Malit Zi e vërtetojnë saktësisht”; madje edhe ndertimi i rrugës .

Pse e zagjata kaq e të filloi eksplikimin e MINI SHËNGENIT 2019/20.

Mini Shëngeni ka të bëjë me “Korigjin e deshtuar të kufijëve” në mes Serbisë dhe Republikës Kosovës, me mjete tjera.  E për këtë  fajtori numër një jo vetëm në Beograd por edhe në Tiranë konsiderohet VETVËNDOSJA dhe Ramush Haradini  me disa profesionistë, që vijën kufitare Kosovë-Mali i Z ashtu si është ratifikuar në Podgoricëi e kanë argumnetuar me fakte se është i gabuar. Por edhe idenë e “këmbimit të territoreve me dhëmbje shumë të mëdha, ose korigjim të kufijëve” e kanë emruar se është një përpiekje për  tradhti kombëtare. Lidhur me këtë, Beogradit pas dështimit të këtij PAZARI të përkrahur nga Frederika Mogerini që humbi si fluska e sapunit, tani më 2019/20 po mendon se i erdhën “PESË” minitat vijuese me iniciativë ideore të Rusisë. Parndaj Serbia zyrtare e lansoi e para IDENË E MINI SHËNGENIT Ballkanik. Me këtë thikë me tre teha pas shpinës Kosovës, së pari, Vuçiqi e futi në lojë nëntokën ruse në Mal të Zi me një hie rreligjioze në Maqedoninë Veriore.  Së dyti, me këto ide Vuçiqi e futi në lojë Maqedoninë Veriore, që është me pavarësi e pa te, sepe Kisha Ortodokes Serbe nuk e pranon Kishën Ortodokse Maqedone, e si pasojë as Maqedoninë e Veriut. Po,Bota e civilizuar duhet ta kuptojë se jo vetëm në Serbi por edhe në Rusi:, “pa të pranuar KOS nuk je shtet”!!!. Kjo marri politike dhe rreligjioze është realitet edhe në Vatikan edhe në Teheran, mjerishtë në fuqi. Pra, me Minishëngen Beogradi i paralizoi shqiptarët e Maqedonsië duke ua lidhë “të dy duartë”, por e paralizoi në gjysëm invalid edhe shtetin që quhet Malin e Zi. Me këto dy pteze Edi Rama fikalli vetëm,  po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, pa shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare dhe pa Kosovën (Shqipërinë Kontinentale). Po, kjo filozofi as për Shqipërinë e as për Kosovën nuk ka rëndësi fare. Me rëndësi MINISHËNGENI ëstë, për  Rusinë dhe Serbinë , sepse po e izolon dhe defaktrizon Republikën e Kosovës, së cilës për çdo dit i ckaton bariera në kufi, duke mos llogaritur se taksa 100% nuk ka teori që do të hiqet me Albin Kurtin në ball të shtetit Kosovës.

Tash kur është diegur programi serbian për shfarosjën e Shqiptarëve në Shqipërinë Kontinetale, kur është diegë çdo shpresë dhe ide dhe për mundësinë e ndarjës Shqipërisë ( 1913, 1937, 1947, 1997), tash kur është diegur politika serbiane e ASIMILIMIT shqiptarëve, Beogradi në akordim me Moskën po provon ta okupojë Shqipërinë Etnike eknomikisht. E Mali i Zi dhe Maqedonia i sherbejnë si “makina për të prodhuar mjegull”. Dhe në këtë llograi, Serbia është shumë i sigurtë. Është sepse MINISHËNGENI bazohet në ekonimi të Serbisë, në të cilën po investojnë: Turqia, Gjermania, Rusia, Franca dhe një serë shtetesh, që sot janë në krizë të thellë e që quhen: IRAN+Irak+Siri+Libi+Marok (petrodollari), në Moskë mendohet se idea terike ka lind e praktika dhe koha kinse punojnë për Rusinë.

E për këtë plan “C”, duhet të flasin NATO+BE, sepse treva shqiptare (Shqipëria Etnike) është hapësira më pro NATO dhe më pro SHBA+BE në botë, por edhe më e rrezikuar jo pa fajin e përçarjeve dhe “pehlivanëve politik shqiptar”. Pra “minishëngeni” është një trillim serbian për të fituar në kohë; për ta riokupuar të paktën Republikën e Kosovës ekonomikisht e pastj si pasojë nuk dihet ku i del falli Kishës Ortodokse Serbe, e cila nëse sillet kështu një ditë duhet të gjindet në pozitë sikurse me Kishën Ortokse Malazeze, duke i  shtetëzuar Republika e  Kosovës të gjitha  përmendoret e kultit të cilës do qoftë fe. Këtu qëndron mikrrobi i tërë operacionit politik serbian , sepse Serbia i ka eksportuar mallëra në Kosovë  nga 650 e deri në 700 000 000 evro, për çdo vit. E të zbritet kjo kvotë në 6 milion në vit, Minishëngeni  konsiderohet si  SOS në “detin” ballkanike, plotë stuhi politike dhe rre;igjioze, të cilat kurrë ma nuk do të i përshtatën Serbisë e as KOS-it, por në asnjë variant nuk do t` i përshtatën ma edhe Rusisë me fajin e Perendimit. Ardhmëria për këtë politikë imperiale të MINISHËNGENIT, është bërë MORTUS CREMATORIS në shikim të parë. E fakti se në MINISHËNGEN janë edhe dy shtete (Shqipëria dhe Mali i Zi) me një  gjysëm shteti (Maqedonia),antar të NATO-s, dëshmon se idea nuk është vetëm made in Rusia por edhe made in Serbian et Aleksandër Sorros.

Më 7 janar 2020 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …