AKP

Aksion humanitar i dhurimit të gjakut të zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

 Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se do të organizojë në Zyret qendrore të saj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK). Mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë aksion të rëndësishëm vullnetar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së që do të mbahet nesër (e marte , datë 30 mars 2021), duke filluar në orën 10:00. Agjencia, si në të kaluarën, edhe kësaj radhe do të tregoj gatishmërinë e saj në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë posaçërisht duke pasur parasysh pandeminë nëpër të cilën po kalojmë dhe kërkesat në rritje për gjak të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Lajçi

Ka ndërruar jetë, Ali Lajçi, njëri ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët e Lëvizjes Revolucionare të marsit, prillit e majit të vitit 1981

Në moshën 69 vjeçare, ka ndërruar jetë, Ali Lajçi, njëri ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët e …