Alban Hyseni: Serbia nuk do të ndalet, nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ai ka shkruar se tash po këmbëngulet në Asociacion njëetnik dhe dimension territorial. Fillimisht ishte decentralizimi mbi baza etnike. Pasuan përgjegjësitë e zgjeruara për komunat me shumicë serbe nga Plani i Ahtisaarit. Pastaj erdhën marrëveshjet e Brukselit që shtuan përgjegjësi në gjyqësor, energjetikë dhe të tjera. Tash po këmbëngulet në Asociacion një-etnik dhe dimension territorial. Serbia nuk do të ndalet, nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”, ka shkruar Hyseni. Ai ka shtuar se për ta lexuar strategjinë e Serbisë, nuk duhet ndonjë profeci e madhe, mjafton të kthehemi pak mbrapa. Sa herë kemi bërë lëshime ndaj Serbisë, ajo nuk është ndalur, por i ka shtuar apetitet. Kompromiset tona nuk i kuptuan si gjenerozitet, por vetëm si dobësi. Serbinë duhet ta ndalim sot, në të kundërt nuk do të ketë kuptim ta ndalim më vonë sepse nuk do të ketë më Kosovë”, ka shkruar Hyseni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …