leoni

Me aktivitete të ndryshme sot Komuna e Rahovecit do të shënojë Ditën e Çlirimit

Me aktivitete të ndryshme sot Komuna e Rahovecit do të shënojë Ditën e Çlirimit

Në 17-vjetorin e fillimit të çlirimit të zonave të ndryshme të Kosovës, komuna e Rahovecit e para shënon këtë përvjetor të lavdishëm. Sot në orën 10:30-11:00- është bërë pritja e familjarëve të dëshmorëve në zyrën e kryetarit të komunës, Idriz Vehapi në Rahavec. Në orën u bënë homazhe dhe nderime pran lapidarëve, varrezave të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit. Në orën 12:00-mbahet Akademia solemne, program kulturor-artistik për nder të Ditës së Çlirimi, në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit. Në orën 13:00 hapet  ekspozita e kolonisë së artistëve. Prej 10 e deri më 19 qershor, të çdo viti, komunat e Kosovës shënojnë ditët e çlirimit, ditët kur barbaria serbe ishte detyruar të tërhiqej për gjithmonë nga Kosova, duke lënë prapa 300 varreza masive, dhjetëra mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar barbarisht, qindra mijëra shtëpi e vendbanime të djegura dhe mijëra shqiptarë të kidnapuar, fati i të cilëve nuk dihet as sot, 17 vjet pas luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …