Albin Kurti

Albin Kurti: Amerika është aleat yni, por ajo duhet ta dijë se kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i qeverisë time

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke folur për deklaratat e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili ka thënë nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere, ka  thënë se nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën, dhe shtoi se Kosova nuk ka partnere, aleatë dhe mik më të rëndësishëm sesa Amerika por ajo  duhet ta dijë se Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i qeverisë.  Sa i përket rregullore së BQK-së, ajo ka prezantuar një plan dhjetë pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi Republikë demokratike, qeveria nuk i mbivendoset institucioneve të pavarura shtetërore siç është BQK-ja. Kurti ka thënë  për veten e tij se qenka një kryeministër i cili nuk dëshiron qe qytetarët të kenë më pak para, por të kenë më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …