Brickos

Albert Z. ZHOLI: Një libër për Todo Bojdanin, partizani që mori në dorëzim Radio Tiranën në nëntor të vitit 1944

Albert Z. Zholi dhe Sulejman Basha: Kujtimet e Todo Bojdanit: Kush e dha në fakt urdhrin për çlirimin e Tiranës? II

Ismail Kadare dhe filmi Radiostacioni.

 

Në vitin 1972, Todon e merr në telefon Mihal Ciko, shok i Todos dhe punonjës i Radio-Tiranës qysh para çlirimit të vendit. Ai i kërkoi Todos që të bënin një takim. Në fakt,

takimin e kishte kërkuar shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, i cili ishte duke shkruajtur një roman mbi ngjarjet në ditët e çlirimit të Tiranës dhe në veçanti mbi ato të Radio-Tiranës. Si duket Ismaili ishte informuar nga Mihali apo punonjës të tjerë të Radio-Tiranës, që Todo ishte partizani që kishte marrë Radio-Tiranën në dorëzim dhe i dinte ngjarjet më mirë se kushdo tjetër. Todo pranon me kënaqësi që të takohet dhe i fton në shtëpinë e tij.

Takimi u bë në shtëpinë e Todos. Mihali dhe Ismaili ndejtën disa ore duke biseduar. Prezente në takim ka qenë Tefta, e shoqja e Todos. Todo ia tregoi Ismailit me detaje të vërtetën e atyre ditëve.

Natyrisht, në libër apo film ngjarjet tregohen artistikisht të kombinuara me abstraksionin dhe trillimin dhe nuk ka përse t’i përmbahet përpikmërisht historisë së vërtetë. Por, në mungesë të librave dhe filmave historikë, këto ngjarje, në kujtesën e njerëzve mbeten si të vërteta.

Në rastin konkret, në mungesë të historikut të Radio-Tiranës, ka një përceptim të gabuar, një deformim të ngjarjeve reale të treguara në libër dhe në film rezultojnë të jenë larg së vërtetës. Pikërisht për këtë arsye, në çdo rast, duhet që historia të tregohet realisht dhe me fakte.

Disa ditë mbas botimit të librit artistik, në shtëpinë e Todos erdhën shumë shokë e shoqe, ish punonjës të Radio-Tiranës. Shumë nga ata, ndërsa ishin rreth moshës 70-vjeçare, ishin të indinjuar, të mërzitur e të përçmuar, e gjenin veten të tjetërsuar në libër. Në libër shtrëm- broheshin historitë e atyre njerëzve, të atij nëntori të Radio-Tiranës: ngrihej në piedestal figura e Enver Hoxhës dhe viheshin në lojë zonjat me peliçe, punonjësit që merreshin nga shtëpia brutalisht por, edhe partizanët e pagdhendur, të cilëve u ra në dorë Radio-Tirana. Todo i qetësonte duke arsyetuar që nuk mund t’i kërkohej llogari një shkrimtari, pasi ai kishte krijuar një vepër artistike duke abstraguar nga ngjarjet e vërteta. U tregonte shokëve dhe shoqeve që ia kishte treguar shkrimtarit ngjarjet ashtu si ishin në të vërtetë, por edhe atë vetë, Todon, shkrimtari e kishte ndarë në 2 personazhe. Rezulton që figura e Todos është ndarë artistikisht në atë të komisarit të ditur dhe autoritar, që organizon punën në Radio- Tirana, dhe nga ana tjetër në atë të partizanit të paditur, që rrëmbeu mikrofonin dhe foli për herë të parë. Për më tepër, çdo kontestim do konsiderohej përpjekje për të ulur rolin e Enver Hoxhës.

Për fat të keq, edhe sikur të ishin shkruajtur artikuj, influenca e librit dhe më pas e filmit që u bazua në këtë libër, do të prevalonte. Gjithsesi, më poshtë, do të tregojmë disa episode të veçanta të cilat tregojnë të vërtetën e atyre ditëve të mbështetur në fakte.

Punonjësit e Radio-Tiranës nuk u morën me forcë nga shtëpitë e tyre.

Siç e kemi treguar më përpara, punonjësit e Radio-Tiranës ishin patriotë dhe liridashës. Disa prej tyre u paraqitën vetë menjëherë, porsa morën vesh që Radio-Tirana ishte çliruar, ndërsa të tjerët mbërritën menjëherë, porsa u çlirua Tirana. Todo, ka dërguar shokë e shoqe në familjet e disa punonjësve për t’u interesuar për shëndetin dhe për t’i lajmëruar që të vinin në Radio, por kurrsesi nuk ka ndodhur që të çonte grup të armatosur për t’i marrë me zor. Për të ardhur keq! Shumë intelektualë, gra e burra, 30 vite më vonë, ishin të zhgënjyer nga trajtimi që i bëhej sikur i kishin marrë me dhunë për të punuar në Radio-Tirana.

Radio-Tirana rifilloi transmetimet si radio serioze.

Siç është përmëndur më përpara, shumë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm interesoheshin dhe telefononin shpesh në Radio- Tirana. Ata flisnin drejtpërsëdrejti me Todon. Fillimisht ishin të interesuar se kur do të rregullohej radiostacioni dhe kur do të fillonte transmetimet Radio-Tirana. Pra, interesimi për Radion ishte i madh në ato ditë nëntori. Në një libër shkruhet sikur Enver Hoxha ka marrë në telefon për të tërhequr vëmendjen se Radio Tirana po keqpërdorej si qendër zëri. Që Enver Hoxha merrte shpesh në telefon kjo është e vërtetë, por që ai të ketë marrë në telefon se po keqpërdorej Radio-Tirana, kjo s’është aspak e vërtetë.

Një gjë të tillë nuk e mbante mend asnjë punonjës!

Duhet të kemi parasysh se, Enverit i bënin rëndom lajkatime në libra e filma artistikë, por ky fenomen u bë më i theksuar në vitet 1970-1980. Në rastin konkret, padrejtësisht autori ngrinte figurën e Enver Hoxhës duke denigruar padrejtësisht ish-punonjësit që, në fakt ishin të njëjtët profesionistë, që kishin punuar prej shumë vitesh në Radio-Tirana.

Si është e vërteta, a është përdorur Radio-Tirana papërgjegjshmërisht!?

Ishin ditët e para pas çlirimit! Familjet ishin në ankth… Shumë partizanë donin të lajmëronin familjet e tyre që ishin gjallë pas luftimeve të ashpra të muajve tetor dhe nëntor.

Todo, në dakortësi me drejtuesit e emisioneve, përdorën me zgjuarësi emisionin “Muzikë sipas kërkesave të dëgjuesve”, i cili ishte transmetuar edhe para çlirimit. Gjatë këtij emisioni partizanët përshëndetnin familjet e tyre me këngë. Në kushtet e mungesës së funksionimit të postës dhe të linjave telefonike, kjo ishte mënyra më e mirë dhe e zgjuar për të lajmëruar indirekt familjet e tyre se ishin gjallë dhe gëzonin shëndet të mirë.

Nga ana tjetër, ishte mëse normale që në një vend të porsa- çliruar, partizanët të lajmëronin familjet duke mos shkelur asnjë normë dhe etikë komunikimi publik me radio. Për më tepër, ky emision u transmetua me të njëjtën strukturë për një kohë të gjatë pas çlirimit:

ishte transmetuar edhe para çlirimit. Gjatë këtij emisioni partizanët përshëndetnin familjet e tyre me këngë. Në kushtet e mungesës së funksionimit të postës dhe të linjave telefonike, kjo ishte mënyra më e mirë dhe e zgjuar për të lajmëruar indirekt familjet e tyre se ishin gjallë dhe gëzonin shëndet të mirë.

Nga ana tjetër, ishte mëse normale që në një vend të porsa- çliruar, partizanët të lajmëronin familjet duke mos shkelur asnjë normë dhe etikë komunikimi publik me radio. Për më tepër, ky emision u transmetua me të njëjtën strukturë për një kohë të gjatë pas çlirimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …