Albert Z. ZHOLI: Referendumi historik për Kushtetutën e re Demokratike në 21 tetor 1998

Albert Z. ZHOLI: Referendumi historik për Kushtetutën e re Demokratike në 21 tetor 1998

Një histori e ndryshimeve kushtetuese në vitet 1991-2015. Përpjekjet për miratimin e Kushtetutës së parë postkomuniste dhe tentativat e vazhdueshme për ta ndryshuar atë pas vitit 1998.

 

Dilema mes konsensusit dhe votave të shumicës.

 

Përpjekjet për miratimin e një Kushtetute demokratike nisën më 1991, por një komision kushtetues i ngritur nga ish PPSH nuk arriti të prodhonte dokument të besuar dhe as të marrë miratimin e opozitës. Në kushtet e anullimit të kushtetutës së vitit 1976 sistemi i ri miratoi me konsensus të plotë (PPPSH-PD-Omonia) Dispozitat Kryesore Kushtetuese, – një paketë kushtetuese që rregullonte parimet bazë të funksionimit të sistemit të ri qeverisës. Këto dispozita u plotësuan më 1992 dhe 1993, duke pësuar ndryshime konsensuale dhe të njëanshme, për shkak të mazhorancave solide të krijuara në parlament. Më 1993 një komision tjetër kushtetues i ngritur nga demokratët dështoi gjithashtu të kalojë një mënyrë të njëanshme draftin kushtetues në parlament (i mungonin 6 vota, aq sa ishte numri i deputetëve të larguar nga radhët e saj).

 

Referendumi i parë postkomunist në nëntor 1994

 

Për pasojë, në nëntor 1994 u zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për kushtetutën. Mazhoranca (PD dhe aleatët) ishin pro, opozita (PS, PSD dhe aleatët) ishin kundër, si dhe një pjesë tjetër partish (kryesisht të djathta) ishin abstenuese në votim. Për rrjedhojë, KQZ deklaroi se në referendum morën pjesë 84,30% e zgjedhësve, nga të cilët 53% votuan kundër draftit kushtetues dhe 41% pro. Drafti humbi votbesimin dhe vendi mbeti pa kushtetutë. Pas rotacionit 1997 mazhoranca e re (PS, PSD, PAD, PAA dhe aleatët) nisi punën për kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998 drafti ishte gati dhe vendi shkoi në referendum tjetër popullor. Nën presionin ndërkombëtar opozita (e djathta) deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse mazhoranca votën pro draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me votim direkt (referendum) 21 tetor 1998. Drafti final i Kushtetutës u votua në parlament me rreth 80 vota, parlamenti gjithashtu bëri ndryshime në ligjin e vitit 1994 mbi referendumet duke hequr kufizimin e vlefshërisë së tij për pjesëmarrje mbi 50% të votuesve. Në votimin për rerefendumin u regjistruan 1.929 813 zgjedhës, nga të cilët rezultoi se morën pjesë vetëm 50,57% e tyre, prej të cilëve votuan për draftin kushtetues 93,5% e zgjedhësve. Demokratët e kundërshtuan rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes duke thënë se shifra reale ishte vetëm 39,60%. Nuk pati verifikim të pretendimeve, ndaj ky vendim i dha fuqi ligjore kushtetutës duke e bërë atë dokumentin kryesor të ndërtimit dhe funksionimit të shtetit shqiptar.

 

Presidenti Mejdani firmosi Kushtetutën e re

 

Presidenti Mejdani përmes një akti ceremonial e firmosi Kushtetutën e re ditën e festës kombëtare. Vendimi për miratimin e Kushtetutës u përshëndet menjëherë nga shtete dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë SHBA, BE, KE, si dhe shumë prej shteteve anëtarë të tyre. Midis viteve 1998 dhe 2008 vendi u qeveris nga dy mazhoranca të ndryshme (1998-2005 nga e majta dhe 2005- 2008) nga e djathta. Dy palët politike filluan të legjitimojnë aktet e tyre politike duke iu referuar Kushtetutës, dhe kështu, dokumenti themelor i shtetit filloi të marrë rëndësinë dhe rolin që i takon në sistemin politik dhe qeverisës në vend. Gjithësesi, secila palë, në raste të ndryshme të ngërçeve apo krizave politike alibinë e kërkonte tek hapësirat apo klauzolat kushtetuese, duke premtuar rishikimin e saj në të ardhmen. Pretendimet për ndërhyrje në Kushtetutë u bënë aq të mëdha dhe të shpeshta, sa më 2008 kishte një konsensus të gjerë politik për ndërhyrje në Kushtetutë. Përpara kësaj, një debat rutinë për KQZ dhe balancimin politik të tij çoi në krizën politike të vitit 2007 dhe konsensusin midis palëve politike parlamentare për rritjen e numrit të anëtarëve të KQZ nga 7 në 9 anëtarë. Dy anëtarët e rinj do ishin, njëri i LSI dhe tjetri i PDK. Për këtë u ndërhy në Kushtetutë. Ndërhyrja e dytë kishte të bënte me mandatin e qeverisjes vendore. Prej vitit 1998 mandati kushtetues i qeverisjes vendore ishte 3 vjet, më 2007 parlamenti ndryshoi kushtetutën duke e rritur mandatin në 4 vjet. Më 2008 palët politike nisën një proces të shpejtë dhe bilateral, jo publik, të ndryshimit të kushtetutës në disa elementë thelbësor të saj. Procesi u mbyll me votim konsensual midis dy partive kryesore politike në prill 2008, por nën kritikat e shumta të disa institucioneve kushtetuese dhe të shoqërisë civile.

 

Historia e referendumeve në Shqipëri

 

Në vendin tonë janë realizuar gjithsej tre konsultime të gjera popullore, referendumet kushtetuese në vitin 1994 dhe ai në vitin 1998, si dhe referendumi për zgjedhjen e sistemit qeverisës, i mbajtur në vitin 1997.

 

Referendumi kushtetues i vitit 1994

 

Në nëntor të vitit 1994 u zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për Kushtetutën. Mazhoranca e atëhershme, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj ishin pro, ndërsa opozita që kishte në përbërje Partinë Socialiste, Partinë Socialdemokrate dhe aleatët e saj ishin kundër. Në votim morën pjesë 84,30 për qind e zgjedhësve, nga të cilët 53 për qind votuan kundër draftit kushtetues dhe 41për qind pro.

 

Referendumi për monarkinë në vitin 1997

 

Më 29 qershor 1997 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët u shpallën fitues, ndërsa demokratët pësuan humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në të njëjtën ditë u zhvillua edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Rezultati final përcaktoi se 65% e votuesve ishin pro republikës, rezultat ky i kontestuar fort nga Leka Zogu.

 

Referendumi kushtetues i vitit 1998

 

Pas rotacionit politik të vitit 1997, mazhoranca e re, Partia Socialiste dhe aleatët e saj, nisën punën për Kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998 drafti ishte gati dhe vendi shkoi në referendum popullor. Opozita e djathtë deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse mazhoranca votoi pro draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me referendum më 21 tetor 1998 me votat prot 93,5 për qind të zgjedhësve. Referendumi i fundit që është mbajtur në Shqipëri daton në vitin 1998 ku u vendos për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si edhe për formën e qeverisjes në vend ku u përcaktua se në Shqipëri do të kishte një sistem qeverisës të tipit Republikë Parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …