Akademiku, Minir Dushi, demanton kryeparin e ASHAK-ut, Hivzi Islami lidhur me demarkacionin

Akademiku, Minir Dushi, demanton kryeparin e ASHAK-ut, Hivzi Islami lidhur me demarkacionin

Akademik, Minir Dushi, ka reaguar  kundër kryeparit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i cili në artikullin e tij për demarkacionin merr nëpër gojë edhe  emrin edhe akademikut Dushi. Në reagimin e tij thuhet: Lidhur me këtë shkrim, sikurse edhe në Konferencën Shkencore të mbajtur, në Prishtinë me 3.8.2016 për dermarkacionin me Malin e Zi, Hivzi Islami e ka përmend emrin tim. 
Dëshiroj të njoftoj opinionin se unë si inxhinier i minierave nuk kam lidhje me hartat gjeografike të Kosovës. Në veprën time, “Pasuritë minerale të Kosovës”, jam shërbyer me një hartë të Kosovës, që aso kohe ishte në përdorim për të treguar vendet ku ndodhen të përqendruara mineralet e dobishme të vendit tonë.
Tani vërtetë shtrohet pyetja? Përse kryetari i AShAK-ut Islami emrin tim e radhit me emrat e profesorëve të nderuar të ndjerë të gjeografisë?

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …