Aleanca Kosova e Re

AKR: Sabit Pacolli, nuk është pjesë e strukturave as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18.7.2017

Pas publikimit të disa shkrimeve në media lidhur me arrestimin e Sabit Pacolli, në Suedi, Aleanca Kosova e Re sqaron opinionin publik dhe mediet se Sabit Pacolli, nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18.07.2017. Në korrik të këtij viti, z.Sabit Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj. Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediet vendore dhe në rrjetet sociale nga z.Sabit Pacolli.  Aleanca Kosova e Re kërkon nga mediat që të jenë korrekte me opinionin dhe që lajmet e publikuara të verifikohen konform standardeve dhe etikës së gazetarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Lirinë e Kosovës e paguam me gjak, por çlirimin e bëmë bashkë me aleatët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se …