Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Supremes që i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje nën presionin e kohës e mbledh sërish Kryesinë e saj

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sërish Kryesinë e saj. Në selinë e kësaj partie kanë arritur anëtarët e kryesisë Besnik Bislimi, Rexhep Selimi, Xhelal Sveçla e të tjerë. Kjo mbledhje është vazhdimësi e asaj të mbajtur dje, e cila është ndërprerë pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte për t’u takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë mbledhje është paralajmëruar se do të diskutohet shkresa me propozimin e mandatarit që duhet t’i dërgohet kryetarit të shtetit. Vlen të theksohet se afati kohor prej 48 orësh që kryetari i vendit, Hashim Thaçi, i ofroi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për të nominuar kandidatin për kryeministër skadon pasditen e sotme, ndonëse, është jokushtetues. Kujtojmë se para mbledhjes së Kryesisë kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar me përfaqësues të organizatës “Thirrjet e Nënave”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …